Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Teknika e kavanozit të lumturisë.

Një  nga  dhuratat  më  të  mëdha  që  mund   t’ju  bëjmë  fëmijëve  është  ti  mësojmë  të  ushtrojnë  mendjen  të  mendojë  pozitivisht. Kjo  nuk  do  të  thotë  të  jemi  pozitiv  me  naivitet  ndaj  gjithçkaje   dhe  as  ti  kthejmë  shpatullat  realitetit, por  te  mesojme  te  shohim  anën  pozitive  te  gjerave.

Truri  regjistron  kujtimet, pra  mban  mend  menyren  se  si  reagojme  ndaj  situatave te  ndryshme. Krijohen  keshtu  “autostradat  neuronale” që  transformohen  në  zakone. Kjo  do  të  thotë  që  nëse  fëmijët  mësojne  qe  te  vegjel  te  perqendrohen  vetem  ne  aspektet  negative, të  shfaqin  nje  sjellje  dorëzimi  dhe  të  mendojne  se  problemet  jane  vetem  pengesa, shume  shpejt  kjo  menyre  te  menduari  do  te  shnderrohet  ne  nje  zakon.

Zakonet  nuk  jane  negative, perkundrazi  ato  na  bejne  te  kursejme  kohen  dhe  energjite  te  cilat  mund  ti  shfrytezojme  per  situata  te  tjera..Ajo  që  duhet  të  bëjmë  është  të  përpiqemi  të  pëforcojmë  zakonet  pozitive .

Teknika  e  kavanozit  të “lumturisë”.

Elsa  Punset  ka  krijuar  nje  teknike  shume  te  thjeshte  per  t’ju  mesuar  femijeve  te  mendojne  ne  menyre  pozitive  brenda  nje  kohe  te  shkurtër. Pjesa  interesante  eshte  se  mund  te  realizohet  ne  familje, keshtu  qe  mund  ta  mesojmë  te  gjithë .Teknika  ështe  quajtur  “kavanozi  i  lumturise”, por  ka  dhe  disa  variante  te  tjera  si  “amfora  e  momenteve  të  lumtura ”  ose  “baulja  e  mirënjohjes”.

Na  duhet  vetem  nje  kavanoz  i  tejdukshem  prej  qelqi  në  të  cilin  çdo  pjestar  i  familjes  duhet  të  fusë  çdo  mbrëmje  një  letër  të  vogël  ku  të  jetë  shkruajtur  diçka  pozitive  që  i  ka  ndodhur  gjatë  ditës. Mund  të  jetë  çfarëdolloj  gjëje; një  buzëqeshje  për  diçka  të  gëzueshme, një  përqafim   i  ngrohtë, diçka  që  na  ka  çuditur,  surprizuar, bërë  përshtypje  për  mirë .. E  rëndësishme  është  që  të  jetë  diçka  që  na  ka  entuziazmuar  në  atë  moment  dhe  që  na  ka  bërë  të  ndjehemi  mire  dhe  të  kënaqur. Mund  të  përdoren  fletë  me  ngjyra  të  ndryshme. Eshtë  ideale  nëse  kjo  teknikë  praktikohet  për  6  muaj  rrjesht. Pasi  e  kemi  mbushur (6 muaj) kavanozin  me  çastet  tona  të   bukura  mund  ta  hapim  dhe  të  lexojmë  (në  mënyrë  rastësore) ato  që  kemi  shkruajtur . Me  siguri  do  na  vijnë  në  mend  situatat  e  këndshme  që  kemi  kaluar  dhe  do  të  përjetojmë  serish  ngazëllim.

Me  këtë  teknikë  mund  të  arrihen  gjëra  të  mëdha; pikësëpari, ju  mësojmë  fëmijëve  të  çmojnë  detaje  dhe  gjeste  të  vogla, që  pasurojnë  jetën e  tyre.

(psikologjia për të gjithë)                                                                                            3/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe