Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mëso të pranosh atë që nuk mund ta ndryshosh !

Ishte 67 vjeç, Thomas Edison, kur  gjatë një darke me familjen e tij, mori lajmin dramatik se qendra e tij kerkimore dhe prodhuese kishte marrë flakë. Edison vrapoi  në vendin e zjarrit dhe pa “sarajet” për të cilat kishte investuar gjithë jetën ti digjeshin para syve . Kur ndeshi atypari të birin te shokuar nga ajo skenë, shqiptoi këto fjalë të famshme: “Vrapo të marrësh nënën dhe miqtë e saj. Nuk do ta kenë më mundësine të shohin nje gje  të tillë ”.- Çfarë ?! Mos u shqetëso, e qetësoi të birin . “Çdo gje eshte ne rregull. Sapo hoqëm qafe ca rrangullina “.

Eshte një reagim i pabesueshëm, madje disi i çmendur. Vite perpjekjesh , krijime prototipesh dhe kërkime që u bënë tym, dhe ai nuk shfaqi as dëshpërim as zemërim, nuk qau ,nuk u hodh mes flakesh …përkundrazi u kthye në punë. Të nesërmen i tha një reporteri se nuk ishte shumë i vjetër për t’ia nisur gjithçkaje nga fillimi

Zjarri që i shkaterroi mundin e nje jete  te tere e kishte  ringjallur. Edison e kaperdiu mire ate qe shume te tjere do ti kishte shkaterruar fare dhe kjo e beri ate me te mire. Eshte pikerisht kjo qe bejne sipermarresit e afte. Eshtë kjo që i bën te jene ata që janë….

Dhe në fakt, tre javë pas zjarrit, qendra e Edison ishte pothuajse funksionale (falë edhe një huaje nga miku i tij Henry Ford). Gjate nje muaji, njerëzit e tij punuan nga dy turne në ditë, duke nxjerrë produkte të reja që bota nuk i kishte parë kurrë. Përballë një humbje gati një milion dollarësh ne ate kohe , Edison vuri ne pune mjaftueshem energji saqe nxori gati 10 miljon brenda te njejtit vit.

Historia e Edisonit na kujton atë që Nietzsche besonte se ishte receta për madhështinë, ose le te themi formulën amor fati. Amor Fati është aftësia e njeriut për të pranuar dhe dashur fatin që i rezervohet atij, nga i cili nuk mund të shpëtojë, sepse është ai i vetmi në gjendje ta realizojë plotësisht atë.

Historia e Edison na mëson se gjithçka që na ndodh mund të jetë e dobishme në një farë mënyre, nëse dimë si ta trajtojmë atë.

Na prishet makina? Mirë, ishte nisur per te ndodhur,. Ndoshta më shpëtoi nga një aksident fatal. Kompjuteri i fshiu gjithe dorëshkrimet e mia ? Mirë, do shkruaj një draft të dytë radhes tjeter me  te mire se i pari . Sapo blemë zyrën e re dhe kontraktori gjen myk në mure, per te cilet duhen mijera lek për ta rregulluar? Faleminderit. Do ishte shumë më keq nëse nuk do ta kishte zbuluar menjëherë.

Këto reagime janë shumë më të mira sesa zemërimi, pakënaqësia, zhgënjimi ose fshehja e kokës nën rërë nga frika.

Stoikët iu referuan logos ose parimit udhëheqes të universit, dhe thoshin se ne jemi si qen të lidhur me një qerre në lëvizje, që gjinden para dy mundësive. E para është të luftojmë me idenë e çmendur të kontrollit dhe të ngulim  këmbët e pasme, duke sfiduar çdo hap të vetëm e te na terheqin me force.. E dyta është të buzëqeshim, t’i themi vetes se karrocieri po na shpie pikërisht atje ku duam të shkojmë, të shijojmë udhëtimin dhe të mirëpresim lirinë, nga çfardo anë që të vijë…

Nuk mund te shpenzojme kohen duke u përpjekur të kuptojme nëse ajo që na ndodhi është e drejtë apo e gabuar.. Në fund të fundit, jo gjithmone na jepet mundësia të zgjedhim se çfarë do të ndodhë në jetën tonë, por gjithmonë mund të zgjedhim se si të reagojmë ndaj saj, nëse do të përpiqemi të punojmë mbi ate qe ndodhi apo jo.

Kjo do të thotë të mësosh të pranosh atë që nuk mund ta ndryshosh. Eshtë e vështirë, por pasi kuptojme se disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë, duhet të mesojme ta duam atë që na ndodh dhe ta përballojmë me gëzimin që kemi në dispozicion. Sepse kjo është ajo që ne mund të kontrollojmë; kjo është forca jonë e madhe.Duhet të transformojmë atë që duhet të bëjmë në atë që mund të bëjmë. Dhe ta bëjmë ne maksimumin e mundesive tona.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe