Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Poezia dhe mësuesja e letërsisë .

Nëqoftëse  nuk  besojmë  ne  të  parët  te  vetja  si  mund  të  pretendojmë  që  dikush  tjetër  të  besojë  te  ne  dhe  te  idetë  e  projektet  tona ?

Nuk  kemi  ç’bëjmë ! Duhet  medoemos  të  rrisim  autostimën. Ka  mbetur  i  tillë  ky  term  i  huazuar  por  ne  jemi  shumë  dakord  dhe  korrekt  t’a  quajmë  vetëvlerësim.

 Henry  Ward  Beecher ?!  Nuk  është  e  thënë  të  kemi  dëgjuar  për  të . Beecher  ishte  një  politikan  i  shquar  në  Amerikë; ndër  të  parët  që  bëri  pjesë  në: Hall  of  Fame  for  Great  Americans. E lemë për një çast  mësimin  e  historisë  dhe  përqëndrohemi  te  një  ndodhi  e  jetës  së  tij. Eshtë  një  ngjarje  që  mund  të  na  ndihmojë  të  kultivojmë  çdo  ditë  besimin  te vetja.

“ Një  ditë  mësuesja  e  letërsisë  e  ngriti  Beecher – in  në  mësim  dhe  i  kërkoi  të  përsëriste  para  klasës  një  poezi  që  kishin  marë  herën  e  kaluar. Pak  i  shqetësuar , por  i  vetëdijshëm  që  kishte  mësuar  shumë , Beecher  u  çua  para  klasës  dhe  filloi  të  recitonte .

Nuk  kishte  mbaruar  së  thëni  as  dy  strofat  e  para  kur  mësuesja  e  egër  lëshoi  një  JO  të  fortë  që  oshëtiu  në  gjithë  klasën. I  trembur , Beecher  rifilloi  edhe  njëherë  nga  e  para  poezinë, por  sërish  ja  behu  një  JO  e  tmerrshme. I  turpëruar  Henry  ndaloi  recitimin  dhe  u  kthye  të  ulej  në  bankën  e  tij  me  shikimin  ngulur  përdhe.

Mësuesja  ngriti  një  djalë  tjetër ; John – in. Ai  u  çua  në  këmbë  për  të  recituar  të  njëjtën  poezi. Edhe  kësaj  here  sapo  djali  filloi  të  recitonte  mësuesja  thërriti  një  JO  të  prerë. Megjithatë  shoku  i  Becheer  vazhdoi  të  recitonte  deri  sa  e  mbaroi  të  gjithë  poezinë . Kur  djali  u  kthye  për  t’u  ulur  në  bankë, mësuesja  e  kënaqur  tha: “ Shumë mirë !”

Henry  i  indinjuar  e  kundërshtoi  mësuesen : “nuk  është  e  drejtë , unë  recitova  të  njëjtat  strofa  si  John”. Mësuesja  e  letërsisë  aspak  e  surprizuar  ju  përgjigj  të  riut  Beecher : Nuk  mjafton  vetëm  t’a  dish  mësimin  Henry, duhet  të  jesh  i  sigurtë  për  përgatitjen  tënde. Kur  më  lejove  të  të  ndërpres, e  bëre  sepse  nuk  ishe  i  sigurtë  që  e  kishe  mësuar  aq  mire  sa  duhet. Nëse  bota  të  ulëret  “Jo “ , është  detyra  jote  të  përgjigjesh “ PO ”  dhe  të  tregosh  aftësitë  e  tua.

Atë  ditë  i  riu  Henry  mori  një  mësim  që  e  shoqëroi  përgjatë  gjithë  jetës  së  tij. Ajo  jetë  në  të  cilën  u   konsiderua  si  një  person  me  kontribut  të  rëndësishëm  në  themelimin  e  Shteteve  të  Bashkuara .

“Nëqoftëse  e  çmon  ulët  veten  tënde, të  jesh  i  sigurte  se  të  tjerët  nuk  do  t’a  ngrenë  kurrë çmimin “.

(tregime  terapeutike)                                    15/Janar/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe