Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shigjeta e HELMUAR.

Kohë  më   parë  nje  burrë  u  plagos  nga   nje  shigjetë  me  helm. Familja  dhe  të  afërmit  donin  ti  sillnin  një  doktor, por  luftëtari  refuzoi  dhe  tha  se  donte  më  parë  të  dinte  emrin  e  njeriut  që  e  kishte  plagosur, shtresën  së  cilës  i  përkiste  si  dhe  vendin  e  tij  të  origjinës. Donte  të  dinte  nëse   personi  që  e  plagosi  ishte  një  njeri  i  fuqishëm  dhe  shtatëlartë, nëse  ishte  i  bardhë  apo  me  ngjyrë !?. Dëshironte  shumë  të  dinte  se  me  çfarë  lloj  harku  e  kishin  qëlluar  dhe   prej  çfarë  materiali  ishte  laku ; bambuje, lini  apo  mëndafshi !?

Ju  tha  të  afërmve  se  donte  të  dinte  nëse  pupla  e  shigjetes  ishte  pendë  skifteri,  zhgabe  apo  palloi !…Pyeste  nëse  harku  qe  ishte   perdorur  per  ta  goditur  ishte  nje  hark  i  zakonshëm,  i  ripërkulur, i  bërë  me  dru  frashëri, thane  apo  oleandër ?!.Donte  te  dinte  gjithçka…Burri  i  plagosur  nuk  arriti  ti  marë  vesh  kurrë  pergjigjet  e  pyetjeve  të  tij”.

Përshtypja  e  parë  pasi  lexojmë  këtë  ndodhi   është  sjellja  absurde  dhe  e  pavënd  e  njeriut  të  plagosur. Megjithate  të  gjithë  mund  të  sillemi  në  të  njëjtën  mënyrë  pa  e  kuptuar. E  rëndësishme  është  të  shohim  mësimin  e  qartë  të  kësaj  historie:  Duhet  të  përqëndrohemi  në  çfarë  po  na  ndodh  konkretisht  nëqoftëse  duam  të  kapërcejmë  momentet  e  vështira.

Në  shumë  raste, pë  të  zgjidhur  një  problem  është  e  rëndësishme  të  mos  shpërndahemi  dhe  të  meremi  me  çështje  të  kota  dytësore. Duhet  të  reagojmë. Kur  përballemi  me  një  problem  dhe  meremi  me  detajet  edhe  pse  e  dimë  se  kush  është  zgjidhja  e  duhur, tregon  se  kemi  frikë  nga  diçka  ose  ndjehemi  të  mjegulluar  nga  pasiguria .

Mendja  njerëzore  aktivizon  mekanizma  mbrojtës , si  projektimi  dhe  transferta, me  të  cilat  zhvendos  problemin  jashtë  vetes, apo  kërkon  ta  fshehë  atë. Zakonisht  kjo  ndodh  sepse  nuk  duam  ta  pranojmë  që  ne  vetë  jemi  pjesë  e  problemit. Në  çdo  rast  strategjia  e  përshtatëshme  është  të  mos  shvendosim  vemendjen  gjetkë. Eshtë  e  rëndësishme  të  kuptojmë  se  çfarë  po  na  ndodh  në  të  vërtetë  dhe  të  mësojmë  ti  japim  prioritet  “Hic  et  Nunc” (“tani  dhe  këtu” shumë  e  rekomanduar  në  konsultimet  psikologjike). Eshtë  e  rëndësishme  të  fokusohemi  te  e  tanishmja.

(tregime  terapeutike)                                                                                1/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe