Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sinqeriteti i tepruar .

Pak  sinqeritet  eshte  i  rrezikshem, por  sinqeriteti  i  tepruar  eshte  absolutisht  fatal, thotë  Oscar  Wilde. Padyshim  që  ka  ndryshim  të  madh  midis  të  qenurit  i  ndershem  dhe  të  bërit  një  “sinqerticid”. Kjo  fjalë  ndoshta  nuk  i  pelqen  akademise  gjuhesore, por  reflekton  më  së  miri  mënyrën  e  sjelljes  së  dikujt  qe  mund  te  klasifikohet  si “kamikaz  i  te  vertetes”. Ka  nje  ndryshim  te  madh  mes  të  thuash  te  verteten  dhe  t’a  perdoresh  per  ti  bërë  dëm  vetes  dhe  të  tjerëve.

Një  legjendë  në  kufi  të  sinqeritetit  dhe  sinqeritetit  vrasës. (sinqerticid).

Ishte  një  kohë  e  artë  në  Spanjë  kur  në  një  bujtinë  në  Madrid, disa  individë  të  nxehur  nga  pijet  e  shumta  që  kishin  rrëkëllyer  vunë  një  bast  interesant  mes  tyre. – Cili  do  guxonte  ti  thoshte  në  fytyre  Mbretëreshës  që  ishte  shtremaluqe. Donna  Isabel, mbretëreshë  e  Spanjës,  ishte  e  famshme  për  bukurinë  e  saj, por  një  sëmundje  në  vegjëli  i  kishte  lënë  gjysëm  të  paralizuar  këmbën  e  majtë. Ky  difekt  binte  në  sy  kur  ecte  dhe  mbretëresha  e  kishte  bezdi  që  të  tjerët  t’ja  përmendnin. Thuhet  se  një  kalorës  i  mbretërise, i  famshem  për  bejtet, debatet  dhe  aventurat  e  tij, e  pranoi  bastin. Per  çudinë  e  të  gjithëve  u  shfaq  para  mbretereshes  me  dy  tufa  me  lule  dhe  krejt  i  shpenguar  i  tha : “mes  karafilave  të  bardhë  dhe  trëndafilave  plot  aromë; madhëria  juaj  çalon !”.
Nuk  dihet  nëse  anektoda  është  autentike, por  e  vërteta  është  që  na  tregon  diferencën  mes  thënies  të  së  vërtetës  dhe  te  vertetës  vrasëse. Anektoda  flet  per  rendesine  e  zgjedhjes  së  fjalëve. E  megjithate  në  jete  nuk  kemi  gjithmonë   mprehtesinë  dhe  dhuntinë  e  kalorësit , kështu  që  kur  përdorim  tehun  e  të  vërtetës  mund  të  shkaktojmë  shumë  dëme.

 Profili  i  personave  me  sinqeritet  te  tepruar. Ka  mundesi  që  të  gjithë  të  kemi  reaguar  me  nje  sinqeritet  te  ekzagjeruar  në  ndonje  rast. Megjithate  nqse   behet  e  zakonshme  qe  te  themi  haptas  dhe  fare  pa  filtra  te  verteten  duke  lënduar  te  tjeret, do  te  ishte  e  udhes  te  pyesnim  veten  perse  jemi  bere  “kamikaz  të  së  vërtetës.” Në  shumë  raste  ky  atashim  me  të  vërtetën  vrasëse  eshte  shprehje  e  diçkaje  më  të  thellë  që  mund  te  jete  deshira  per  te “denuar” tjetrin  ose  ndoshta  dhe  veten. Ne  fakt  personi  ekstremisht  i  sinqerte  eshte  nje  njeri  qe  beson  se  e  trajtojne  keq, mendon  se  nuk  e  vleresojne   mjaftueshem  ose  qe  po  e  shkelmojne. Ne  keto  raste  ai  perdor  te  verteten  si  nje  armë “ legjitime”  per  te  sulmuar  boten  qe  e  ka  zhgenjyer  tmerresisht. Ekzistojne  gjithashtu  dhe  persona  qe  mendojne  se  jane  ata  te  vetmit  qe  kane  te  drejte  dhe  dashuria  e  tyre  per  te  verteten  lakuriqe  ju  lejon  te  kapercejne  çdo  lloj  finese  në  shoqeri.

Tre  situata  në  të  cilat  të  thuash  të  vërtetën  nuk  është  e  dobishme .

.   1.Kur  e  verteta  nuk  mbart  vlerë. Ne  rastin  e  Mbretereshes  qe  e  dinte  shume  mire  gjendjen  e  saj, ti  kujtosh  te verteten  do  te  thote  te  shtosh  informacion  te  padobishem  qe  shkakton  akoma  dhe  me  shumë  mërzitje . Nga  ana  tjter  kur  personi   eshte  ne  dijeni  te  se  vertetes  dhe  kjo  e  ben  te  vuaj,  nuk  eshte  e nevojshme  t’ja  kujtojme  sepse  eshte  si  të  vendosim  gishtin  ne  plage. 2.Kur  personi  nuk  eshte  gati  të  mësojë  të  verteten. Ka  situata  ne  te  cilat  personi  nuk  eshte  gati  te  degjoje  te  verteten, sepse  mbi  te  gjitha  ajo  mund  ti  shkaktoje  dëme  të  medha  ne  nivelin  psikologjik. Ne  fakt  nje  nga  detyrat  e  psikologut  eshte  pikerisht  te  pergatise  personin  gjate  gjithe  terapise  duke  i  ofruar  instrumentat  e  nevojshem  per  te  perballuar  te  vertetat . 3.Kur  nuk  eshte  momenti  i  duhur. Shpesh  e  verteta  eshte  e  rende, keshtu  qe  ne  menyre  qe  personi  te  perfitoje  eshte  e  rendesishme  te  thuhet  ne  momentin  e  duhur. Nqse  themi  nje  te  vertete  ne  momentin  e  gabuar, si  psh  gjatë  një  zënke  te  fortë, ka  shume  mundesi  qe  personi  tjeter  ta  marë  keq  dhe  te  filloje  te  sulmoje.

Si  ta  shmangim  sinqeritetin  vrases  pa  fshehur  te  verteten ? E  verteta  eshte  gjithmone  me  mire  sesa  genjeshtra, por  ka  raste  ne  te  cilat  eshte  e  nevojshme  t’a  perpunojme  qe  te  mos  shkaktoje  dëme  te  kota. Nuk  ka  miresi  dhe  bukuri  ne  nje  te   vertete  te  hidhur  dhe  te  shprehur  keq. Kjo  nuk  do  te  thote  qe  detyrimisht  te  genjejme, por  te  zgjedhim  me  mençuri  fjalet  e  duhura. Nuk  mjafton “te  jemi  direkt  dhe  ti  themi  gjerat  siç  janë“. Eshte  e  rendesishme  te  jemi  te  kujdesshem, te  vihemi  ne  vendin  e  tjetrit  dhe  te  presim  momentin  e  duhur  kur  tjetri  eshte  me  i  gatshem  t’a  presë  mesazhin  dhe  mund  ta  perdore  ate  per  mire. Mbi  te  gjitha  qellimi  nuk  eshte  të  lëshojmë  një  bombë  dhe  tja  mbathim  duke  e  lënë  tjetrin  te  shpetojë  po  mundi, por  që  e  verteta  të  mundë  ta  ndihmojë  të  përmirësohet  dhe  të  ecë  përpara.

(tregime  terapeutike)                                                                               11/nentor/2017 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe