Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Gruaja që kërkonte gjilpërën .

Mjeshtrat  e  medhenj  te  budizmit  kane  perdorur  gjithmone  fabula  dhe  legjenda  per  te   percjellë  mesime  te  medha  te  jetes  dhe  mesazhe  të  rëndësishme  per  pasardhësit  e  tyre. Thonë  se  një  here, disa  të  rinj  e  pyetën  mjeshtrin  e  tyre, se  përse  tregonte  kaq  shumë  fabula, por  ai  nuk  u  përgjigj, por  ju  drejtua  atyre  me  një  pyetje: “do  ju  pëlqente  që  dikush  t’ju  jepte  një  frut  të  kafshuar ?”.

Pjesa  më  e  bukur  e  fabulave , është  se  kanë  interpretime  të  shumta. Çdo  person  është  në  gjendje  të  nxjerrë  prej  tyre  mësimin  që  i  rezulton  më  i  dobishëm  në  bazë  të  situates  apo  periudhës  së  jetes   që  po  kalon. Përveç  kësaj, tregimet  kanë  forcën  të  arrijnë  dhe  të  prekin  edhe  qoshetë  më   të  fshehta  të  mendjes. Milton  Erickson (psikiater  amerikan) kishte  kuptuar  që  ndonjëherë  mendja  jonë  i  refuzon  disa  mesazhe  duke  venë  në  veprim  mekanizma  mbrojtës  sepse  i  percepton  ato  si  sulm  ndaj “egos” tone. Fabulat  dhe  legjendat  e  joshin  kete  kontrroll  dhe  mund  te  gjenerojne  ndryshime  te  thella. Forcën  e  kësaj  joshje  e  ka  çdo  fabul, çdo  legjendë, çdo  përrallë ; qoftë  Budiste, qoftë  nga  mitologjia  greke, qoftë  nga  rrëfenjat  tona  epiko – legjendare.

Nje  tjeter  rrefenje  Budiste  qe  mund  te  ndriçojë  udhëtimin  tone : Gruaja  e  moshuar   që  humbi  gjilpërën.

 Nje  pasdite  banoret  e  fshatit  panë  një  grua  te  moshuar  qe  kerkonte  e  kërrusur   diçka  perpara  kasolles  se  saj. Disa  prej  bashkefshatareve  te  saj  ju  afruan  ta  ndihmonin. E  pyeten : –  çfarë  te  ka  humbur ? – Gjilpëra  ime , u  pergjigj  ajo.Te  gjithe  u  mblodhen  dhe  filluan  te  kerkonin, por  pas  pak  dikush  pyeti : –  duhet  kohe  ta  gjejme, gjilpera  eshte  shume  e  vogel, a  mund  te  na  thuash  ku  te  ka  rënë  me  saktesi ? – brenda  ne  shtepi ; –  u  pergjigj  e  moshuara. Njerezit  e  pane  me  habi, madje  disa  prej  tyre  te  bezdisur. – Po  ti  qenke  çmendur  moj ! Si  e  kerkon  gjilperen  ne  rruge  kur  e  ke  humbur  ne  shtepi ? –  e  moshuara  pergjigjet  buzagaz: – sepse  ne  shtepi  nuk  ka  drite. Njeri  prej  tyre  i  thote : – Atehere  eshte  e  udhes  te  perdorim  nje  llampe  per  ta  kerkuar  gjilperen  ne  shtepi. E  moshuara  buzeqeshi  perseri  dhe  tha : – Jeni  shumë  të  zgjuar  për  të  dhënë  mend  për  gjëra  të  vogla, kur  do  e  perdorni  kete  zgjuarsi  per  jeten  tuaj  të  brëndëshme ?

Morali: Shpesh  kerkojme  zgjidhjen  e  problemeve  nga  jashtë, kur  në  të  vertete  zgjidhja  gjendet  brenda  nesh. Bejme  fajtorë  te  tjeret  ose  rrethanat  ne  vend  qe  te  marim  ne  dore  drejtimin  e  jetes  tone , vetem  sepse  nuk  duam  ta  pranojme  pjesen  tone  te  pergjegjesise. Por  keshtu   nuk  do  te  gjejme  asnjehere  nje  zgjidhje  realisht  te  kenaqeshme  qe  na  mundeson  te  piqemi  dhe  zhvillohemi.

7/gusht/2017                                                                                     (tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe