Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

” Paradoksi i Llampës”

 Nën një llampë (ndriçues) rruge ishte një i dehur që kërkonte diçka. Një polic i afrohet dhe e pyet se çfarë i ka humbur. ‘Çelësat e mi ‘, përgjigjet burri ; fillojnë ti kërkojnë të dy bashkë. Pasi kërkuan  për një kohë të gjatë, polici e pyet  burrin e dehur nëse ishte i sigurte qe i kishte humbur çelesat e tij pikerisht në atë vend. Burri i përgjigjet:  – Jo, jo këtu, i kam humbur atje tej ;  vetem se atje matanë është shumë errësirë ​ “.

Kjo histori e çuditshme njihet  si “Paradoksi i Llampës” dhe përmendet nga Paul Watzlawick në librin e tij të famshëm “Udhëzime për ta bërë veten të pakënaqur “.

Kur duhet të përballemi me problemet e përditshme ne jemi robër të “llampave” të mendjes sonë.

Kjo do të thotë që kërkojmë zgjidhje për problemet tona gjithmone në të njëjtën mënyrë dhe kurrë përtej zonës së “ndriçuar” nga llampa jonë, sepse kemi  frikë të bëjmë një hap përpara drejt errësirës, ​​që do te thote drejt zonave të paeksploruara të mendjes sonë.

Sidoqoftë , është pikërisht kjo arsyeja që shume njerëz mbeten ne “kurthin” e problemeve të tyre per vite me rradhe. Ata  vazhdojne te zbatojnë te njejtat zgjidhje te pavlefshme edhe nëse problemet mbeten të pazgjidhura. E vërteta është se problemet nuk janë kurrë të njëjta dhe shpesh mjafton “thjesht” te ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të gjetur zgjidhjen e duhur për çdo gjë.

PS. Të interesuarit e fushës së psikologjisë mund të konsultojnë dhe të shohin se për të njëjtën temë flet dhe Edward De Bono (mjek & psikolog Maltez) dhe ndoshta ne një mënyrë akoma më të thjeshtë dhe më pak të komplikuar se Watzlawick. Këtë paradoks e gjeni të cituar gjithashtu në librin intervistë “Paikoanaliza dhe bota kontemporane” e Slavoj Zizek (filozof /sociolog Slloven i shquar i ditëve tona.)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe