Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Jepu një shans djemve !

Jemi  të  bindura  (ne  femrat) se  ekziston  personi  perfekt  për  ne  dhe  se  herët  a  vonë  do  gërmojmë  dhe  do  ta  gjejmë  edhe  pse  është  fshehur  mes  miliona  njerezve. Çështja  është  se ,  kerkimet  mund  të  na  dështojnë  dhe  të  mos  e  gjejmë  dot  njeriun  perfekt .

Te  mos  gjesh  burrin  perfekt  nuk  do  të  thotë  që  gjithë  të  tjerët  janë  per  tu  hedhur  poshtë ! Maredheniet  në  dashuri  nuk  janë  kurre  bardh  e  zi. Keshtu  që  nqse  ke  gjetur  nje  person  qe  te  pelqen , nuk  eshte  fundi  i  botes  nëse  nuk  eshte  nje  gjeni  apo  nuk  ka  nje  makine  luksoze .

Le  te  themi  te  verteten  dhe  mos  t’i  vijmë  verdalle  argumentit ; – mos  ndoshta  valle  fakti  qe  nuk  pelqen  askënd ( sepse  jo  në  lartesine  e  duhur) eshte  me  shume  nje  tregues  qe  na  thote  se  nuk  ndjehesh  ende  gati  dhe  ke  frike  te  perballesh  me  nje  lidhje  serioze  te  pjekur  dhe  qe  kerkon  impenjim ? Kjo  nuk  do  të  thotë  ta  ” ulesh  stekën ”  e  kerkesave  të  tua  dhe   te  kenaqesh  me  te  parin  qe  kalon por  te  stabilizosh  se  cilat  janë  kerkesat  e  tua  te  diskutueshme  dhe  cilat  jo. Jepu  një  shanc  djemve  dhe  leri  të  lirë  të  prezantohen  ashtu  si  janë  pa  i  gjykuar. Kjo  të  ndihmon  të  mos  biesh  preh  e  ndonjë  mashkulli  genjeshtar  dhe  narcistik . Ndërkohë  që  po   mendon  ti  rishohësh  kërkesat  e  tua  strikte  hidhi  një  sy  dhe  këtij  tregimi  të  shkurtër !

Gruaja  perfekte.

” Nastradini  po  bisedonte  me  një  mikun  e  tij. – “ po  hë  vëlla , a  ke  menduar  të  martohesh ? ” – Kam  menduar , posi  jo ! – iu  përgjigj  Nastradini. “ Kur  isha  i  ri , vendosa  të  njihja  gruan  perfekte. Kapërceva  shkretëtirën  arrita  në  Damask  dhe  njoha  një  grua  besimtare  dhe  shumë  të  bukur ; por  nuk  ia  kishte  haberin  botës. Vazhdova  udhëtimin  dhe  mbërrita  në  Isfahan ;  aty  takova  një  grua  që  njihte  mbretërinë  e  materies   dhe  shpirtit , por  nuk  ishte  e  bukur. Atëherë  vendosa  të  shkoja  deri  në  Kairo, ku  darkova  në  shtëpinë  e  një  gruaje  të  re , të  bukur, besimtare  dhe  eksperte  e  realitetit  material ”.  “ Po  pse  nuk  u  martove  me  të ? ”. Ah, miku  im  i  shtrenjtë,  fatkeqësisht  edhe  ajo  kërkonte  një  burrë  perfekt !” ♥ ♥           (Gruaja  perfekte  nga  Paulo  Coelho)

(tregime terapeutike )

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe