Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Dhuntia e batutës gati.

Buzëqeshim, qeshim, bejme  shaka, ironizojmë, por  jo  te  gjithe  e  kemi  dhuntine  e  “batutës  gati “, apo  aftësinë  për  të  vënë  në  lojë  veten  dhe  për  t’u  tallur  me  të ! Jo  të  gjithe  kemi  aftësine  të  gjejme  dhe  të  kapim  komiken  në  aspektet  kontradiktore  dhe  te  çuditshme  te  jetes. Shpesh  dëgjojmë  të  thuhet  për  dike : Ai  po  që  ka  humor !Të  shkrin  fare,.. të  gajas  me  ato  që  thotë !

Eshtë  pare  që  njerëzit  e  ekuilibruar  paraqesin  nje  tip  të  veçantë  humori; jo  atë ” malinj ” që  lind  nga  fyerjet  ndaj  tjetrit  apo  nga  çfarë  mendojmë  se  është  inferiore, por  ai  që  sheh  anën  komike  te  vetja  dhe  te  situatat  në  të  cilat  ndodhet . Të “ përqeshësh”,  të  tallësh  veten  mund  te  jete  nje  kenaqesi  e  madhe. Kush  arrin  ta  beje  kete  eshte  nje  person  qe  di  te  luaj  me  veten  dhe  me  te  tjeret. Eshte  e  rendesishme  të  mësosh  ta  vesh  me  mirësi  në  lojë  Egon, kete  Ego  kaq  kapadai  e  të  përmbushur , qe  e  mer   kaq  seriozisht , qe  preket  kaq  lehtë  dhe   që  është  kaq  mosbesuese.

Nëse  të  dish  të  qeshësh  me  veten  është  ndezës  i  shkelqyer  humori , po  kështu  mund  te  konsiderohet  dhe  të  dish  te  kapesh  anën  komike  të  ngjarjeve  që  ndodhin. Gjithçka  që  ne  bëjmë, puna, studimet, loja, shetitjet  me  miqte , kane  brenda  dhe  një  fill  komik, qe  nuk  pret  gjë  tjetër  veçse  t’a  kapim. Aftesia  per  te  individualizuar  anen  tonë  komike, na  ndihmon  ta  njohim   dhe  ta  duam  veten  për  atë  që  jemi. Edhe  ato  episode  që  ne  të  shqetesuar  i  konsiderojme  si:  “bera  figure  te  keqe”, mund  të  jenë  situata  të  lezetshme  dëfryese  që  mundësojnë  relativizimin  dhe  ç’dramatizimin  e  gjithçkaje  që  bëjmë . Me  anë  të  humorit  kemi  mundësi  të  shkarkojmë  tensionet  e  vogla  që  akumulojmë  gjatë  ditës. Të  shohësh  në  këtë  optikë  vetveten, të  tjeret  dhe  ate  çfarë  na  ndodh  ka  efekte  te  mira,  te  sigurta  dhe  na  ben  te  ndjehemi  tipa  të  hareshëm  dhe  të  pëlqyeshëm. Ai  qe  di  te  qeshe  me  veten, di  te  beje  per  vete  dhe  të  qeshin  edhe  te  tjeret, di  t’ju  ngjisë  dhe  atyre  humorin, duke  u  berë  në  një  farë  mënyre  një  antidepresiv. (edhe  ilaçet  antidepresive  humorin  rregullojnë !).

Në  psikologji  përqeshja , tallja, vënia  ne  loje  jane  studjuar  shume  si  fenomene  relacionale;  Vetë  babai  i  psikoanalizës  Sigmund  Freud  ka  bere  nje  studim  sistematik  mbi  kete  tip  komunikimi.( Der Witz und seine Beziehung zum Unbewußten. 1905)

Dhe  për  të  mbetur  te  komikja (shpresoj  jo  në  disfavor  të  profesionit ) ja  një  grimcë  humoristike : “Psikologu  po  hipnotizonte  një  pacient : ” thuaj  me  zë  të  lartë : ” jam  shëruar,  jam  shëruar,  jam  shëruar !”… Paspak  ai  e  zgjon  pacientin  dhe  e  pyet: -” si  ndjehesh?” – Pacienti  përgjigjet : ” I  shëruar !  Faleminderit  Doktor!”-  Shumë  mirë  atëherë,  seanca  kushton  400  Euro”. Doktor, mbylli   sytë  të  lutem  dhe  thërrit  fort: ” Jam  një  hajdut, jam  një  hajdut, jam  një  hajdut !!”

(psikologjia për të gjithë)                                                            20/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe