Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Në dobi të ekuilibrit emocional.

Po  largohemi  gjithnjë  e  më  tepër  nga  puna  e  dorës. Kemi  humbur  aftesine  e  shijimit  të  gjërave  te  vogla. Nuk  përpiqemi  aspak  të  marim  kenaqesi  nga  aktivitetet  e  thjeshta. Të  mbistimuluar  nga  publiciteti  dhe  teknologjia, kalojmë  shumë  kohë  përpara  ekranit  dhe  mjeteve  elektronike  ose  duke  bërë  gjera  qe  nuk  na  sjellin  asgjë. Kjo  menyre  jetese  na  largon  shume  nga  vetja. Jo  rrallë  si  pasojë  e  kësaj  menyre  jetese  ndjehemi  te  vetmuar  dhe  pa  miq  real, ndjehemi  bosh, në  ankth  dhe  në  humor  jo  të  mire.

Eshte  interesante  se  si  gjithmone  e  me  teper  psikologët  rekomandojne  si  trajtime  plotesuese  te  terapise  realizimin  e  aktiviteteve  manuale.

Aktivitetet  e  thjeshta  jane  dhe  më  të  dobishmet  per  ekuilibrin  tone  emocional.

Gatimi. Duhet  të  gatuajmë  pa  nxituar, duke  shijuar  ngadale  gjithe  proçesin. Eshte  nje  aktivitet  qe  lehteson  stresin  dhe  çliron  mendjen  nga  preokupimet. Kur  hyjme  ne  kuzhine  ndjejme  nje  sërë  aromash  që  stimulojne  shqisat  tona, te  cilat  e  bejne  kete  eksperience  plotesisht  inkurajuese  ne  perqendrimin “ tani  dhe  këtu”.Per  kete  motiv  shume  psikologë  ju  kerkojne  pacienteve  te  tyre  te  veshin  perparesen  dhe  ti  futen  gatimit. Gatimi  eshte  nje  aktivitet  qe  stimulon  dhe  krijimin  sepse  mund  te  kombinojme  perberesit  ne  dhjetra  menyra  te  ndryshme. Studimet  tregojnë  se  80 % e  personave   ndjehen  me  te  relaksuar  kur  gatuajnë.

Kopshtaria Nje  aktivitet  manual  shume  relaksues. Eshte  gjithashtu  dhe  nje  kenaqesi  per  ndjesite  tona  duke  qene  qe  na  mundeson  kontaktin  me  natyren. Dihet  tashmë  qe  kur  jemi  te  rrethuar  nga  gjelberimi  truri  yne  qetësohet  shume  më tepër  sepse  arrin  të  shkeputet  duke  aktivizuar  ate  qe  quhet “rrjeti   neuroneve  parësore”, që  mundëson  nje  gjendje  qetesie  dhe  kenaqesie. Nje  zbulim  shume  interesant  eshte  dhe  gjetja  e  nje  bakteri  jo  patogjen  ne  toke (mycobacterium  vaccae)  qe  ka  te  njejtin  efekt  si  ilaçet  kunder  depresionit  sepse  rrit  nivelin  e  serotonines  ne  tru.

Thurja  në  tezgjah. Levizja  perseritese  ne  tezgjah  sjell  nje  gjendje  te  ngjashme  me  meditimin. Thurja  kerkon  perqendrim, por  truri  yne  ka  mundesi  te  qetësohet  duke  qene  se  nuk  eshte  nje  aktivitet  shume   impenjativ  nga  kendveshtrimi  konjitiv.  Personat  qe  meren  me  kete  aktivitet   referojnë  qe  ndjehen  te  relaksuar  dhe  hobby  i  tyre  i  ndihmon  në lehtësimin  e  stresit   nga  tensioni  i  jetes  se  perditeshme. Ne  fakt  kur  ne  e  bejme  me  shume  deshire  nje  aktivitet, ne  trurin  tone  çlirohen  dopamina (neurotrasmetitor  i  rikompensimit), endorfinat (qe  sjellin  nje ndjesi  mireqenie) dhe  serotonina (e  lidhur  me  kenaqesine). Kjo  vlen   edhe  per  aktivitete  manuale  si  qendisja, punëkryqi , thurja  me  shtiza, poçeria, qeramika  artistike  etj.

           Piktura / Vizatimi.

Ky  aktiviet  eshte  nje  instrument  i  shkelqyer  per  te  luftuar  ankthin, depresionin & stresin. Jung  ju  keshillonte  pacienteve  te  tij  te  pikturonin  mandala  si  terapi  shtese  per  tu  ndjere  me  mire. Vizatimi  nuk  ndihmon  vetem  te  relaksohemi,  por  na  mundeson   edhe  ti  zevendesojme   mendimet  negative  me  imazhe  me  te  bukura. Nje  studim  i  rendesishem  ka  nxjerre  konkluzionin  qe  vizatimi  eshte  nje  terapi  joverbale  shume   interesante  per  te  lehtesuar  simptomat  e  personave  qe  vuajne  nga  stresi  post – trauma. Nje  tjeter  studim  ka  treguar  se   vetem  nje  ore  vizatim  mund  te  na  ndihmoje  te  lehtesojme   dhimbjen  dhe  permiresojme  humorin  kur  jemi  te  semure.

Ne  fund  le  te  kujtojme  qe  jeta  ka  plot  momente  jo  të  mira  dhe  keto  aktivitete  nuk  jane  nje  zgjidhje  e  menjehershme  dhe   magjike, por  kthimi  te  gjerat e  thjeshta  eshte  nje  nisje  e  mire  per  te  eleminuar  paksa  nga  kaosi  i  jetes  dhe  te  rilidhemi  me  pjesen  tone  me  esenciale. Here  pas  here  per  t’u  ndjere  mire  kemi  nevoje  te  ndalojme  nje  çast  dhe  te  perqafojme  gjërat  e  thjeshta.

(psikologjia per te gjithe)                    30/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe