Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mos  bëj  si  majmun  dhe  ti !

Disa  gjahtarë  përdorin  një  metodë  shume  te  veçante  per  te  kapur  majmunet. Marin  nje  arre  kokosi  i  hapin  nje  vrime, e  boshatisin  dhe  i  fusin  brenda  nje  frut. Qellimi  eshte  qe  vrima  te  jete  e  madhe  aq  sa  ta  lejoje  doren  e  majmunit  te  futet  brenda  dhe  t’a  kape  frutin, por  nuk  eshte  mjaftueshem  e  madhe  sa  majmuni  t’a  nxjerre  doren  bashke  me  frutin  qe  ka  kapur. – Kur  majmuni  mberrin  dhe  shikon  arren , e  fut  doren  per  ta  marre  dhe  tenton  te  ikë, por  dora  bashke  me  frutin  eshte  shume  e  madhe  dhe  i  ngec  brenda. Gjuetari  i  afrohet  dhe  majmuni  ne  vend  qe  t’a  hape  doren  dhe  t’a leshoje  frutin  duke  pranuar  keshtu  humbjen  e  ushqimit , tregohet  lakmiqar  dhe  insiston  që  t’a  nxjerre  atë. Pikerisht  ne  kete  formë, pjesa  me  e  madhe  e  majmuneve, kapen  nga  gjahtaret . Eshte  kembengulja  qe  e  “verbon”  majmunin.  Eshte  kaq  i  forte  “atashimi”  me  ushqimin  saqe  sakrifikon  jeten  për  të.  Sa  budallenj  qe  jane  dhe  keta  majmunet .!! –  apo  ndoshta  Jo !

Historia  e  gjahtarit  dhe  majmunit  na  mëson  se  nëse  e  lemë  lakminë, mund  të arrijmë  lirinë  dhe  lumturinë  që  kërkojmë  çdo  ditë.

Cila  eshte  arra  jote  e  kokosit ? – Çfare  vazhdon  te  shtrengosh , qe  po  te  mban  ne  kurth, çfarë  po  të  mban  peng !? – Paratë, ideja  qe  ke  per  lumturine,  inati, hakmarrja ?…  idetë  dhe  pritshmëritë  sesi  duhet  te  reagoje, mendoje, sillet, veproje  partneri  qe  ke ? –  Ndoshta  edhe  ti  si  majmuni  sikur  ta  leshoje  sado  pak  veten  do  ishe  me  i  çliruar  dhe  mbase   drejt  lumturine  do  te  shkoje , duke  ndjekur  ndoshta  nje  tjeter  rruge. Nuk  ka  rendesi  se  çfare  lloj “lidhje “  ke  ne  kete  moment.  Provo  t’a  pyesesh  veten ; –  mos  ndoshta  vallë  eshte  pikerisht  momenti  që  ti  leshë  gjerat  te  rrjedhin !? –  Mos  e  prish  paqen , qetesinë, lumturine   tënde , per  nje  version  te  rremë  te  nje  arre  kokosi… vetem  ne  mos  qofsh  majmun  dhe  ti !!

(tregime  terapeutike)                                                                                     19/dhjetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe