Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mjaft e vrave mendjen për të shkuarën !

Shpesh  nuk  arrijmë  të  reshtim  së  menduari   rreth  situatave  dhe  ngjarjeve  të  kaluara , që  kanë ndodhur  tashmë  dhe  nuk  ç’bëhen  më ! Mendojmë  e  bluajmë  me  vete  për  fjalët  e  shefit  në  punë, të  kolegëve , të  partnerit, të  klientëve, të  pacientëve … Mendimet  xhirojnë  e  rixhirojnë  pa  pushim  në  trurin  tonë  si  një  disk  i  prishur  dhe  nuk  na  lenë  të  qetë. Vrasim  mendjen , zhytemi  në  të  thella , dënojmë  dhe  fajësojmë  veten  dhe  ndjehemi  krejtësisht  të  pazotë  të  shkëputemi  prej  tyre.

Per  të  ndalur  zakonin  e  vazhdueshëm  të  bluarjes  së  mendimeve  për  ngjarje  të  shkuara  dhe  që  ndoshta  nuk  kanë  më  asnjë  peshë  për  ne , është  kjo  histori  Zen  që  mund  të  na  ndihmojë.

“ Dy  murgjër  Budistë   po  ecnin  në  një  rruge  te  gjate  dhe  gjithe  baltë. Sapo  mberriten  ne  afersi  te  nje  fshati , panë  nje  vajzë  të  re , tek  përpiqej  të  kapërcente  një  pellg  të  madh  me  ujë. Vajza  kishte  veshur  një  kimono  të  mrekullueshme,  zbukuruar  me  fije  ari. Kimono  jo  vetëm  që  e  pengonte  ta  kapërcente  pellgun, por  mund  ti  bëhej  dhe  pis  me  baltë. Ajo  nuk  donte  kurresesi  t’a  prishte  kimonon  e  saj  të  shtrenjtë . Pa  hezituar  aspak  njeri  nga  murgjerit  i  erdhi  ne  ndihme  vajzes  së  re ; – e  mori  hopa , e  hodhi  mbi  shpatulla  dhe  e  kaloi  nga  ana  tjeter  e  pellgut. Pas  kesaj  ngjarje  jo  shume  te  zakonte  per  ta,  shokët  vazhduan  udhetimin. Kur  arriten  në  manastir,  njeri  nga  murgjerit  qe  gjithe  rrugës  nuk  ishte  ndjerë  fare  rehat, shpertheu  dhe  me  një  ton  të  fortë  dhe  qortues  iu  drejtua  murgut  tjeter  me  keto  fjale  të  ashpra: –  “ përse  e  more  atë  vajzë  në  krahë ?”, ti  e  di  mire  që  urdhëri  yne  na  e  ndalon   rreptesisht  kete  gjest. Murgu  aspak  i  shqetesuar  nga  fjalët  qortuese , e  vështroi  shokun  e  tij  te  udhëtimit  dhe  duke  buzeqeshur  iu  pergjigj  me  keto  fjale  te  mençura:  Unë  e  mbajta  vajzën  në  krahë  disa  orë  më  parë , ndersa  ti  vazhdon   t’a  mbash  akoma  mbi  shpatulla !”.

(tregime terapeutike)                                                                         27/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe