Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të mësojmë nga bletët për të jetuar më mirë !?

Jeta  është  një  koncept  që  përfshin  shumë  manifestime. Qenia njerëzore është vetëm një shembull  i  këtyre  shprehjeve dhe dallon nga aftësitë e saj për të abstraguar dhe transformuar realitetin. Megjithatë, ekzistojnë lloje  speciesh qe  jane superiore në  aspekte të  tjera, siç  psh  insektet. Nje  shembull nga  mund  te  mesojme  shume  jane  bletët.

Kosherja është një strukturë e jashtëzakonshme shoqërore, një komunitet harmonik dhe efiçent që tregon proven e shkëlqyer të konceptit të punës në grup. Ndoshta asnjë shoqëri njerëzore nuk ka arritur kurrë këtë nivel koherence: ja një gjë thelbësore qe mund te  mesojme nga bletët.Këto insekte të vogla janë vendimtare për balancimin e jetës në tokë. Shumë qenie të tjera të gjalla varen nga aktiviteti i tyre dhe nga funksionimi i duhur i koshereve… Të gjitha aktivitetet e bletëve janë pozitive dhe me përfitim të madh. Le të hedhim një vështrim më të thelle. Nëse bletet  zhduken  nga faqja  e  dheut, njeriut  nuk  do  t’i  mbeteshin  veçse  katër  vjet  jetë: pa  bletë,  nuk  do  të kishte  pllenim, as  bar, as  kafshë, as  njerez.

Çfarë mund  të  mësojmë  nga  bletët; 1) Puna në  grup

Në  botën  e  bletëve  nuk  flitet  kurre  në  njëjës. Secili  dhuron  kontributin  e  vet  individual  per  një  qëllim  të  përbashkët. Kosheret  janë  struktura  të  përkryera  shoqërore  në  të  cilat  çdo  individ  i  kryen  detyrat  e  tij  të  sinkronizuara   ne  menyre  perfekte me  të  tjerët. Në  botën  njerëzore, ne  të  gjithë  varemi  nga  të  gjithë, por  në  realitet  kemi  krijuar  iluzionin   e  individualizmit. Rrobat  që  veshim  apo  ushqimi  që  konsumojme  na  vjen  falë  te  tjereve, por  shpesh  mendojmë  qe  nuk  kemi  nevoje  per  tjetrin  se  na  mjafton  vetja.

2) Te maresh nje rol dhe ta shpiesh deri ne fund.

Çdo  blete  luan  nje  rol  te  caktuar  brenda  zgjoit. Nuk  ka  konfuzion  ne  funksione; çdonjera e  di  mire  çfare  duhet  te  bej  dhe  e  çon  deri  ne  fund  detyren. Kjo  shoqeri  e  vogel  e  ketyre  insekteve  eshte  mjaft  komplekse. Ne  pergjithesi  ka;  nje  mbretereshe, meshkujt  dhe  bletet  punetore.Kategoria  e  fundit  perfshin  bletet  kujdestare, bletet  rojtare  dhe  bletet  grumbulluese (mbledhese). Krijesat  njerezore  duhet  te  mesojne  nga  bletet; ne  kolektiv  secila  duhet  te  luaje  nje  rol  preçiz.Ne fakt  ky  diskutim  per  njerezit  eshte  me  i  nderlikuar  sepse  mund  te  ndryshojme  rol  me  shume  lehtesi. Megjithate  nderkohe  qe  jemi  duke  kryer  nje  detyre  te  caktuar, ideale  eshte  te  perqendrohemi  vetem  dhe  krejtesisht  te  kjo  gje , ashtu  siç  bejne  bletet.

3) Perkujdesje reciproke. Kur  bleta  mbledh  nektarin, nuk  e  ben  per  veten  e  saj , e  ben  sepse  eshte  thelbesore  per  mbijetesen  e  zgjoit. Bletet  grumbulluese  jetojne  30  dite. Koha  e  nevojshme  per  te  prodhuar  mjaltin  eshte  dy  muaj. Kjo  do  të  thotë  që  keto  blete  nuk  kane  per  t’a  arritur  frutin  e  punes  se  tyre; zemergjeresia  e  tyre  eshte  e  mahniteshme. Sot, qeniet  njerëzore vështirë  se  tregojnë këtë  bujari  kaq  të  madhe  dhe  sëpari  mendojnë  për  veten  sesa  per  komunitetin, deri  në  atë pikë  sa  ja  bëjnë  jetën  të  pamundur  “specieve”  te  tjera. Madje  shumë  kanë  besimin  e  fortë  se  është  e  drejtë  të  shkelësh  të  tjerët  per  te  perfituar  vete. Kane  shume  per  te  mesuar  nga  bletet.

4) Memorje  te  shkelqyer. Bletët  janë  insekte  të  vogla  me  një  tru  gjenial. Ndonjëherë  ju duhet  të  udhëtojnë  ne  distanca  të  largeta, por  gjithesesi  arrijnë  t’a  gjejnë  rrugën  per  në  zgjua.  Identifikojne  pika  referimi  që  i  orientojne  te  kujtojne  rrugen. Shkencëtarët  kanë  zbuluar  se  bletët  gjithashtu  gëzojnë  aftësi  matematikore  bazë. Qenia  njerëzore  duhet  të  kuptojë  se  asnjë  lloj  kafshe  nuk  është  më  inferiore  se  ai.. Është  e  mundur  që  një  bletë  t’ja  kaloje  aftesise  per  te  memorizuar  të  shume  njerezve  te  cilet  ne  menyre  qe  te  mos  i  harrojne  gjerat  i  shkruajne  në  axhendë. Ato  na  mësojnë të admirojmë  jetën  në  të  gjitha  format e  saj.

5) Barazia dhe ndjenja e drejtësisë. Meshkujt  brenda  kosheres  konsiderohen  krejtesisht  meshkuj  dhe  si  te  tille  detyra e  tyre  është  të fekondojnë  mbretëreshën. Ata  nuk  duhet  të  punojnë  si  bletët  punëtore, por kjo nuk do të thotë  se ky  privilegj  nuk  ka  një  çmim. Nga  njëra  anë, vetëm  më  i  forti  arrin  të  fekondojë  mbretëreshën  dhe  me  pas  ngordh.. Të  tjerët  debohen  nga  zgjoi  dhe  duhet  të  enden  derisa  të  gjejnë  një  tjetër  zgjua  që  i  mirëpret. Nëse  kushtet  bëhen  të  vështira  gjatë  dimrit,  jane   meshkujt  qe  duhet  të  largohen  nga  zgjoi  dhe  praktikisht  jane  te  ndeshkuar  me  vdekje.

Kjo  formë  organizimi  nënkupton  pra, një  sens  drejtësie: privilegjet dhe  detyrat  jane  te  ndara  ne  menyre  te  barabarte. Të  gjithë  ne  njerëzit  duhet  të  mësojmë  nga  bletët dhe  të  përhapim  shembullin  e  tyre  në  botën  tone , ku  padrejtësia  në  disa  raste (madje në  shumicën)  mbreteron  e  lire.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                                            19/dhjetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe