Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Fjalët ngrohin zemrën !

Fjalet  ne  ditet  e  sotme.

Fjalori  ynë  është  rrudhur  shumë  për  shkak  të  televizionit , internetit, sms – ve , por  çdo  fjalë  është  një  koncept, një  ide, një  botë  më  vete.Çdo  fjalë  ka  padiskutim  një  domethënie  një  përmbajtje . Duke  e  humbur  atë, duke  e  reduktuar, mënjanuar , humbasim  shumë  nga  ndjeshmëria  jonë, nga  thelbësorja  jonë . Ka  shumë  për  të  thene  mbi  faktin  se  si  degradimi  i  gjuhes  pasqyron  fort  mire  degradimin  e  shoqerise. Po  ky  mund  te  jete  nje  argument  reflektimi  per  nje  here  tjeter…

 Kur  fjalët  rëndojnë .

Fjalët  ngrohin  zemrën, ndezin  turmat, provokojne  revolta, na  bejne  te  enderrojme , te  pershkruajme  nje  fakt , nje  emocion, nje  imazh. Fjalët  tregojne, rrefejne, denoncojne. Fjalet  mund  te  ndajne  dhe  bashkojne. Mund  te  bejne  keq, veçanerisht  kur  personi  që  i  thote  ato  eshte  nje “vrasës”  verbal  shumë  i  zoti. Fjala  vret  me  shume  se  plumbi.

Kjo  teori  ka  dhe  nje  konfirmim  shkencor. Eshte  studjuar  se  vetem  duke  i  degjuar  disa  terma  si “keq” dhe  “shqetësim” truri  ndjen  dhimbje. Kerkues  neurobiologe  te  Universitetit  te  Jena  ne  Gjermani  botuan  rezultatet  eksperimentale  mbi  kete  fenomen. Ata  perdoren  fotografimin  e  substances  gri  dhe  rezonancen  manjetike  funksionale  per  te  matur  vuajtjet  individuale  ndaj  stimujve  verbal  negativ. Duhet  shtuar  se  jo  vetem  fjalet  por  dhe  mendimet (vibracionet  negative)  mund  ta  demtojnë  shendetin, madje (sipas  studimeve  te  fundit) edhe  te  vetë  ata  që  i  “prodhojne” keto  fjale. Kjo  gje  ndodh  jo  vetem  kur  themi  qellimisht  nje  mendim  të  keq, por  edhe  kur  e  mbi  te  gjitha  në  një  mardhënie  terapeutike  apo  afektive  nuk  ka  interesim  të  sinqertë  për  tjetrin, nuk  ka  vërtetesi. Pikerisht  në  këtë  situatë, fjalët  tona  nuk  mbërrijnë  drejt  e  në  zemrën  e  pacientit (apo  të  fëmijës  tone, të  partnerit  tonë) dhe  ndoshta  edhe  mund  t’a  semurin  tjetrin. Zhgënjimi  dhe  lëndimi  eshte  akoma  dhe  me  i  rëndë, kur  personi  na  ka  dhënë  besim  të  plotë.

Fjala  dhe  e  verteta.

Sa  here  rastis  te  shohim  persona  qe  ndjejne  nje  vetevleresim  te  ulet  sepse  nje  prind  apo  nje  mesues  ka  shprehur  pa  kujdes  dhe  pa  takt  fjalë  lënduese. (shumë  më  keq  kur  rendesa  e  gjendjes  shpirterore  ka  ardhur  nga  fjala  e  pavend  e  nje  mjeku  apo  psikologu). Kujdesi  qe  duhet  të  tregojme  në  fjalët  që  shprehim  tregon  kujdesin  që  ne  kemi  ndaj  personit  me  të  cilin  po  bisedojmë. Duhet  te  gjejme  fjalet  e  duhura ; fjalet  jane  te  rëndësishme ! Kujtojme  se  sa  herë, ne  vetë  jemi  lënduar  nga  ofendimet  që  kemi  marë. Ato  na  bejnë  te  ndjehemi  keq, ngjallin  sensin  e  inferioritetit  dhe  të  fajit, të  bejne  te  ndjehesh  i  padenjë , nxisin  jo  rrallë  inat  dhe  urrejtje.

Kujtojme  mire  miq  të  dashur  se  gjithçka  varet  nga  menyra  se  si  i  themi   gjerat…Nje  nga  sfidat  e  njerezimit  eshte  te  mesuarit  se  si   duhet  te  komunikoje. Nga  komunikimi   varet  shume  shpesh  lumturia  ose  merzia , paqja  ose  lufta. Kjo  vlen  edhe  per  te  verteten. Që  ajo  duhet  thene  në  çfarëdo  situate, nuk  diskutohet; por  menyra  se  si  komunikohet  eshte  ajo  qe  provokon  ne  disa  raste  probleme  te  medha. E  verteta  mund   te  krahasohet  me  nje  gur  te  çmuar . Nqse  e  leshojme  kundrejt   fytyres  se  nje  personi , mund  t’a  plagose  ate, por  ne  qofte  se  e  mbeshtjellim   me  nje  leter  delikate  dhe  e  ofrojme  me  dashuri , sigurisht  qe  do  te  pranohet  me  shume  mirenjohje.

(psikologjia për të gjithë)                                                                                         8/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe