Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shakaja ishte e ndaluar .

Në  këtë  postim  vazhdojne  reflektimet  mbi  vuajtjen  psikike.

Psikiatri  i  famshem  zvicerian  Paul  Eugen  Bleuer (mesues  i  Jung)  dha  nje  kontribut  te  madh  per  te  kuptuar  skizofrenine. Me  shume  se  100  vjet  më  parë  ai  krijoi  termin  “skizofreni” për  të  klasifikuar  nje  semundje  mendore  me  simptomat  e  saj  karakteristike, duke  shpresuar  se  nuk  do  te  quheshin  më  kurre; ” të  luajtur  mendsh”, njerezit  qe  kishin  nje  çrregullim  psikiatrik  dhe  se  më  në  fund  do  të  gjendej  një  kurë  trajtimi. Kujtojmë  këtu  se  ne  fund  te  viteve  800  mjekët  psikiater  shkruanin  akoma  në  relacionin  prognostik  D.C. qe  do  te  thoshte  “Deo  concedente” ; ne  qofte  se  do  zoti  çmenduria  do  largohet  nga  mendja  e  ketij  njeriu  dhe  ai  do  te  rikthehet  i  sheruar.

Nderkohe  shkenca  ka  bere  perparime  te  jashtezakonshme  per  te  kuruar  keto  çrregullime, por  shkaqet  thelle – thelle  jane  ende  te  panjohura. Me  gjithë  perparimet  ne  shkence, shpesh  personave  me  nje  çrregullim  mendor  iu  vendoset  nje “damkë” që  ushqen  paragjykime  dhe  fantazi. Mungon  te  kuptuarit  autentik, te  kuptuarit  e  thelle  te  mendimeve  dhe  ndjenjave  te  tyre. Jo  rrallë  në  media  paraqitja  e  skizoideve  është  siperfaqesore  dhe  ekstremisht  negative. Jo  rrallë  gjykimet  e  cekëta , stigmatizimi , paragjykimet  e  vjetra  apo  të  reja  qofshin , mjegullojnë  jo  vetem  personat  qe  vuajne  por  edhe  kuruesit , terapeutet  dhe  metodat  terapeutike. Doktorë  të  famshem  që  transformojne  çdo  emocion  njerezor  në  nje  problem  mendor  dhe  qe  pergjigjen  ne  intervistat  televizive, sikur  njohin  e  dinë  gjithçka dhe në mënyrë  përgjithësuese ka  me  bollëk. Të  paktën  “njohësit  e  psiqikës”  duhet  të  përpiqen  të  kuptojne  thelle  erresiren  në  të  cilën  precipiton  mendja  njerezore  dhe  kërkesën  e  saj  të  dëshperuar  për  ti  dhene  nje  sens  jetës ! …Duhet  të  shkojnë  përtej  etiketimeve, përtej  një  emri  diagnoze….ekziston  mundësia  të  zbulojnë  një  mendje  brilante. Pikerisht  për  këtë  një  i  sëmurë  mendor  ka  diçka  për  të  thënë ; quhet  Erik  Leavitt. ….”Në  qoftë  se  të  diagnostikojnë me  një  nga  këto  sëmundje, njerëzit  të  vëzhgojnë  në  çdo  moment  dhe  e  shohin  çrregullimin  që  ke (i  çfarëdolloji  qoftë  ai) si  shkaktar  të  sjelljes  tënde. Më  kujtohet  një  here  kur  isha  i  shtruar  në  një  spital  psikiatrik  dhe  po  më  bënin  testin  e  Rorschach. Fiksoja  njollat  e  bojës  që  përmbante  testi  dhe  e  vetmja  gjë  që  arrija  të  mendoja  ishte: – “ Do  ishte  vërtetë  shumë  qyfyre  sikur  t’ju  thoja  që  të  gjitha  këto  njollat  më  ngjajnë  si  figura  ku  jam  unë  dhe  mamaja  ime  duke  bërë  seks ” – praktikisht  një  nga  gjërat  më  Freud – jane  që  mund  të  nxirrja  nga  goja, por  hezitova, sepse  vura  re  që  po  më  ndiqnin  me  shumë  vemendje, që  po  me  ekzaminonin  me  shumë  kujdes  dhe  po  më  peshonin  çdo  fjalë  që  thoja. Vura  re  se  po  kërkonin  ti  jepnin  një  sens  çdo  fjale  që  nxirrja  dhe  papritur  kuptova  se  gjendesha  në  një  zonë  ku   shakaja  ishte  e “ndaluar”. Kuptova  se  një  batutë  e  tillë  mund  të  interpretohej  si  një  tregues  apo  si  një  simptomë  konfuzioni  mendor. Brënda  javës  hoqa  dorë  nga  të  qënurit  ai  personi  kompleks  që  jam  në  të  vërtetë  dhe  u  bëra  një  karikaturë  e  qënies  time”….

Erik  Leavitt  u  bë  i  famshem  për  shkrimin  e  nje  libri  mbi  semundjen  e  tij  skizoafektive.  Ai  është  një  person  i  integruar  në  mënyrë  të  shkëlqyer  në  shoqëri.

(psikologjia për të gjithë)                                                                            18/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe