Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Në favor të simbolit të psikologjisë S.Freud !

Edhe  pse  kam  patur  shumë  pasione, nuk  kam  patur  kurrë  idhuj, por  unë  kete  luftën  mes  Fans  dhe  Haters  nuk  e  kam  kuptuar  asnjëherë. Ka  plot  grupe  psikologesh  që  me  shume  zjarr  luftojnë  kundër  stereotipit  të  psikologut  me  cigare  dhe  krevat . E  thene  ndryshe  kunder  Freud  dhe  teorisë  së  tij. Po  iu  them  qe  e  kane  betejen  te  humbur . E  kanë  të  kotë ! Edhe  Darwin  dhe  Enstein  jane  simbole  te  shkences , por  asnje  fizikant  dhe  biolog  nuk  behet  keq  per  kete.

Sipas  meje  Freud  nuk  eshte  nje  nga  me  te  medhenjte  e  psikologjise . Sigmund  Freud  nuk  eshte  Jung, nuk  eshte Erich  Fromm, nuk  eshte  William  James , nuk  eshte  Melanie  Klein, nuk  eshte  Albert  Bandura, nuk  eshte  John  Bowlby, nuk  eshte  Albert  Ellis, nuk  eshte  Kurt  Lewin, nuk  eshte  Buhrrus  Skinner, nuk  eshte  Fritz  Perls, nuk  eshte  Eric  Berne, nuk  eshte  Jean  Piaget, nuk  eshte  Anna  Freud , nuk  eshte  Alexander  Lowen, nuk  eshte  Lev  Vygotskij. Sigmund  Freud  eshte  simboli  i  psikologjise.

Tregojani  nje  njeriu  çfarëdo (= jo  psikolog) kete  liste  me  emra  te  cituar  me  lart . Ai  më  i lexuari  mund  te  njohë  Jung. Kush  ka  studjuar  pedagogji  ndoshta  kujton  Piaget . Ndoshta  ndonjeri  mund  te  kete  degjuar  per  “Arti  i  te  dashuruarit” te  Fromm. Ndersa  Freud  eshte  i  njohur  nga  te  gjithe. Jo  vetëm  emri , por  edhe  ai  vete  si  person  eshte  ikonë  e  psikologjise ; mjekra, puro – ja,  syzet  e  vogla  optike, krevati , pallto  e  tij. Ne  revista , ne  filma, ne  reklama , psikologu  eshte  gjithmone  nje  i  vjeter  me  mjeker  dhe  cigare, ose  nje  grua  me  syze  mbi  majen  e  hundes  dhe  një  bllok  shenimesh. Edhe  imazhi  i  poltronit  te  tij  eshte  kaq  i  njohur , (në  të  vërtetë  nje  divan  i  ngushte  mbuluar  me  jasteqe  dhe  tapete  te  vjeteruar , me  nje  mbeshtetese  më  të  lartë  mbuluar  dhe  ajo  me  te  njejtin  tapet  te  konsumuar.)

Personalisht  fytyra  mjekeroshe  e  Freud  me  ngjall  simpati  dhe  nuk  dua  t’ja  di  cila  përqasje  psikologjike  mbahet  si  më  e  mira . Si  psikoterapeut  kur  flas  me  koleget  e  mi  më  intereson  te  di  sa  skizofren  kanë  rigjetur  funksionimin  e  plote,  sa  depresiv  dhe  hipokondriak  jane  sheruar  nga  depresioni  dhe  hipokondria, sa  persona  nuk  kane  me  atake  paniku,  sa  psikotikë  gjejne  kontakt  me  realitetin  dhe  lumturine . Më  intereson  të  di  se  si  i  kane  arritur  keto  rezultate  dhe  sa  jane  te  lidhura  rezultatet  me  karakteristikat  e  tyre  individuale  apo  teknikat  terapeutike  dhe  mbi  te  gjitha  ne  ç’menyre  mund  te  permiresoj  punen  time. Etiketat  dhe  titujt  te  ngjitur  ne  dere  mund  te  me  pelqejne , por  nuk  shtojne  asgjë  thelbësore ,…madje  shpesh  jane  penguese.

Si  thoni  qe  ne  vend  qe  te  harxhojme  kohe  duke  festuar “fundosjen” e  psikoanalisteve  dhe  mbrojtur  “llogoren tone  të  mjere”, ti  shpenzojme  energjite  tona  per  te  kuptuar  etiologjine  dhe  faktoret  që  mbajne  “gjallë”  çrregullimet  psikologjike  dhe  te  testojme  gjithmone  e  me  teper  menyra  solide  zgjidhese  per  ti  parandaluar  dhe  kuruar  ato ?”

Qendrimi  profesional  dhe  korrekt  i  autorit  te  ketij  shkrimi ( te  shkoqur  dhe  të  thjeshtë) me  nxitën  ta  rihedh  te  përpunuar  ne  kete  faqe. Kohë  më  parë  pikepyetjeve  te  mia  mbi  çeshtjen  Freud  &  psikoanalizë ,Dr. Psikiatre – analiste  Elida  Cangonji  ju  përgjigj  me  një  fjali :  Artë  e  dashur (e  fillonte  gjithmonë  keshtu  pergjigjen) ,- “Duam  s’duam , Freud  na  ka  molepsur  të  gjithëve ! ”

(psikologjia  per  te  gjithe )                                                                             6/Maj/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe