Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mësohuni të shijoni kafenë !!

Një  grup  ish  studentësh  universitar  shkuan  të  takonin  një  profesorin  e  tyre  te  Ekonomisë. Shumë  prej  tyre  kishin   zënë  pozicione  të  shkëlqyera  në  Banka  të  mëdha , në  Shoqëri  Konsulencash  dhe  në  Kompani  të  rëndësishme  shumëkombëshe. Pak  kohë  pasi  u  takuan  e  gjetën  veten  tek  bisedonin  mes  tyre  për  jetën , lumturinë , punën  dhe  stresin.

Në  mes  të  bisedës, profesori  i  vjetër , si  gjithmonë  i  kujdesshëm  ndaj  zakoneve  dhe  mirësjelljes , dëshironte  t’iu   ofronte  të  gjithëve  kafe  dhe  shkoi   drejt  kuzhinës  për  ta  përgatitur. Pas  pak  minutash  një  aromë  e  këndëshme  u  përhap  në  gjithë  apartamentin. Profesori  doli  nga  kuzhina  me  nje  tabaka  të  madhe  mbushur  me  filxhanë  ; të  gjithë  të  ndryshëm  nga  njëri  – tjetri. Disa  ishin  prej  porcelani , disa  prej  qelqi , disa  prej  kristali , disa  në  dukje  shumë  të  thjeshtë  , disa  që  dukeshin  shumë  të  shtrenjtë.  Profesori  priti  me durim  që  gjithësecili   nga  ish  studentët  të  zgjidhte  filxhanin  e  tij  të  preferuar. Kur  secili  mori  në  dorë  filxhanin  e  vet  të  kafesë  profesori  tha :

“ Siç  mund  ta  keni  venë  re , të  gjithë  filxhanët  që  dukeshin  të  bukur  dhe  të  kushtueshëm i morët  të  parët, duke  lene  në  fund  filxhanët  më  të  thjeshtë. Eshtë  normale  që  gjithkush  nga  ju  kërkon  të  arrijë  gjërat  më  të  mira, por  ky  është  dhe  burimi  i  stresit  tuaj.  A  e  kujtoni. ? Ajo  që  donit   vertete  ishte  kafja  jo  filxhani ;  por  çdonjëri  nga  ju  nxitoi  të  merte  filxhanin  më  të  mire, duke  pare  se  çfarë  kishin  zgjedhur  shokët  ngjitur  jush “.

I  sigurtë  që  kishte  përftuar  vemendjen  e  te  gjithe  ish  studenteve, profesori  i  vjeter  e  permbylli  diskutimin  me : “ Te  dashur  djem  e  vajza,  jeta  eshte  kafja  dhe  lumturia  eshte  aroma  e  saj ; puna, statusi  social  dhe  gjithë ” xhinglat ” nga  të  cilat  na  pëlqen  të  rrethohemi, nuk  janë  gjë  tjetër  veçse  filxhanë.  Janë  vetëm  objekte që  mbajnë  kafen  dhe  aromën  e  saj, asgjë  më  tepër . Mos  lejoni  kurrë  “ filxhanët “ të  vendosin  për  ju : mësohuni  të  shijoni  kafenë !

“Atëherë  kur  fillon  ambicia  mbarojnë  sentimentet  e  mira”. Honoré  de  Balzac.

(tregime  terapeutike)       19/janar/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe