Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Psikopatologjite e sotme !

Ja psikopatologjitë më të përhapura të kohës që jetojmë; anoreksia, obeziteti, toksikomania, depresioni, ataket e panikut, somatizimet. Qendrimi i sotëm është se në të gjitha këto forma të reja të simptomes, subjekti i të pandërgjegjëshmes dmth subjekti i dëshirës nuk është më protagonist i skenës. Tashmë në qendër të klinikës së re është vështirësia subjektive e të dëshiruarit, është mungesa, shuarja/fikja, vdekja e dëshirës.

Mbizotërojnë : apatia, indiferenca, boshllëku, lodhja e të ekzistuarit. Në këtë kontekst , klinika e re është një klinikë e “antidashurisë”, një klinikë që nuk është më e fokusuar siç ndodhte në atë klasiken e dikurshme të neurozave , te andrrallat e jetës dashurore; subjekti hipermodern shfaqet si një subjekt i përhumbur, pa qendër i dominuar nga shtytja kompulsive drejt një kënaqësie shijuese në vetmi (narcistike dhe cinike) që përjashton shkëmbimin simbolik me “tjetrin”….

Prof. M.Recalcati.

 

Çelesi i Psikoterapise

Çelësi i psikoterapisë është të arrish të kuptosh. Pa këtë asnje perqasje apo teknike psikoterapeutike nuk ka sens apo efikasitet ne nivel me te thelle. Vetëm me të kuptuarin mund të jemi në gjëndje të ofrojme një ndihmë reale.

Të gjithë pacientët kanë një nevojë dëshpëruese për dikë që arrin ti kuptojë. Kur kanë qenë femijë prindërit e tyre nuk kanë arritur ti kuptojnë; nuk i kanë konsideruar si individë me ndjenja, nuk i kanë respektuar si krijesa njerezore.

Psikoterapeuti që nuk arrin të kuptoje vuajtjen e pacienteve të tij , të ndjejë frikërat e tyre dhe të njohë intensitetin e përpjekjeve të tyre për të qëndruar në ekuilibër ne një situatë familjare që mund ti çojë drejt çmëndurisë, nuk është në gjëndje të ndihmojë në mënyrë efikase pacientet e tij të kapërcejnë çrregullimin e tyre”

Alexander Lowen