Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Televizioni, gazetaria dhe “komunikimi rigjenerues.”

Nje  studim  mjaft  surprizues tregon  se  personat  qe  kishin  parë  për  6  ose  më  shumë  orë  lajmet  per  atentatin  e  Maratones  se  Boston – it  ne  2013, kishin  me  shume  probabilitet  te  shfaqnin  simptoma  te  lidhura  me  çrregullimin  e  ankthit  post – traumatik  sesa   ata  që  ishin  prezent  në  vendin  e  ngjarjes  apo  ishin  plagosur  realisht  nga  ai  atentat. Pra  besoj  se  mesazhi  kuptohet  qarte : Të  shohesh  lajmet  pas  nje  katastrofe  natyrore  apo  nje  sulmi  terrorist  ekziston  mundesia  qe  te  rritet  rrisku  per  nje  gjendje  depresive  apo  i  stresit  post – trauma. Shumë studime shkencore e kanë vërtetuar këtë teori.

Ka pra te dhena te faktuara se : kronikat  qe  shfaqin  ne  media  kane  nje  impakt  te  jashtezakonshem  mbi  qetesine  tone  mendore. Por  nuk  jane  vetem  edicionet  e  Lajmeve  dhe  programet  e  informacioneve  qe  shperndajne  frike  dhe  deshperim, pasi  tashme  TV  eshte  mbushur  plot  me  histori  qe  tregojne  tragjedi, trauma  e  kercenime ; nje  studim  i  vitit 2014  ka  nxjerre  ne  pah  qe  predikuesi  me  i  mire  i  frikes  dhe  ankthit  eshte  koha  qe  shpenzojme  duke  pare  talk  show  ne  televizor. Nuk  po  themi  ketu  qe  duhet  te  mbyllim  syte  dhe  te  mos  shohim  çfare  ndodh, por  mendojme  se  ka  menyra  e  menyra  per  ti  treguar  ngjarjet  qe  ndodhin  neper  bote. Eshte  e  mundur  te  tregohen  tragjedite  duke  u  ndalur  pak  me  teper  ne  disa  detaje  se  ne  disa  te  tjera  dhe  ndoshta  ne  Televizion  ndiqet  shume  objektivi “  t’a  prekim  ne  zemer”  spektatorin  per  t’a  mbajtur  te  lidhur  pas  ekranit, me  efekte  anesore  si ato të  pershkruara  mire  nga  studimet  më  siper.

Organizata  Images and Voices of Hope na  propozon  nje  narrazion (menyre  te  treguari)  ndryshe  te  kronikes  dhe  e  quan  “narracioni (te treguarit) i  rigjenerimit “- qe  eshte  e  perqendruar  e  gjitha  ne  tregimin  e  asaj  qe  quhet  proçesi  i  rekuperimit ; si  ringrihen  komunitetet  pas  nje  katastrofe ? Pas  nje  tragjedie, si  ia  bejne  njerezit  qe  iu  kthehen  impenjimeve ? Si  ngjallet  shpresa  pas  nje  vuajtje kaq  te madhe ?

E  pra  kur  njerezit  shohin, lexojne  apo  degjojne  histori  qe  thellohen  ne  keto  elemente, atehere  po, qe  ndjejne  më  pak  deshperim  dhe  më  shumë  shprese, më  pak  frikë  dhe  më  shume  kurajo, më  shume  predispozite  ndaj  ndryshimeve  pozitive  edhe  ne  jeten  e  tyre.

Nqse  në një ngjarje dramatike  flasim  per  mosdorezim, paperkuelshmeri,vendosmëri ,  eshte shume e madhe predispozita qe keto qendrime te behen ngjitese …Dhe  kjo  nuk vlen  vetem  per  ngjarjet  qe  degjojme  nga  mass  media, por  edhe  nga  dialogjet  e  perditeshme  me  njeri – tjetrin.

Dhe  ne  pritje  qe  gazetaret  te  informohen  dhe  te  praktikojne  nje  komunikim  rigjenerues, mund  te  bejme  diçka  te  vogel  duke  u  perqendruar  ne  historite  qe  une ,ti  iu  tregojme  njerezve  qe  na  rrethojne. Po ! Ajo  qe  ne  zgjedhim  te  bashkendajme  mund  te  gjeneroje  nje  kulture  paperkulshmerie, force  per  te  perballuar vështirësitë ;  Si  i  tregon  ngjarjet  e  familjes  tende ? – Po  ato  qe  i  referohen  komunitetit  ku  ben  pjese ? – po  historite  e  miqesise  tende, e  biznesit  tend, e  jetes  tende ?

Eshte  mëse  e  drejte  te  ndajme  vuajtjet, lodhjen  dhe  problematikat , por  mos  harrojme  te  tregojme  edhe  ate  pjese  te  historise  qe  ngjall  forcen, kurajon , dhembshurine  dhe  mosdorezimin  qe  gjendet  tek  ty  dhe  te  komuniteti  yt.

(Kisha ndërmend  t’i vendosja ketij postimi nje titull “shkundës” per gazetarine & TV, por shkova  menjehere  në  mendje  “komunikimin  rigjenerues ♥♥

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe