Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Më thuaj çfarë shikon dhe të them kush je ! Testi i Rorschach.

Në  8  nendor  1884  lindi  ne  Zyrih  (me  baba  piktor ) Hermann  Rorschach (1884 -1922) , një  Psikiater  Zvicerian  shume  simpatik  (a  nuk  i  ngjan  Brad  Pitt ?)  me  nje  inteligjence  te  shkelqyer , admirues  i  artit , njohes  i  thelle  i  historise  dhe  fese, kultivues  i  gjuhes,  i  literatures  dhe  i  traditave  popullore . Ai  eshte  i  njohur  si  shpikesi  i  test-it  qe  mbart  pikerisht  emrin  e  tij  dhe  qe  njihet  boterisht  si  “testi  i  njollave  te  bojës “, parapriresi  i  te  cilit  eshte  konsideruar  Leonardo  da  Vinci . Rorschach – ut  i  lindi  rastesisht  kjo  ide  ne  1918, kur  ishte  ende  student. Qëkur  ishte  i  vogel  i  pelqente  shume  nje  loje  ne  ate  kohe  shume  popullore  qe  quhej  Klecks (“njolla”  ne  gjermanisht) . Klecks  madje  ishte  dhe  nofka  e  tij  ne  gjimnaz. Loja  bazohej  ne  krijimin  e  nje  historie/tregimi  mbi  disa  njolla  boje.  “Psychodiagnostik”, vepra e  tij  kryesore, fillimisht  e  refuzuar  nga  te  gjithe  botuesit  te  cileve  iu  propozua , doli  ne  drite  ne  1921  dhe  ishte  nje  deshtim  klamoroz, si  pasoje  e  armiqesise  së  te  njejtit  ambjent  kulturor  qe  kishte  penguar  thellesisht  lindjen  e  psikanalizes.

Rorschach  vuri  re  se  pacientet  me  skizofreni  benin  lidhje  (interpretim  te  figurave) krejtesisht  te  ndryshme  nga  personat  e  tjere  dhe  e  perpunoi  testin  e  tij  per  te  diagnostikuar  kete  semundje. Efikasiteti  i  testit  te  Rorschach  si  test  i  personalietetit (në  ditët  tona) eshte  vene  shpesh  ne  diskutim  edhe  pse  shume  psikologe  e  psikiater  vazhdojne  ta  perdorin  ende  sot. Mbetet  gjithsesi  nje  nga  instrumentet  me  te  njohur  te  psikologjise  qe  ka  hyre  ne  imazhin  kolektiv . Shume  shpesh  e  shohim  te  shfaqur  ne  filma, seri  televizive, filma  multiplikativ, apo  emisione  televizive .

Vdekja  e  parakohshme  nga  nje  peritonit  i  shkaktuar  me  shume  gjasa  nga  rruptura  e  apendisitit ( shkak  i  paimagjinueshem  per  ditet  tona ) nuk  e  lejoi  Rorschach  te  shihte (ose  te  pakten  te  parandjente) lavdine  qe  e  ardhmja  do  ti  rezervonte  punes  se  tij  gjeniale, te  shperndare  sot  ne  gjithe  boten  dhe  te  njohur  si  aplikimi   me  i  mire  i  metodes  projektive.

( Ψ p sikologjia per te gjithe )                                                                       19/maj/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe