Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Si të shmangim BALTEN !

Kjo  histori  nuk  e  errëson  rendesine  e  vetevlerësimit  dhe  sigurisë  te  vetja . Ato  mbeten  cilësitë  thelbësore   për  të  arritur  atë  çfarë  duam  te  realizojmë   në   jetë .

 ” Ishin  dy  burra  shumë  të  zotë.  Secili  prej  tyre  udhëhiqte  një  karrocë  me  kuaj . U  duhej  te  perballonin  nje  udhëtim  te  veshtire . Rruga  ishte  tepër  e  keqe , plot  gropa  dhe  balte . Nderkohe  qe  njeri  prej  burrave  kishte  hipur  ne  karrocen  e  tij  te  vjeter  te  terhequr  nga  dy  kuaj  të  lodhur  dhe  të  katandisur  kockë  e  lëkurë, tjetri  po  afrohej  mbi  nje  karroce  luksoze  terhequr  nga  dy  kuaj  te  forte  rrace.

Burri  me  karrocen  luksoze  filloi  të  qortonte  të  parin  duke  i  thënë : “ vetëm  të  jesh  budalla  të  marësh  rrugën  në  këto  kushte. Me  këtë  karrocë  rrezikon  të  ngelesh  ne  ndonjë  gropë  me  baltë  dhe  me  keta  kuaj  që  ke , zor  se  mund  të  dalësh  prej  andej.  Karrocieri  tjeter  ju  pergjigj ! – Në  fakt  ai  që  rrezikon  të  ngecë  në  llucë  je  ti  me  kuajt  dhe  karrocen  tënde  lluksoze.. E  gjitha  kjo  sepse  karrocieri  i  pare  i  vetedijshem   për  dobësine  e  karrocës  dhe  kuajve  te  tij  do  te  ishte  shume  i  kujdesshem  dhe  do  ta  shmangte   baltën. Ndërsa  karrocieri   i  dytë  me  besimin  dhe  sigurine  e  plotë  që  do  te  mund  te  lirohej  kollaj  sepse  kishte  kuaj  te  fuqishem ,  mund  te  bente   ndonje  proçkë  e  te  futej  permes  gropave  me  baltë  pa  u  menduar  gjatë. Keshtu  që  herët  a  vonë  do  të   mbetej  i  bllokuar “.

Ndonjëherë  vetëbesimi   dhe  siguria  e  madhe  në  aftësitë  tona   mund   të  na  sjellin  të  papritura  jo  të  këndëshme. Të  jesh  i  kujdesshëm   nuk   është  kurrë  e  tepërt. 

(tregime  terapeutike )                                                  

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe