Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Po filloj të dyshoj se dashuria e jetës time jam unë vetë !

Dashuria  e  jetes  time  jam  une  dhe  t’a  thuash  me  zë  të  lartë  këtë  gjë  nuk  është  një  akt  egoizmi  dhe  as  mendjemadhesie, por thjesht  nje  e  vertete  për  te  cilen  gjithesecili  nga  ne  duhet  te  jete  i  vetedijshem  si  kafja  e  mengjesit  qe  pime  çdo  dite.  Nuk  eshte  egoist  ai  që  kujdeset  per  veten, që  kapercen  frikerat, që  kuron  plaget, që  le  pas  shpine  gjerat  qe  e  kane  lënduar  keq  per  te  perballuar  te  nesermen  me  më  shume  optimizem  dhe  rezistence. Sepse  po  te  jemi  mire, jemi  ne  gjendje  t’ju  japim  me  te  miren  tone  edhe  te  tjereve..,do  jemi  ne  gjendje  te  jemi  te  lumtur dhe  te  ofrojme  lumturi.Nuk  kemi  nevoje  te  jemi  me  te  mire  se  te  tjeret  dhe  as  te  kemi  ate  qe  kane  te  tjeret. Na  mjafton  te  jemi  vetvetja ,te  jemi  dashuria  e  jetes  tone, per  t’ju  dhene  te  tjereve  me  te  miren  qe  gjendet  brenda  shpirtit  tone  te  qete, zemres  tone  te  patrazuar  pa  urrejtje  dhe  pendesa.

Mund  te  surprizohemi, por  e  verteta  eshte  se  nuk  eshte  e  lehte  te  arrijme  t’a  duam  veten  plotesisht  dhe  pa  limit. Ne  nje  fare  menyre  jemi  mesuar  ti  japim  perparesi  nevojave  te  te  tjereve  dhe  shpesh  here  lidhemi  me  gjerat  sikur  janë ato  perfaqesimi  i  identitetit  tone ; puna, shtepia, parate

Duaje vetenEkzistojnë  shumë  dimensione  që, shtresë  pas  shtrese, na  mbulojnë, duke  krijuar  një  mburoje  të blinduar  që pak  nga  pak, na  bën  të  humbasim  thelbin  e  dashurisë  ndaj  vetes…Por  nuk  duhet  t’a harrojmë  kurrë  se  nëse  ne  jemi  mirë  edhe  bota  është  mirë. Nëse  mendimet  dhe  emocionet  tona  nuk  shkëlqejnë  nga  harmonia  e  brendshme  që  vjen  nga  respekti  për  vetveten, realiteti  ynë  do  të  shtrembërohet . Reflektojme  mbi  kete …

E  kisha  harruar : dashuria  e  jetes  time  jame  une. Ndoshta  per  nje  moment  e  keni  harruar  faktin  se  dashuria  e  jetes  suaj  jeni  ju, sepse  iu  keni  dhene  perparesi  te  tjereve, ose  ndoshta  nuk  e  keni  kuptuar  kurre, sepse  qysh  nga  femijeria  iu  kane  bere  te  ndiheni  te  pasigurte  dhe  iu  kane  percjelle  vlera  qe  nuk  iu  kane  vene  kurre  ne  vendin  e  pare. Vjen  gjithmone  nje  moment  ne  jete  ne  te  cilin  kemi  nevoje  te  shkeputemi  nga  disa  gjera, persona  apo  situata. Disa  e  quajne  egoizem, ne  do  ta  quajme  dashuri  per  veten (amor  proprio).

“Vetë – dashuria”  nuk  është  diçka  që  mësohet  në  bankat  e  shkollës. Është  një  aspekt  që  secili  prej nesh  zbulon  ngadalë, si  dikush  që  gjen  një  armë  të  fuqishme  per  te  cilen  askush  nuk  i  ka  folur  me  pare. Por  pse  ndodh  kjo? Në  jetë  na  edukojne  duke  na  transmetuar  nje  vlere  shume  te  rendesishme  dhe  thelbesore  qe  eshte  dashuria  dhe  respekti  ndaj  te  tjereve , por  shumë  shpesh  harrojnë  të  na  mësojnë  se  sa  e  rëndësishme  është  të  duam  vetveten. Fakti  i  dhënies  përparësi  vetvetes  nuk  shihet  me  sy  te  mire  dhe  nganjëherë  gjykojmë  disa  reagime  tipike  si  të  fëmijëve  si  një “egoizëm  foshnjor”. Vetë – dashuria  nuk  është  asgjë  tjetër  përveçse  vetëdijes  për  faktin  se;  “jemi  ne  dashuria  e  jetës  sonë ”…nuk  është  një  veprim  egoizmi… JO !-  nqse  ky  dimension  na  ndihmon  të  ndërtojmë  dhe  të  mbrojmë  vetëbesimin  tonë. Askush  nuk  e  do  veten  sepse  e  konsideron  ate  më  të  mirë  se  të  tjerët, më  të  zonjen  ose  me  më  shumë  të  drejta. Ne  e  duam  veten, për  t’a  mbrojtur, për  t’a  njohur  më  mirë , për  të  shmangur  manipulimet  e  mundeshme , për  të  ditur  se  çfarë  duam  dhe  çfarë  jo.

“Vetë – dashuria”  nuk  është  një  ndjenjë  nga  e  cila  duhet  të  na  vijë  turp. Jo  vetëm  që  është  një  mjet themelor  për  mirëqenien  tonë, por  na  ndihmon  të  krijojmë  një  ekuilibër  që  mundeson  edhe  të  respektojmë  të  tjerët  dhe  të  jemi  më  empatik. Pavaresisht  rrethanave  qe  na  kane  bere  te  harrojme  se  shtylla  e  jetes  tone  jemi  ne  vete, nuk  eshte  kurre  vone  te  rikuperojme  kete  bindje…kete  force  te  brendeshme  qe  na  sjell  nje  ekuiliber, qe  na  ben  te  lumtur dhe  ndihmon  te  ndjehen  mire  njerezit  qe  duam, ata  qe  e  meritojne  vertete. Kini  kurajon  te  doni  veten  dhe  t’i  kushtoni  kohen  e  merituar, sepse  te  duash  veten  nuk  do  te  thote  kurresesi  te  mos  duash  te  tjeret.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                   2/dhjetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe