Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një dhurim i jashtëzakonshëm për mjekësinë.

SISTEMI NERVOR  I  HARRIET COLE

Në shumicën e rasteve kujdesem që postimet në faqe të mos lëndojnë sensibilitetin e askujt.Për fat të keq jo gjithmonë kjo gjë eshte e mundur.Shkrimi me poshte mund te ngjalle ndjesi te pakendeshme. Po i paraprij duke iu kerkuar falje ne avance*

Harriet Cole ishte një grua afro – amerikane që punonte si punonjëse pastrimi në Kolegjin Mjekësor Hahnemann deri në vitet ’80 të shekullit të XIX. Harriet vdiq nga tuberkulozi në moshën 35 vjeç. Doktor Rufus B. Weaver, profesor i anatomisë së institucionit, veçoi  dhe konservoi nga trupi i saj të gjithë  SN (sistemin nervor)  përgjatë pesë muajve tmerrësisht të gjatë dhe të mundimshëm.

Pavarësisht  paraqitjeve makabre të kësaj praktike, gruaja i dha haptas pëlqimin mjekut, duke e lejuar atë të përdorte trupin e saj për kërkime mjekësore. Sigurisht që e gjora Harriet nuk e kishte idenë se çfarë do të ndodhte me trupin e saj, por  megjithatë ajo pranoi përdorimin për qëllime shkencore.

Përgjate pesë muajve, të vitit 1888, Dr. Weaver e ndau trupin e Harriet Cole për të zbuluar, izoluar dhe çvendosur sistemin e saj nervor cerebrospinal. Kjo praktikë u krye (pa përdorur kimikate për të ndarë indet) vetëm 3 herë gjithsej në histori. Nervat fillimisht u mbështollën me një garzë për t’i mbrojtur ato, dhe më pas fijet nervore u lyen me bojë të bardhë me bazë plumbi. Dr. Weaver realizoi nje kompozim te gjithe sistemit nervor me formën e trupit të njeriut.

Sistemi nervor ishte menduar të shërbente si një mjet mësimi pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Drexel, por u ekspozua edhe për një audiencë shumë më të gjerë në Ekspozitën Kolumbiane Botërore në 1893, ku mori një medalje dhe çmimin shkencor  të  “Shiritit  Blu”

Imazhet e sistemit nervor janë shfaqur në qindra libra shkollorë, laboratorë dhe studime mjekësore, dhe kolegji vazhdon ende sot të ketë kërkesa të shumta për ti fotografuar ato.

Sot sistemi nervor ndodhet brenda Kolegjit të Mjekësisë të Universitetit Drexel (pasardhës i Kolegjit Mjekësor Hahnemann), i mbyllur në një kuti xhami,aty ne hyrje  të bibliotekës (Qendra e Aktiviteteve Studentore) nga pershendet te gjithe studentet qe hyjne e dalin.

Eshte shume interesante pasi sot në lidhje me SN të njeriut edhe pse kemi gjithçka në mënyrë elektronike, dhe gjithë informacionin e nevojshëm në dispozicion , njerëzit e duan Harriet, e adhurojnë ” .

 Në Drexel, “Harriet” nuk është më pjesë e kurrikulës mjekësore . Ajo tani është më shumë si një vepër arti, por prania e saj ende ngjall respekt.

* Personalisht besoj se nuk ka forme falenderimi, admirimi, respekt, a lavderimi qe te munde te shprehe mirenjohjen dhe nderimin qe meriton kjo grua. Nje dhurim i jashtezakonshem, jo vetem per shkencen e mjekesise , por per te gjithe njerezimin. 

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe