Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kanë kaluar plot 80 vjet.

Kanë  kaluar  plot  80  vjet  qe  Freud  nuk  jeton  më. Ishte  23  shtator 1939  kur  themeluesi  i  psikanalizës  vdiq  në  shtëpinë  e  tij  në  Londër  pasi  i  kishte  shpëtuar  tërbimit  te  nazisteve. Gjashtë  vjet  para vdekjes  së  tij, në 1933  nazistët  kishin  djegur  qindra  mijëra  libra, duke  filluar  nga  librat  e  Albert Einstein, të  Karl  Marx, Ernest  Hemingway  e  deri  tek ato  te  Stefan Zweig.

Faqet  e  shkruara  nga  psikanalisti  i  famshëm  padyshim  që  u  bene  pjesë  e  ketij  perroi  të  çmendur dhe  të  pakuptimtë  që  mori  emrin  Bücherverbrennungen. Ky  emër  i  shëmtuar  dhe  i  gjatë  kishte  vetëm një  qëllim : të  shndërronte  në  hi  te  gjitha  veprat  e  vjetëruara  të  intelektualëve  të  së  kaluarës .

 Këtu jemi dëshmitarë të një mësimi të shkëlqyeshëm.

Megjithë  ndjenjën  e  pasigurisë  ekzistenciale  dhe  origjinës  së  tij  hebraike  Freud – i  vertete  vendosi  të  shpëtojë  kokën , por  jo  pa  librat  e  tij  të  shtrenjtë…. dhe  jo  dhjetë, jo  njëqind, as  pesëqind, por  njëmijë….nga  Viena  në  Londër. Kushdo  ne  vendin  e  tij  do  ia  kishte  mbathur  pa  u  menduar  dy  herë, por  të  marësh  me  vete  në  ato  kushte  gjithë  atë  sasi  veprash  letrare  do  të  thotë  shumë… Do  të  thotë  të  duash  të  ruash  njohurite  e  paraardhesve , te  atyre  qe  deri  ne  ate  kohe   kishin  lënë  gjurmën  e  tyre  para  tij. Do  të  thotë  në  një  farë  menyre  të  jesh  mirënjohës  mjeshtrave  të  shenjtë  të  shkencës  dhe  letërsisë.

Megjithatë  nuk  eshte  ashtu, sepse  kur  deshiron  nje  gje   me  shume  force,  është  diçka  që  “ndihet  në  ajër ” për  t’ju  ndihmuar  t’a  përmbushni  atë  dëshirë. Në  këtë  rast, ajo  diçka  “e  magjishme  në  ajër ”, ishte  nje  person  konkret. Ishte  pacientja  e  tij  Marie  Bonaparte,(foto  përbri ) qe  luajti  nje  rol  vendimtar  ne  kete  mesele. Falë  shumave  te  medha  ekonomike  dhe  dashurise  se  saj  per  psikanalizen, u  shpetua  biblioteka  e  pasur  e  Freud  – it  dhe  u  lirua  edhe  e  bija  e  tij  Anna, e  cila  nderkohe  ishte  ne  duart  e  Gestapos..

Me  kete  gjest  Freud  na  meson  se  nuk  duhet  kurre  t’a  mohojme  apo  harrojme  te  shkuaren  tone.  Eshtë   ndoshta  e  kaluara  që  i  jep  kuptim  të  tashmes. Ne  e  njohim  Freud – in  si  zbulues  te  se  pavetedijshmes , por  gjenialiteti  i  tij  inicioi  revolucionin  më  të  madh  të  shekullit  XX. Freud – i  shikon  përpara  tek  e  ardhmja  dhe  për  këtë  arsye  nuk  e  superon  dot  askush . Nëse  ka  ndonjë  gjë  per  te  shtuar  eshte  se  ka  qenë  me  ne  çdo  ditë  për  të  paktën  80  vjet  e  ketej.

(psikologjia pë të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe