Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kurthi i mendimit .

Të gjithë ne, pa e ditur bëjmë gabime me  mënyrën si mendojmë. Kjo mënyrë  të menduari  na shpie drejt gjykimeve të gabuara dhe si rrjedhojë drejt veprimeve të gabuara.
Në këtë mënyrë , pa  e kuptuar , mendimi influencon negativisht në jetën tonë të përditëshme..

Vite më parë u krijua një  kurs studimesh pranë Universitetit të Yale , i cili iu mësonte studentëve si ti  njihnin dhe ti evitonin këto gracka të mendimit.
Kursi u vlerësua aq  shumë sa të gjitha leksionet u përmblodhën në librin “ Arsyeto  mirë, për të jetuar mirë “, të Profesoreshës  Woo – Kyungh Ahn.

Ja një frazë interesante që sjell një reflektim mbi mënyrën si mendojmë :

Celulari nuk kushton para,

Celulari kushton kohë !

Kostoja e vërtetë e një celulari nuk janë 700 Eurot që shpenzojmë për t”a blerë. Kostoja e vërtetë janë paratë që humbasim  ndërkohë që e përdorim atë.

Sa orë në ditë kaloni  në telefon ?

Mesatarja është llogaritur diku aty te 3 orë në ditë , që do të thotë 21  orë në javë , 90 në muaj ose 1080 orë në vit.Blerja e një celulari është pakashumë e lirë.Të shpenzosh çdo ditë  nga koha jote 3 orë  duke  u mar me celularin , nga ana tjeter  eshtë shumë e kushtueshme .

Sa do kishit fituar shumë më tepër sot nqse 12 muajt e fundit do i kishit shpenzuar ato 1000 e ca orë për të rritur aftësitë nga ana profesionale ?

Sa më solide do ishin  marrdhëniet e tua  nqse në vitin e fundit ato 1080 orë do i kishit kaluar me të dashurit tuaj, të njihnit njerëz të rinj, të thellonit marrdheniet me njerzit që iu rrethojnë !?

Sa më të fortë dhe të qetë do ndiheshit nqse ato 1080 orë do i kishit shpenzuar për të njohur më mirë veten,udhëtuar, dëgjuar, lexuar… !?

Nje celular nuk të kushton 700 euro, por dhjetra mijra Euro ne vit fitime te humbura. …e megjithatë kur jemi në dyqan vleresojme vetëm çmimin e tij.

Çfarë duhet të bëjmë me kohën !?, Mos e  shpërdoroni kot , por shfrytëzojeni për të mirën tuaj !!

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe