Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sekretet e një miku të padëshiruar .

Tregon  nje  doktor  psikiatër ! – ” shpesh  shoh  persona  që  më  thonë : “kam  depresion”. Zakonisht  pergjigjem : ” ok, vendose  mbi  tavoline  ti  hedh  një  sy”…. Atehere  më  shikojne  si  të  isha “i  lajthitur”….☺Ne  nuk  kemi  ankth, nuk  kemi  depresion, ne  krijojme  ndjesira  duke  i  shkaktuar  diçka  mendjes  tonë “…

Mirëdita! Po  ju  prezantohem. Pjesa  më  e  madhe  e  personave  me  quan  Depresion. Megjithatë , mund  të  më  njihni  dhe  me  emrat  “çrregullim  i  humorit”, ”depresion madhor”  apo  ndonje  emer  tjeter.  Kam  nje  natyre  shume “gerricëse” dhe  shfaqem  atehere  kur  nuk  e  prisni. Neqoftese  nuk  jeni  te  vemendeshem  une  zmadhohem  ne  menyre  marramendese  deri  sa  mund  t’ju  gjunjezoj. Une  genjej , tjetersoj  mendimet  tuaja  dhe  iu  largoj  nga  njerezit  tuaj  te  dashur, nga  ata  qe  mund  te  kujdesen  per  ju. Ajo  qe  ju  nuk  dini  eshte  se  nuk  jam  kaq  i  pamposhtur  sa  dukem, por  kam  edhe  unë  ca  pika  të  ndjeshme  qe  po  mi  gjetet  më  dobësojnë  shume.  Mjafton  të  më  godisni  në  një  nga  këto  pika  dhe  forca  ime  fillon  të  pakësohet. Po  më  goditët  nga  shume  drejtime , unë  zvogëlohem  dhe  dobësohem  gjithnjë  e më  shumë. Nuk  duhet  t’jua  thoja   dobesite  e  mia, por  beni  kujdes  se  çfarë  do  iu  them  dhe  mbani  shenime :

1.Miqte  dhe  shoket;  kur  jeni  bashkë  në  nje  rreth  të  tillë  mardheniesh  une  filloj  te  kem  frike .Te  qenurit  te  rrethuar  nga  persona  dhe  afekte  do  te  thote  te  mos  jesh  vetem  dhe  kjo  e  ben  praninë  time  më  pak  te  frikshme .

 2.Psikoterapia ; Te  fillosh  nje  psikoterapi  te  bazuar  mbi  dialogun  duke  i  shkuar  thelle  trishtimit  qe  iu  ka  perfshire  nuk  ben  gje  tjeter  veçse  pakëson  “territorin  e  mbreterise”  qe  po  ndertoj. Te  zgjedhesh  te  punosh  me  kurajo  mbi  ndjenjat  e  tua  eshte  nje  nga  aspektet  qe  me  frikeson.

3.Aktiviteti  fizik: kur  filloni  nje  aktivitet  fizik  si  ecja  me  ritëm,  vrapimi  ose  çfaredolloj  sporti  per  te  mare  nen  kontrroll  mendjen  dhe  trupin  tuaj  e  pengoni  punën  time. Nje  nga  gjerat  qe  me  lëndon  është  kur  mereni  me  fizikun  tuaj.

4.Mindfulness; (teknika  anti – ankth) Èshte  e  pamundur  per  mua  te  ngaterrohem  ne  mendimet  tuaja  dhe  t’ju  bej  te  vrisni  mendjen  per  te  shkuaren  ose  te  tanishmen  nqse  praktikoni  ushtrime  mindfulness. Dmth  nqse  beni  kujdes  per  çfare  ndodh  “tani  dhe  këu”  sidomos  në  nje  menyre  kureshtare, te  hapur  dhe  jo  gjykuese. Ky  aktivitet  me  zhvesh  nga  armet  e  mia:  ndjenja  e  fajit, turpi  dhe  frika!

5.Pranimi; Kur  perqafoni  komponente  te  ndryshem  te  jetes  suaj, perfshi  dhe  prezencen  time, çuditërisht  me  beni  me  te  vockel. Ne  momentin  qe  filloni  te  perballeni  me  frikerat, nuk  jane  më  ato  qe  kane  kontrrollin  mbi  ju, por  jeni  ju  qe  keni  kontrrollin  mbi  to. Sa  shume  trishtohem  kur  e  beni  kete !

6.Lumturia; Kur  beni  zgjedhjen  e  vetedijeshme  per   te  patur  nje  jete  te  lumtur, seriozisht  qe  e  vini  ne  rrezik  planin  tim  per  t’ju  mposhtur. Mjaft  qe  thjesht  filloni  te  mendoni  te  keni  nje  dite  pozitive  dhe  une  filloj  te  shkrijë  si  bora  në  diell….

7.Te  qeshesh; Sa  inat  ju  kam  kur  qeshni ! Te  gjitha  heret  qe  angazhoheni  ne  aktivitete  defryese,  filloj  te  nervozohem ! Te  shihni  nje  film  komik  ose  te  beni  shaka  me  miqte  eshte  si  te  me  ngulni  thiken  pas  shpine !

8. Dieta  e  shendeteshme; Kënaqem  kur  filloni  te  kullufisni “ ushqime  plehra” sepse  nuk  beni  gje  tjeter  veçse  rrisni  fuqinë  time. Ne  te  kundert  e  urrej  kur  filloni  te  hani  shendetshem; duke  e  furnizuar  trupin  tuaj  me  sasinë e  duhur   të  kalorive  dhe  stabilizuar  nivelin  e  sheqernave  ne  gjak  jeni  duke  minuar  territorin  tim ! Po  zgjodhët  me  pergjegjesi  dhe  treguat  kujdes  se  çfare  shtini  ne  trupin  tuaj, po  zgjodhët  ushqime  te  shendeteshme  dhe  respektuat  vaktet  eshte  si  të  më  dërgoni  në  gijotinë.

9.Ilaçet ; Kur  konsultoheni  me  mjekun  dhe  vendosni  te  merni  mjekime  antidepresive,  jam  me  të  vertete  i  frikesuar. Nuk  me  pelqen  kur  informoheni  mbi  llojet  e  ndryshme  te  antidepresiveve. Frikesohem  kur  beni  pyetje  per  efektet  e  mira  te  mjekimeve, sepse  tregon  se  po  beni  gjithçka  per  te  me  syrgjynosur  larg  nga  jeta  juaj!

10. Stinet; Kur  e  ndjeni  qe  shpesh  mberrij  ne  nje  stine  te  caktuar (veçanërisht  ne  dimer) filloni  te  fitoni  pushtet  mbi  mua. Sa  shume  inat  iu  kam  kur  beheni  te  vetedijshem  se  prezenca  ime  ne  jeten  tuaj  eshte  e  perkoheshme. E  urrej  kur  i  thoni  vetes ; – do  kalojë !  Aftesia  juaj  per  te  pare  ne  menyre  racionale  dekursin  tim  më  bën  te  thyeshem.

Mendimet  e  funditJu  tregova  disa  strategji  qe  mund  t’i  vini  ne  zbatim  per  te  me  dobesuar  dhe  shporrur  nga  jeta  juaj. Tani  iu  takon  juve  te  zgjidhni  se  çfare  duhet  te  beni  me  gjithe  keto  keshilla  qe  iu  dhashe. Aa… kam  dhe  diçka  të  fundit : zakonisht  perpara  se  t’ju  rrezoj  përdhé  dergoj  sinjale  te  vogla , por  kete  e  keni  ju  ne  dore  nese  doni  t’i  zbuloni  se  cilat  jane…Me  duket  se  iu  thashe  mjaftueshëm !!

(psikologjia per te gjithe)                                                                                2/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe