Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të shtruar në spital psikiatrik për hir të shkencës.(Pjesa e II)

 …Gëzonin  shëndet  të  mirë  por  u  shtruan  në  spital  duke  u  hequr  si  të  sëmurë. Profesor  Rosenhan  donte  të  verifikonte  nëse  do  t’i  shtronin  në  spital  këta  persona  dhe  nqse  po , a  do  të  arrinin  të  zbulonin  që  ishin  pacientë  të  rremë ? Doktorët  nuk  arritën  të  kuptonin  që  personat  e  shtruar  nuk  kishin  probleme  psikiatrike. Kështu  pseudo – pacientët  i  nxorën  nga  spitali  psikiatrik  me  diagnozën  “Skizofreni  në  remision”.

Kjo  gjë  e  bëri  Prof. Rosenhan  të  reflektojë  mbi  lehtësinë  nga  ana  e  profesionistëve  të  fushës  psikiatrike , për  të  bërë  gabime  të  kësaj  natyre. Për  më  tepër  kërkuesi  shkencor  vendosi  të  tentojë  një  tjetër  eksperiment: E  paralajmëroi  ekipin  mjekësor  të  një  spitali  që  në  3  muajt  në  vazhdim  do  të  bënin  kërkesë  për  shtrim  disa  pseudo – pacientë . Ai  ju  kërkoi  që  të  mbanin  shënime  dhe  të  raportonin  nëse  mendonin  se  mund  të  ndodheshin  përballë  një  inskenimi  të  tillë.

Nga  193  shtrime  të  reja  në  strukturën  spitalore,  stafi  mjekësor  identifikoi  me  bindje  41  pseudo – pacientë.  23  prej  tyre  u  konsideruan  si  të  tillë  nga  të  paktën  një  psikiatër. 19  persona  u  dyshuan  si  aktorë  si  nga  doktorët  psikiatër  ashtu  dhe  nga  anëtarë  të  ndryshëm  të  stafit. Doktorët  dhe  stafi  i  spitalit  nuk  patën  sigurisht  një  intuitë  të  mirë , duke  qenë  se  Rosenhan  nuk  dërgoi  në  Klinikë  as  edhe  një  pacient  të  rremë.  Konkluzioni  nuk  mundet  veçse  ti  japë  të  drejtë  studiuesit : Çdo  proçes  diagnostikimi   është  tërësisht  subjekt  gabimesh  dhe  nuk  mund  të  ripërsëritet  me  siguri  të  plotë  nga  vlerësues  të  ndryshëm .

Kemi  prasysh  që:  në  ato  vite  pacientëve  nuk  ju  komunikohej  asgjë  për  ecurinë  e  përditëshme  (e  cila  shënohej  në  kartelë.) Ekzistonte  tendenca  për  të  evituar  mardhënien  me  pacientin. Stafi  mjekësor  hynte  në  kontakt  me  pacientët  vetëm  për  një  kohë  të  shkurtër  përgjatë  ditës. Shpesh  i  injoronin pyetjet  e  tyre  dhe  evitonin  kontaktin  me  sy. Niveli  i  privatësisë  ishte  shumë  i  reduktuar  dhe  gjatë  shtrimit  shpesh  anullohej  zbatimi  i  të  drejtave  të  njeriut.Të  gjitha  këto  e  komplikojnë   mundësinë  për  të  zbuluar  kush  është  mirë  dhe  kush  vuan  me  të  vërtetë.(Të  gjithë  vuajnë  në  një  mënyrë apo  në  një  tjetër). Megjithatë  prof. Rosenhan  pranon  që  etiketimi  “në  remision”  ka  të  ngjarë  të  vendoset  gjithësesi  për  të  gjitha  rastet ; është  një  formalitet,  sepse  në  optikën  e  strukturave , të  tillë  pacientë  nuk  mund  të  konsiderohen “  jo  të  sëmurë “  dhe  për  institucionet  nuk  kanë  qënë  kurrë  të  tillë.

Pas  studimit  Prof. Rosenhan  citon  nevojën   për  struktura  të  reja, komunitete, qëndra  specifike , zhvillimin  e  terapive  psikologjike  komportamentale  specifike  në  ambjente  që  nuk  krijojnë  mundësi  përkeqësimi  për  pacientët. Por  jo vetëm  kaq: autori  vërejti  një  ndjeshmëri  të  madhe  nga  ana  e  profesionistëve  të  shëndetit  mendor , përkundrejt  kushteve  paradoksale  të  pacientëve  psikiatrik. Ndoshta  këtë  gjë  e  vuri  re  pikërisht  në 1973, kur  vetë  ai  së  bashku  me  7  persona  të  tjerë  vendosi  të  hiqej  si  pacient  psikiatrik  dhe  kërkoi  të  shtrohej  në  një  spital  të  tillë

“Per mua, si te flasesh per psikolog si per nje skizofren,si per nje maniak,si per psikiater eshte e njejta gje ; jane te shumta rolet brenda nje çmendine aq sa nuk meret vesh kush eshte mire e kush eshte i semurë. (Franco Basaglia )

(psikologjia per te gjithë)                                                                  3/Nentor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe