Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Më mirë mendjehapur kundrejt të resë…

Imagjino  sikur  je  duke  udhëtuar  me  nje  fuoristrade  në  mes  të  një  xhungle  dhe  papritur  shikon  nje  krokodil  qe  te  pret  rrugen. Perse  valle  e  kaloi  rrugen  krokodili?  Çfare  pyetje  eshte  kjo ?!- mund  te  thoni  ju. – nuk  eshte  çudi  qe  t’a  hasim  krokodilin  ne  nje  xhungel! – Por, nuk  eshte  kjo  çeshtja.  Çeshtja  eshte  se  profesioniste  te  ndryshem  te  njejtes  pyetje  do  ti  pergjigjeshin  ne  menyra  krejtesisht  te  ndryshme. Psh  nje  biolog  mund  te  thote  qe  krokodili  e  kaloi  rrugen  sepse  pa  nga  ana  tjeter  nje  partner  te  favorshem  me  te  cilin  mund  te  çiftezohet. Nje  kineziolog  mund  te  thote  se  krokodili  e  kaperceu  rrugen  sepse  muskujt  e  shputes  u  kontraktuan, arriten  te  levizin  kockat  dhe  u  zhvendosen  me  hapa  te  vegjel.Nje  neuroshkencetar  mund  te  thote  qe  krokodili  e  kaloi  rrugen  sepse  neuronet  e  trurit  te  tij  vepruan  dhe  provokuan  levizjen  e  gjymtyreve …e  pra  kush  ka  te  drejte ? Teknikisht  askush  nga  keta  persona  nuk  ka  gabuar  e  megjithate  askush  prej  tyre  nuk  ka  nje  vizion  te  plote  te  asaj  qe  ndodhi. E  gjitha  kjo  sepse  çdonjeri  prej  tyre, per  te  dhene  nje  pergjigje, shpreh  modelin  e  vet  mendor, ose  me  mire  modelin  personal  te  vizionit  qe  ai  vete  ka  per  jeten  te  formuar  nder  vite  nepermjet  studimeve ,eksperiencave, etj. Pikerisht  per  kete  shtrohet  çeshtja: sesi  te  mendojme  ne  menyre  me  te  gjere, me  komplete, me  te  dobishme, jo  te  limituar  ne  nje  vizion  te  vetem  te  realitetit, por  te  jemi  ndoshta  me  fleksibel  dhe  me  te  hapur.- Sepse  po  ta  mendosh  mire  do  te  thote  te  kesh  disa  çelesa  zberthimi  per  te  njejtin  fenomen, te  arrish  te  perftosh  dhe  te  zoterosh  nje  numer  me  te  madh  modelesh  mendore.

Çfare  eshte  nje  model  mendor ?- eshte  nje  menyre  te  shpjeguari  sesi  funksionon  diçka, nje  koncept, nje  skeme, apo  nje  vizion  per  boten  qe  ti  ke  ne  mendjen  tende. Psh  kerkese – oferte  eshte  nje  model  mendor  qe  te  ndihmon  te  kuptosh  si  funksionojne  disa  aspekte  te  ekonomise. Teoria  e  lojes  eshte  nje  model  mendor  qe  te  ndihmon  te  kuptosh  disa  gjera  mbi  marrdheniet  njerezore. Entropia  eshte  nje  model  mendor  qe  te  ndihmon  te  kuptosh  si  funksionon  kaosi  dhe  degradimi. Modelet  mendore  jane  thelbesore  sepse  udheheqin  perceptimin  qe  ne  kemi  per  gjerat, pra  udheheqin  sjelljen  tone. Jane  ato  instrumenta  te  mendimit  qe  perdorim  per  te  kuptuar  jeten, per  te  marre  vendime,per  te  zgjidhur  problemetModelet  mendore  nuk  jane  perfekte, por  eshte  e  qarte  qe  jane  te  dobishme. Ka  disa  modele  mendore  qe  nuk  jane  te  aplikueshem  ne  çdo  kontekst  te  jetes , ne  çdo  situate  qe  jetojme, por  ne  nje  fushe  te  caktuar  na  kane  ndihmuar  te  bejme  progres  te  jashtezakonshem, si  te  ndertojme  ura  psh, te  udhetojme  ne  hapesire, etj. Çeshtja  eshte  se  kush  ka  ne  dispozicion  pak  modele  mendore  ka  nje  potencial  inferior  ne  momentit  qe  i  duhet  te  perballet  me  sfida  te  reja, ose  kur  i  duhet  te  zgjidhe  probleme  te  reja.Psh  nqse  ne  vete  apo  dikush  qe  njohim  ka  vetem  nje  model  mendor  qe  predominon  do  kerkoje  ti  zgjidhe  gjerat  gjithmone  ne  te  njejten  menyre, sepse  do  ta  shohe  boten  gjithmone  dhe  vetem  nepermjet  kesaj  lenteje. Madje  duke  patur  vetem  nje  model  mendor, mundesite  e  deshtimit  mund  te  rriten, sepse  do  te  kesh  tendencen  te  aplikosh  te  njejten  zgjidhje  per  probleme  realisht  shume  te  ndryshme  mes  tyre. Dhe  pikerisht  ajo  qe  mund  te  jete  nje  kompetence  shnderrohet  ne  nje  problem, ne  nje  limit, ne  nje  frenim. E  përmbledhur  ne  nje  thënie  te  A. Maslow  e  gjitha  kjo  është: Nqse   instrumenti  i  vetem  qe  ke  në  dorë  eshte  çekiçi, do  fillojë  çdo  gjë  të  të  duket  si  gozhdë. Pra  eshte  e  rendesishme  per  çdonjerin  nga  ne  te  pakten  te  fillojme  te  reflektojme  si  mund  te  gjejme  mundesine  per  te  zgjeruar  modelet  mendore, duke  kultivuar  gjithmone  friken  e  shendeteshme  qe  te  mos  lidhemi  kurre  ne  menyre  te  ekzagjeruar  pas  nje  modeli  te  vetem  mendor. Si  mund  t’i  shumefishojme  modelet  tona  mendore? – te  lexuarit  eshte  nje  instrument  i  fuqishem.Lexojme  jo  vetem  mbi  gjerat  qe  lidhen  me  profesionin  tone, por  edhe  ne  fusha  te  tjera, pasi  keshtu  mund  te  hyjme ne  modele  mendore  te  ndryshme. Udhetimet  dhurojnë  nje  mendje  te  hapur. Nje  tjeter  mundesi  eshte  te  frekuentojme  persona  qe  jane  krejtesisht  te  ndryshem  nga  ne. Kjo  sepse  duhet  te  shkojme  drejt  integrimit  te  njohurive, sepse  krijimi  dhe  shpikjet  lindin  ne  rastet  kur  idete  shkembehen  mes  tyre. Pra  shpesh  nuk  eshte  çeshtje  inteligjence, por  aftesie  te  jesh  mendjehapur  ndaj  modeleve  te  reja  qe  ndoshta  duket  sikur  nuk  te  perkasin  ose  i  shohim  shume  larg  nesh, por  pikerisht  pse  jane  shume  larg  modelit  tone  jane  ne  gjendje  te  na  bejne  te  dalim  nga  zona  e  komfortit  mental  dhe  te  prodhojme  gjera  te  reja  me  vlere. Me  mire  nje  mendje  e  hapur  kundrejt  te  resë  sesa  nje  mendje  e  mbyllur  nga  dogmat.

(psikologjia  per  te  gjithe)                                                                                   4/dhjetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe