Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Fjalët NUK i mer era !

Fjalët  janë  thelbësore  dhe  përbejnë  bazën  e  marrëdhënieve  tona. Shumë  studime  kanë  treguar  se  fjalet  shkaktojne  disa  reaksione  ne  trurin  tone. Ato  shkaterruese  psh, rrisin  prodhimin  e  hormonit  te  stresit, ndersa  ato  pergezuese, sjellin  nje  sekretim  te  shtuar  te  hormoneve  te  kenaqesise. Shpesh  degjojme  te  perseriten  fraza  si : “fjalet  i  mer  era”, “ nuk  te  gjen  gje  nga  fjalet”, nen  driten  e  teorise  se  zhvillimit  te  gjuhes  gjate  periudhes  se  shek  te  XX. Sot e  dime  mire  qe  fjalët  janë  mjete  të  vërteta  komunikimi  dhe  njerëzit  janë  “fjalime  shëtitëse”.

Të  gjithë  perbëhemi  prej  fjalësh, të  cilat  nuk  janë  asgjë  tjetër  përveçse  materializimi  i  ideve  dhe  idetë  materializojnë  kulturën. Nderveprojme  me  veten, me  të  tjerët  dhe  me  mjedisin  nëpërmjet  kulturës, ideve  dhe  fjalëve. Për  këtë  arsye, këto  të  fundit  janë  pjesë  e thelbit  të  qenies  njerëzore, me  një  ndikim  shumë  të  rëndësishëm.Te  vetmet  fjale  qe  i  mer  era  jane  ato  qe  nuk  na  interesojne, ndersa  ato  qe  kane  te  bejne  me  ne  apo  me  ngjarjet  tona, padyshim  qe  vlejne. Ato  nuk  fluturojne  tutje, por  qendrojne  aty , duke  modeluar  ndjesitë, emocionet  tona, deri  sa  arrijne  ne  koshiencen  tone. Mund  te  themi  qe  shprehjet  verbale  jane  te  rendesishme  aq  sa  faktet.

Gjuha  dhe  impakti  i  saj  mbi  trurin. Një  nga  supozimet  më  interesante  të  neuroshkences  pohon  se  çdo  fjalë  gjeneron  reagime  të ndryshme  në  tru. Shprehjet  pozitive  dhe  negative  shkaktojnë  ndryshime  të  matshme. Një  nga studimet  më  gjithëpërfshirëse  në  këtë  drejtim  është  ajo  e  kryer  nga  psikiatrit  Mark  Waldman  dhe Andrew  Newberg, autorët  e  librit “Fjalët  mund  të  ndryshojnë  trurin  tuaj.” Libri  tregon  disa  reagime  kurioze  të  trurit  të  shkaktuara  nga  fjalët “po” dhe “jo”. Kur  një  fjali  fillon  me  fjalën “jo”, truri  fillon  të  leshoje  më  shumë  kortizol, hormon  stresi. Nga  ana  tjetër, nëse  fraza  fillon  me “po”, shihet  një  prodhim  më  i  madh  i  dopaminës, hormonit  të  kenaqesise. Në  perputhje  me  kete , një  studim  i  kryer  nga  Universiteti  Friedrich  Schiller  ka  treguar  se  shprehjet  dashamirëse  dhe  pozitive  aktivizojnë  korteksin  prefrontal  të  trurit, një  zonë  të  lidhur  me  vetëvlerësimin  dhe vendimmarrjen  emocionale.

Fjalet  pozitive  dhe  negativeQuajmë “fjalë  negative” ato  që  percjellin  një  mesazh  të  dhunshëm  ose  agresiv  dhe  që, në  një  mënyrë  apo  tjetër, rezultojne  shkatërruese. Me  sa  duket, ato  kanë  një  ndikim  shumë  më  të  fortë  dhe  më  të  qëndrueshëm  sesa  shprehjet  pozitive. Mjafton  te  mendojme  qe  leximi  i  nje  liste  me  fjale  negative, rrit  nivelin  e  ankthit. Shembull  per  kete  jane  fjalet “vdekje, semundje, trishtim, dhimbje, varferi, etj.

Disa  studime  argumentojnë  se  efekti  i  një  fjale  negative  nuk  është  i  njëjtë  me  atë  të  një  fjale pozitive. Ky  aspekt  është  veçanërisht  i  theksuar  kur  termi  negativ  në  fjalë  i  drejtohet  shprehimisht  personit  dhe  karakteristikave  të  tij. Për  të  dobësuar  efektin  e  një  fjale  negative, ne kemi  nevojë  të  paktën  per  pesë  pozitive. Nuk  mjafton  një  justifikim, duhet  shume  me  teper  se  kaq. Fenomene  interesante  janë  vërejtur  edhe  në  vendin  e  punës. Psh, është  parë  se  nëse  një  punonjës merr  fjale  vlerësuese  për  punën  e  tij, ka  predispoziten  të  lidhet  gjithnje  e  me  shumë  me  punën  dhe  është  më  bashkëpunues  dhe  produktiv.

Bejme  kujdes  me  ato  qe  themi.

Një  person  arrin  te  thote 70,000 fjalë  në  ditë. Duke  qenë  një  veprim  i  shpeshtë  dhe  i  përditshëm, nuk  mund  ta  nënvlerësojmë. Në  fund  të  fundit, fjalët  janë  esenca  jonë  dhe  formojnë  bazën  e marrëdhënieve  tona. Përdorimi  korrekt  i  fjalëve  ka  potencialin  e  madh  të  përmirësoje ose  përkeqësoje  jetën  tone.Eshtë  shumë  e  rëndësishme  t’i   kushtohet  vëmendje  pra  mënyrës së  përdorimit  të  gjuhës, mbi  të  gjitha  në  situata  të  tensionuara, konflikte  apo  pakenaqesi.. Në  këto raste, nuk  duhet  t’i  kushtojmë  vëmendje  vetëm  asaj  që  iu  themi  të  tjerëve, por  edhe  asaj  që  i themi  vetes. Ndonjëherë, thjesht  kemi  nevojë  për  një  çast  heshtjeje  për  të  gjetur  fjalet  e  duhura  për  të  shprehur  më  mirë  atë  që  mendojmë  apo  ndjejmë.

Fuqia  e  fjalëve  është  me  të  vërtetë  e  madhe. Psikologu  kolumbian  Carlos Cuéllar  na  sygjeron  që  të  fillojmë  dhe  të  mbarojmë  ditën  duke  falenderuar  që  jemi  gjallë. Ky  gjest  i  thjeshtë  është  i mjaftueshëm  për  të  përmirësuar  ndjeshëm  shëndetin  tonë  fizik  dhe  mendor. E  transformojmë  gjuhën  tonë  ne  një  aleat  për  mirëqenien  tonë  personale  dhe  jo  ne  një  kurth.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                                      1/dhjetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe