Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të vegjël të gjithë kemi lexuar dhe dëgjuar përralla !

Ndërkohë  që  psikiatër  për  fëmijë  si  Serge Tisseron  thërrasin  me  forcë  rendesine  e  rregulles  se  3, 6, 9, 12  e  cila  sygjeron ;

Asnje  ekran  dixhital  per  femijen  deri  ne  3  vjeç

Asnje  lojë  (playstation)  deri  në  6  vjeç

Asnje  kontakt  me  internetin  deri  në  9  vjeç

Vetëm  pas 12  vjeç  mundesi  perdorimi  te  internetit; prinderit  jane  ne  gare  kush  e  kush  t’a  mbushe  sa  me  pare  dhomen  e  femijeve  te  tyre  me  sa  me  shume  aparate  te  reja  te  teknologjise. Jemi  dakord  qe  fëmijët  e  sotem  janë  më  të  tërhequr  nga  lojërat  virtuale. Keto  lojra  parashikojne  stimuj  lidhjesh  te  shpejta  dhe  shpeshhere  mekanike. Janë  lojra  që  nuk  ushqejnë  reflektimin  dhe  zhvillimin e  skemave  konceptuale  apo  elaboruese  të  të  menduarit. Perdorimi  i  shpeshte  i  teknologjise  se  re  nuk  duket  se  ndihmon  as  ne  zhvillimin  e  aftesive  sociale  te  femijeve.”Tableti”  rrezikon  te  pengoje  nderveprimin  social  ne  vitet  kur  ne  trurin  e  femijes  ndodhin   zhvillime  te  rendesishme  neuronale  dhe  neurogjenerative  te  cilat  do  kushtezojne  jeten  e  tyre  ne  te  ardhmen. Pasoja  e pare  qe  vjen  si  rezultat  i  izolimit  ne  te  cilin  zhyten  femijet  te  terhequr  nga  teknologjia  eshte  pakesimi  i  aftesive  komunikuese. Femijet  i  absorbojne  pasivisht  pa  asnje  emocion  stimujt  bombardues (TV, kompjuter, smartphone) te  mjedisit.

Duhet  te  bejme  çmos  t’ju  ngjallim  femijeve  deshiren  per  te  degjuar  dhe  lexuar, perralla, tregime, fabula  qe  ne  vitet  e  para  te  jetes. Ato  kane  një  vlerë  shumë  të  rëndësishme  edukative, sepse  nëpërmjet tregimit  fëmija  ka  mundësinë  të  interpretojë  botën, ndjenjat  dhe  emocionet. Edhe  përrallat  më  te  famshme (kesulekuqja, kecat dhe ujku , Pinoku, etj.) edhe  pse  përfaqësojne  stereotipe  të  zakonshme, zoterojne  dhe  transmetojnë  vlera  dhe  kuptime  që  mund  të  nxisin  ndjenja  të  mira  dhe  jo  vetëm. Vlera simbolike  e  karaktereve  të  përrallave  përbën  pikë  referimi  për  të  dalluar  të  mirën, te  drejten, te bukuren, dhe  të  kundërtat  e  tyre.

Per  fat  te  keq  i  lëmë  femijet  te  kalojne  ore  te  tera  ngulur  para  tabletit  duke  levizur  gishtin  poshte  e  lart . Kjo  eshte  nje  forme  jete  sedentare  pa  levizje,  e  cila  eshte  bere  shkaku  kryesor  i  shtimit  ne  peshe  per  femijet. Obeziteti  te  femijet  eshte  tashme  nje  problem  shume  shqetesues. Edhe  varfërimi  i  gjuhës  mes  të  rinjve  vjen  për  shkak  të  humbjes  së  interesit  per  të  lexuar . Leximi  kërkon  jo  vetëm  kohë, por  përqendrim  dhe  vëmendje . Njohurite  nuk  i  marim  vetem  se  na  duhen, por  dhe  nga  dëshira  për  të  zgjeruar  horizontet  e  lirisë  dhe  vetëdijes.

Historite, tregimet, fabulat  mbeten  gjithmonë  një  skenar  dhe  një  dimension  imagjinar  për  t’u  kultivuar, sepse  permes  tyre  mësohen  pa  filtra  instrumentat  per  te  njohur  boten  tone  te  brendeshme  duke  mësuar  se  ekziston  gjithmonë  një  fund  pozitiv  nëse  tregon  kurajo  dhe  dëshirë  për  të  kapërcyer  vështirësitë. Ato, jane  një  liber  i  hapur  mbi  jetën  dhe  morali  i  tyre  paraqet  një  rruge  edukimi  për  t’u transmetuar  dhe  mësuar. Forca  mbyllim  rrjetet  sociale (te  pakten  nje  copehere  ne  të  rriturit)  dhe  hapim  librat  bashke  me  të  vegjelit.)

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe