Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Përunjësia një virtyt i shkëlqyer.(Historia e karrocës)

Kur  sheh  nje  person  qe  flet  papushim  për veten, nderhyn, lavderohet , krenohet per  arritjet  e  veta, thote  se  ka  aftesi  te  shkelqyera, eshte  prepotent  dhe  shperfill  ç’ka  bejne  te  tjeret  kujto  tregimin e “ karroces  bosh” dhe “qetësohu” !

“Një  ditë  tek  shetisja  me  gjyshin  tim  ndjeva  qe  u  ndal  papritur  prane një kthese  dhe, pas  një  heshtjeje  të  shkurtër, më  pyeti: – Dëgjon  gjë  tjetër  përveç  zhurmave  të  harabeleve ? – Tendosa mire  veshët  dhe  pas  pak  çastesh  u  përgjigja: – Dëgjoj  zhurmen  e  një  karroce. “E  sakte,” tha  gjyshi ,” është  një  karroce  bosh. – Si  e  kupton  qe  është  nje  karroce  bosh  gjysh, kur  nuk  e  ke  pare  ende ? – e  pyeta. –  Ai  u  pergjigj ! – Eshte  e  thjeshte  t’a  kuptosh  kur  nje  karroce  eshte  bosh. Kuptohet  nga  zhurma  pasi  sa me  bosh  te  jete  aq  me  shume  zhurme  ben.”

Te  folurit  shume  per  veten  dhe  arritjet, per  ate  çfare  jemi  dhe  kemi , jane  nje qendrim  qe  shpesh  reflekton  nje  ndjenjë  mungese, boshllëku  ose  pakënaqësie  në  jetë. Në  realitet, ajo  që  flet  është  egoja  jone. Thelbi  yne  është  fshehur  pas shtresave  të  ndryshme  të  pakënaqësisë, pasigurisë  dhe  kotësisë. Mënyra  më  e  mirë  për  të  arritur  esencën  tonë, per  te  zhvilluar  një  qëndrim  të  përulur  dhe  të pasurohemi  si  njerëz, është  të  kërkojmë  brenda  vetes. Nëse  jeta  është  e pakuptimtë, njihe  si  te  tille. Nëse  ndihesh  bosh, pranoje.

Dhe  ne  fakt  nese  ndermarim  nje  qasje  te  tille  ka  shume  mundesi  te  zbulojme  qe  nuk  kemi  më  nevoje  te  mburremi  para  te  tjereve, apo  te  justifikohemi  kur  na  venë  ne  dukje  dobesite, sepse  ndjehesh  i  sigurte  dhe  e  njeh  veten. Kur  e  njeh  veten  e  di  qe  nuk  eshte  e  nevojshme  te  besh  zhurme,  sepse  kush  eshte  plot  brenda  me  veten  e  tij , nuk  e  ndjen  nevojen  te  nxjerre  jashte  gjithçka ☼.

Ka  nje  nevoje  urgjente  ne  kete  botë  per  ca  perunjesi !

Nuk  eshte  aspak  e  veshtire  te  hedhesh syte  verdalle  dhe  te  shohesh  se  sa  shume  njerez  “mbarojnë ” te  shfaqen  superior, mendjemedhenj. Sa  shume  njerez  bejne  gare  per  te  te  thene ; une  jam  me  mire  se  ty, me i  shendetshem  se  ty, jam  me  me  shume  fat  se  ty,  jam  me  i  pasur  se  ty, une  kam  nje  jete  me  te  bukur  se  tenden, une  nuk  jam  aq  deshtak  sa  ty, une  i  meritoj  komplimentat  e  tua, une  çfare  nuk  kam  arritur  ne  jete….  Si  ia  bejne  xhanem  qe  ndjehen  kaq  mire  ne  kete  bote  kaq  devijuese.

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe