Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Pjekuria psikologjike

Konceptin  e  Pjekurisë  Psikologjike, mund  t’a  gjejmë të  përmbledhur  shkëlqyeshëm  ne  mendimin  e  shkrimtarit  skocez  M. J. Croan : Pjekuria  eshte  atehere  kur  kendveshtrimi  yt  per  boten  zgjerohet  dhe  arrin  te  kuptosh  se  nuk  je  ti  qendra  e  saj. Pjekuri  do  te  thote  te  braktisim  vizionin  tone  egocentrik  per  te kuptuar  se  ekziston  nje  bote  me  e  gjere  dhe  e  nderlikuar, nje  bote  qe  shpesh  të  vë  në  prove  dhe  jo  gjithmone  i  kenaq  deshirat, pritshmerite, iluzionet, nevojat  e  tua…E  pra  kur  arrihet  kjo  forme  pjekurie, jemi  ne  gjendje  te  jetojme  ne  paqe  me  kete  bote  duke  pranuar  gjithçka  qe  nuk  na  pelqen  dhe  qe  nuk  mundemi  ta  ndryshojme.

Te  mohosh  realitetin; nje  mekanizem  i  papjekur  dhe  i  papershtatshem.

Mohimi  eshte  nje  mekanizem  perballimi  qe  pavaresisht  fakteve  insiston  vazhdimisht  të  mohojë  realitetin . Ne  pergjithesi  ky  mekanizem  aktivizohet  per  dy  motive: 1.Sepse  lidhemi  pas  ideve  te  ngurta  qe  nuk  duam  ti  ndryshojme, 2 – sepse nuk  kemi  mekanizmat  e  nevojshem  psikologjike  per  t’u  perballur  me  situatat. Ne  te  dyja  rastet  mohimi  i  realitetit  mundeson  pakesimin  e  ankthit  perballe  nje  situate  qe  truri  yne  emocional  e  percepton  si  veçanerisht  shqetesuese  madje  kercenuese. Problemi  eshte  qe  realiteti  fiton  gjithmone ! Nqse  nje  person  afrohet  papritur  per  të  na  sulmuar; nuk  mbyllim  syte  dhe  themi:”nuk  po  më  ndodh  asgje!”…e  kuptojme  qe  jemi  ne  rrezik  dhe  ja  mbathim, ose  kerkojme  ndihme. Megjithate  nuk  reagojme  ne  te  njejten  menyre  kundrejt  situatave  te  tjera  te  jetes. Kur  nuk  na  pelqen  diçka , provojme  zhgenjim  ose  trishtim  dhe  aktivizojme  mekanizmin  e  mohimit, edhe  pse  mohimi  i  gjerave  me  kembengulje, nuk  i  ndryshon  faktet  reale, perkundrazi  na  bën  te  marim  vendime  me  pak  te  voliteshme  qe  mund  te  na  sjellin  dëme  edhe  me  te  medha. Personat  e  pjekur,  e  pranojne  realitetin  jo  duke  e  shmangur, por  me  zgjuaresi ..Psikiatri  gjerman Fritz  Kunkel  thote  se: Të  jesh  i  pjekur  do  të  thotë  të  ballafaqosh, pa  shmangur, çdo  krizë  të  re  që  ndodh”.

Gjetja  e  rrugedaljes  kur  jemi  ne  veshtiresi. “Bezdisej  kaq  shume  nje  burre  kur  shihte  hijen  e  tij  dhe  i  urrente  aq  shume  hapat  e  tij, saqe  vendosi  t’i  hiqte  qafe. Mendoi  nje  zgjidhje ; – t’ja  mbathte. U  çua  dhe  filloi  te  vraponte, por  çdo  here  qe  hidhte  kembet  linte  nje  gjurme  te  re, nderkohe  qe  hija  e  tij  e  arrinte  pa  piken  e  veshtiresise. Ja  vuri  fajin  faktit  qe  nuk  arrinte  te  vraponte  dot  aq  shpejt  sa  duhej,…keshtuqe  nxitoi  akoma  dhe  me  shume  pa  u  ndalur  asnjehere  derisa  u  shemb  perdhe  i  vdekur. Nuk  arriti  te  kuptonte  se, mjaft  te  futej  ne  nje  vend  te  mbuluar  qe  hija  te  zhdukej  dhe  te  ulej e  te  qendronte  pa  levizur  qe  te  mos  linte  gjurme  te  tjera.”Ky  tregim  i  Zhuangzi  na  kujton  nje  fraze  te  Ralph  Waldo  Emerson: “pjekuria  eshte  mosha  ne  te  cilen  ti  nuk  e  le  më  veten  te  genjehet  nga  vetja  jote.” Shkrimtari  i  referohet  atij  momenti  ne  te  cilin  jemi  teresisht  te  vetedijshem  per  mekanizmat  psikologjik  qe  vemë  ne  veprim  per  te  perballuar  realitetin  dhe  mbrojtur  “Uni”- in  tone. Ai  moment  ku  kuptojme  qe  realiteti  mund  te  jete  i  veshtire, por  qendrimi  dhe  kendveshtrimi  yne  jane  dy  variable  esenciale  te  ketij  ekuacioni.

Prandaj, pjekuria  psikologjike  sjell  padyshim  vetedijen  per  veten, nenkupton  njohjen  e  bllokut  mendor  qe  vendosim  per  mos  te  perparuar, mekanizmat  qe  perdorim  per  t’u  larguar  nga  realiteti  dhe  bindjet  e  gabuara  qe  na  mbajne  te  ngecur. Kjo  vetedije  eshte  thelbesore  per  te  perballuar  problemet  dhe  pengesat  qe  na  shfaqen  ne  jete. Fatkeqesisht  ka  njerez, si  burri  ne  kete  tregim  qe  nuk  e  arrijne  kurre  ate  nivel  vetedije  dhe  perfundojne  duke  shkaktuar  me  shume  konfuzion  dhe  probleme  qe  sjellin  trishtim  dhe  kaos  te  brendeshem. Arritja  e  pjekurisë  psikologjike  nuk  do  të  thotë  të  pranosh  realitetin  duke  u  dorezuar  ne  menyre  pasive, por  te  jesh  në  gjendje  të  shikosh  me  sy  të  reja  çfarë  po  ndodh, duke  përfituar  nga  kjo  situatë  për  të  forcuar  qendrueshmerine  tende,  të  njohësh  më  mirë  veten   dhe  të  rritesh.

William Arthur Ward  tha: “te  gabosh  është  njerëzore  dhe  te  rrezohesh  është  e  zakonshme; pjekuria e  vërtetë  është  të  dish  te  qeshesh  me  veten.” Të  jemi  në  gjendje  të  qeshim  me  frikërat  tona  të vjetra,(sepse  tashmë  ato  duken  groteske), me  shqetësimet  tona  të  zmadhuara, pengesat “e  pakapërcyeshme” (të  cilat  te  tilla  nuk  ishin), është  një  shenjë  e  madhe  pjekurie. Te  qeshesh  me  qendrimet  dhe  besimet  tona  te  vjetra, do  te  thote  qe  jo  vetëm  i  përkasin  të  kaluarës, por  edhe  qe  nuk  kanë  më  ndonjë  ndikim  emocional  mbi  ne.

Pjekuria  e  vërtetë  psikologjike  vjen  kur  ne  praktikojmë  pranimin  radikal, kur  shikojmë  realitetin në  sy  dhe  në  vend  që  të  shembemi, pyesim  veten: “cili  është  hapi  tjetër?” Kjo  do  të  thotë  se, edhe pse  realiteti  mund  të  jetë  i  dhimbshëm, ne  nuk  kapemi  pas  rolit  te  viktimes  qe  vuan  e  pashprese, por  mbrojmë  ekuilibrin  tonë  emocional  duke  adoptuar  një  qëndrim  veprues.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                      13/nentor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe