Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një gurë i madh në mes të rrugës.

Pengesat, deshtimet  nuk  janë  “e  keqja”, nuk  janë  situata  qe  duhen  refuzuar,  situata  që  duhet  te  na  frikesojne,  perkundrazi  duhet  të  marim  guximin  dhe  te  përballemi  me  to . Duhet  te  mesojme  prej  rrëzimit  nga  kali  dhe  dhimbjes  qe  shkakton  perplasja  e  forte  me  token. Era  kur  eshte  e  forte  dhe  ne  drejtim  te  kundert  mund  ti  forcoje  rrenjet . Kur  e  pyetën  një  here  një  profesor  të  njohur  te  fushes  se  psikiatrise  se  çfarë  do  të  bënte  perpara  një  situate  te  papritur  black- out, ai  u  pergjigj  se ; do  te  dinte  si  ta  pranonte  erresiren, se  do  te  kishte  gjetur  bashke  me  te  tjeret  nje  aktivitet  te  pershtatshem  per  erresiren . Ne  fund  te  fundit  nuk  ekzistojne  formula  magjike  dhe  nqse  kemi  nje  problem  nuk  ka  magjistarë  apo  zanë  mali  qe  me  një  të  rënë  të  shkopit  magjik  të  na  japin  zgjidhje  te  shpejta  dhe  te  bejne  mrekullira . Jemi  ne  vetë  që  duhet  të  mundohemi  ti  zgjidhim  problemet  me  perpjekje  dhe  durim. Përpiqemi  se  mund  të  na  shkojë  më  mbarë  sa  ç’mund  ta  mendojmë !!

“Ne  kohet  e  vjetra  nje  mbret  vendosi  nje  gur  te  madh  ne  mes  te  rruges. Me  pas  u  fsheh  diku  aty  rrotull  per  te  pare  nese  do  te  merte  njeri  mundimin  t’a  largonte  nga  rruga. Disa  tregetare  dhe  zoterinj  të  lartë  të  oborrit  dhe  shumë  te  pasur  kaluan  aty  dhe  i  ranë  anash  gurit. Disa  prej  tyre  madje  protestuan  kunder  mbretit  duke  thene  qe  ai  nuk  i mbante  rruget  te  pastra , por  askush  nuk  e  mori  mundimin  ta  luante  gurin  qe  aty. Ne  nje  moment  mbreti  pa  nje  fshatar  të  ngarkuar  me  nje  thes  me  perime  tek  ecte  rruges. Fshatari  iu  afrua  gurit  te  stermadh, mbeshteti  thesin  buzë  rrugës , përveshi  mëngët  dhe  provoi  ta  lëvizte  gurin  që  aty. Pas  shume  perpjekjesh , i  djersitur  dhe  i  rraskapitur  nga  lodhja  arriti  t’a  zhvendosë  më  në  fund  gurin  e  madh  anash  rruges.
U  kthye  mbrapa  per  te  mare  thesin  e  tij  me  perime  dhe  në  vendin  ku  më  pare  kishte  qenë  guri  vuri  re  nje  traste  te  vogel .. Trasta  ishte  e mbushur  plot   me  monedha  ari  dhe  në  krye  ishte  nje  leter  e  shkruajtur  nga  mbreti  qe  thoshte  se , monedhat  prej  floriri  ishin  per  njeriun  qe  do  te  hiqte  gurin  nga  rruga.” Fshatari  mesoi  ate  qe  shume  nga  ne  as  qe  mund  t’a  konceptojne:” Te  gjitha  pengesat  jane  nje  mundesi  per  te  permiresuar  gjendjen  tonë”.

Puno  sikur  të  mos  kishe  nevoje  per  para. Duaj  sikur  askush  nuk  të  ka  bërë  të  vuash  kurrë. Kërce  sikur  askush  nuk  po  te  shikon. Këndo  sikur  askush  nuk  po  te  degjon. Jeto  sikur  parajsa  te  ishte  në  tokë! ”

(tregime terapeutike)                                                                   13/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe