Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Përpara bukurisë mahnitëse. (Sindroma e Stendhal-it)

mund  të  “çmëndemi ” përpara  bukurisë ? Me  shume  gjasa  PO  dhe  ata  që  e  shkaktojne  më  shpesh  kete  gjendje  çmendurie  duket  se  jane  dy ; Michelangelo (1475-1564) dhe  Caravaggio (1571-1610). Perpara  veprave  te  artit  te  ngarkuara  me  domethenie  simbolike, ambivalente, sensuale  dhe  turbulluese, qe  mund  te  prekin  aspekte  te  te  pavetedijshmes  te  paeksploruara  apo  te zhvendosura  mund  te  jetojme  nje  eksperience  qe  provokon  vuajtje  psiqike  qe  njihet  me  emrin  Sindroma  e  Stendhal – it. (ose  sindroma  e  Firences)

Përvoja  e  Stendhal  në  Firence

Emri  i  kësaj  syndrome  eshte  per  hir  të  shkrimtarit  francez  Stendhal . Gjate  nje  vizite  te  tij  në  Bazilikaten  e  Santa  Croce (1817)  në  Firence, ai  pesoi  një  krizë  që  e  detyroi  të  largohet  menjehere  nga  kisha  në  mënyrë  qe  të  çlirohej  nga  ndjesia  marramendese  dhe  turbulluese  qe  ky  vend  i  artit  i  shkaktoi  ne  shpirt. Stendhal  ndjeu  nje  gjendje  te  forte  ankthi, marje  fryme, humbje  te  ndjenjave  dhe  te  perceptimit  hapsinor.

Çuditërisht  ky  fenomen  vazhdon  të  përsëritet  ne  qytetet  e  medha  te  artit, duke  prekur  njerez  shume  te  ndjeshem  qe  impresionohen  para  ketyre  veprave  te  artit. Gjate  viteve  80  psikiatria  Graziella  Magherini  krijoi  përkufizimin  “Sindroma  e  Stendhal”, duke  iu  referuar  gjendjes  së  ankthit  që  kapte  turistët  pasi  vizitonin  një  qytet  ku  arti  është  me  të  vërtetë  mahnitës , si  në  rastin  e  Firences. Sindroma  e  Stendhal  eshte  e  njohur  si  sëmundja  e  muzeve, pasi  aty  manifestohet  më  shume.

Pjesa  me  e madhe  e  psikologeve  nenvizon  qe  kjo  syndrome  shkaktohet  si  rezultat  i  limitit  te  kapacitetit  njerezor  per  te  mare  brenda  nje  kohe  te  shkurter, mesazhe  impresionuese  te  nje  bukurie  artistike. Ka  specialist  te  tjere  qe  nuk  jane  dhe  aq  te  bindur  per  ekzistencen  e  kesaj  syndrome. Sigurisht  që  Manuali Diagnostik  i  Çrregullimeve  Mendore  nuk  e  përfshin  këtë  si  patologji.

E megjithatë  nga  kendveshtrimi  psikoanalitik, nisur  nga  vete  Freud  qe  ne  Akropolin  e  Athines  provoi  nje  “ndjesi  perhumbje  konjitive”, vepra  e  artit  eshte  nje  instrument  komunikimi  me  permbajtje  te  pavetedijshme; nepernjet  pikturave  dhe  skulpturave ne  fakt  trasmetohen  konfliktet  e  brendeshme, traumat  tona, emocionet, instiktet  seksuale  dhe  pulsionet  e  ndrydhura . Nga  pikëpamja  psikoanalitike, tek  i  prekuri  nga  Sindroma  e  Stendhal  del  ne  pah  një  atashim  morboz (patologjik)  ndaj  bukurisë  së  paçmueshme  të  një  vepre  arti  dhe  një  dëshire  intensive  për  t’a  patur  te  veten  atë  hir  të  papërshkrueshëm.

Gjithësesi  nuk  alarmohemi  sepse  manifestimet  e  krizave  qe  lidhen  me  viziten  e  nje  qyteti  arti  nuk  janë  efekt  i  një  “qarku  të  shkurtër”  mes  ngjarjes  nga  jashte dhe  personit: ekziston  një  marrëdhënie  e  ngushtë  dhe  komplekse  midis  llojit  të ngjarjes,  mënyrës  së  te  perjetuarit , strukturës  së  personalitetit  dhe  historisë personale. Vizitojini  muzeumet ; tek e  fundit  ata  jane  nje  vend  ku  duhet  të  na ” iki  truri” (R.Piano)

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe