Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Studiuesit e vërtetë janë të ngjashëm me bletët .

Jemi  ankuar  shumë  për  situatën  si  mos  më  keq  të  shkencës  akademike. Për  fat  të  keq  edhe “shkenca  pionieristike” është  në  kushte  të  mjerueshme. Pothuajse  te  gjithe  hulumtuesëve  aktualë  iu mungon  si  përunjësia, karakteristike  tipike  e  shkencëtareve  të  vertete  ashtu  dhe  pergatitja  e  duhur  epistemologjike. Elaborojnë  teorite  e  tyre,(as  me  eksperimente  mendore  madje) por  shpesh  nepermjet  supozimeve  arbitrare  ose  ideve  te  tyre  imagjinare  dhe  shperndajne  me  shpejtesi  te  verteten  e  tyre… Shperndajne “ te  verteta ” kur  ende  nuk  kane  kuptuar  se  ç’ështe  “ realiteti ”. Nuk  mund  te  hiqesh  si  studiues , akademik  dhe  doktor  i  madh  kur  nuk  ke  piken  e  njohurive.

Pas  kesaj  hyrje  kritike  te  pergjithesuar  dhe  “thumbuese”, për  ata  që  bëjnë  gjoja  sikur  rrinë  gjithë  kohës  përmbys  mbi libra , më  poshtë  është  një  copëz  “himni”  per  studiuesit  e  vertete:

Studiuesit  e  vërtetë  janë  të  ngjashëm  me  bletët : si  këto “hymenoptere”  qe  fluturojnë  mbi  lule  të  llojeve  të  ndryshme  për  të  thithur  nektarin, kështu  edhe  njerezit  e  etur  per  dituri  nxjerrin  idete  dhe mësimet  më  të  mira  nga  libra  dhe  teori  të  ndryshme, duke  e  ngjyer  mendjen  dhe  penën  në  burime  të  shumefishta. Ashtu  si  bletët, ata  i drejtohen  mbi  të  gjitha  Natyres, sepse  e  dine  qe  ajo  eshte  mjeshtrja ! Ata  nuk  i  perbuzin  lulet  e  thjeshta , te  parendesishme  ne  dukje ; dine  t’ua  nxjerrin  pjalmin. Te  ketillet  jane  alkimiste, qe  e  transformojne  nektarin  ne  mjalte  te  verdhe, ne  dyll  te  geshtenjte…Dijet  e  tyre  nuk  jane  as  analitike , as  shkencore , por  thelbesisht  inspiruese  dhe  mrekulluese. Shkenca  e  tyre  eshte  nje  shkence  e  padallueshme  nga  arti ; e  zhytur  ne  bukuri. Eshte  nje  kulture  e  kultivuar  ne  token  e  Jetes, me  rrenjet  ne  bote  dhe  deget  te  shtrira  drejt  pafundesise.

Urojmë  të  gjithë  shkencëtaret  e  rinj  të  nisin  dhe  shpien  përpara  hulumtimet  e  tyre  të  udhëhequr  nga  parimi  i  kesaj  fraze: “Çdo  kërkim (shkencor) është  një  udhëtim  në  një  oqean  të  gjerë  dhe  enigmatik, nuk  duhet  të  kemi  frikë  as  nga  stuhitë  as  nga  e  panjohura , por  vetëm  nga  ujrat  e  qeta.”

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe