Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Jo  të  gjithë  femijët  kanë  frikë  nga gogoli.

Jo  te  gjithe  femijet  kane  frike  nga “gogoli”, (Njeriu i zi) i  qujtur  edhe  Boogi  man, krijesa  imagjinare  qe  jeton  poshte  krevatit, ne  dollap, apo  ne  cepat  e  erret. Por  kush  nga  ne  kur  ishim  te  vegjel  rrinte  i  ngrire , mbuluar  koke  e  kembe  poshte  jorganit  pa  levizur, me  gjunjet  mbledhur  te  gjoksi, me  veziken  plot, sepse  nuk  guxonte  te  zbriste  nga  krevati  ne  erresire, e  di  sesa  e  tmerrshme  eshte  kjo  frike…

Por  çfare  ka  pas  kesaj  frike  nga  “gogoli .”

(…) Psikologet  e  shohin  kete  lloj  frike  si  nje  hap  te  natyrshem  te  pjekurise  se  njeriut. Sipas  National  Sleep  Foundation, mostrat  shfaqen  ne  psiqiken  e  femijeve  kur  arrijne  ate  moshe  mendore  e  cila  i  lejon  te  kuptojne  qe  ekzistojne  gjera  ne  boten  e  jashteme  qe  mund  t’iu  bejne  keq. Keto  frikera  dhe  fantazma  imagjinare, mund  te  jene  rezultati  i  eksperiencave  te  frikeshme,  por  në  më  te  shumten  e  rasteve  shkaktohen  nga  hiçi, pra  eshte  nje  faktor  i  lidhur  me  (rritjen) zhvillimin. Femijet  nga  mosha  4  deri  6  vjec  zakonisht  kane  frike  nga  gjera  qe  nuk  jane  reale, si  mostrat  apo  fantazmat , ndersa  femijet  me  te  rritur  nga  7 – 12  kane  frike  nga  gjera  reale, si  hajdutet, katastrofat  natyrale  apo  kafshet  grabitqare. Kerkimet  sygjerojne  se  femijet  më  të  ndrojtur  mund  te  kene  veshtiresi  ne  kapercimin  e  frikes  nga  “gogoli .” Disa  studime  tregojne  se  keta  femije  kur  degjojne  nje  ndodhi  e  kane  te  veshtire  te  identifikohen  me  heroin  dhe  te  perqendrohen  te  menyra  sesi  mposhtet  perbindeshi, duke  u  perqendruar  me  teper  te  vetë  perbindeshi. (…) Sidoqoftë  pjesa  më  e  madhe  e  ketyre  frikerave, shuhet  automatikisht  me  rritjen  e  femijes.

Si  te  ndihmojme  femijet  ta  mposhtin  friken  nga  “gogoli ?”Sipas  nje  kerkimi  te  publikuar  ne  revisten  Child  Development, ka  strategji  te  ndryshme per  te  ndihmuar  femijet  te  kapërcejnë  friken  nga  Boogie  Man. (…) Në  përgjithësi, fëmijët  që  frikësohen  nga  situata  të  vërteta  duhet  të   ndihmohen  nga  prindërit  që  të përqëndrohen  në  mendime  pozitive  në  lidhje  me  aftësinë  e  tyre  për  të  reaguar  me  sukses  në situata  të  caktuara. (…)  Ndersa  femijet  qe  perqendrohen  me  shume  te  fantazmat  dhe  te  armiqte  imagjinar  mund  te  ndihmohen  nga  prinderit  duke  iu  kujtuar  atyre  se  keto  gjera  nuk  jane  te  verteta . Nje  strategji  tjeter  qe  funksionon  mire  me  femijet  me  te  vegjel, konsiston  ne  transformimin  e  “njeriut  mostër” ne  nje  realitet  jo  te  frikshem; psh – “njeriu  mostër”  eshte  thjesht  ne  kerkim  te  nje  shoku” (…)

 Sygjerime  te  tjera  perfshijnë:

  • Perdorimin  e  nje  drite  te  vogel  nate  ne  dhomen  e   fëmijës.
  • Nje  loder  pellushi , apo  nje  loder  qe  femija  preferon  mund  t’a  ndihmoje  te  ndjehet  i  sigurtë.
  • Përdorni  talismanët,  si  një “neutralizues – enderrash” rreth  shtratit  të  fëmijës  natën: nëse  fëmija  beson  se  një  objekt  i  tillë  mund  t’a  ndihmojë. Ankthi  i  femijes  do  të  pakesohet  dukshëm.
  • Evitoni  tregime  ekstremisht  violente  apo  te  frikshme  para  se  te  shkoje  ne  shtrat (…)
  • Mos  e  injoroni  friken  e  femijes  tuaj, por  flisni  me  te   kur  eshte  e  nevojshme; tregojini  qe  nuk  eshte  vetem  ne  perballjen  me  keto  frikëra.

Ndërkohe  qe  është  e  zakonshme  që  fëmijët  të  kenë  frikë  nga  “gogoli”  apo  situata  të  tjera  reale , frikerat  e  vazhdueshme, sidomos  tek  fëmijët  më  të  rritur, mund  të  kërkojnë   nje  mbeshtetje  më  të  specializuar. (…)

Një  strategji  tjetër  e  mirë  për  të  çliruar  këtë  frikë, integruar  dhe  me  strategjite  e  tjera  eshte  te  lexojme  bashke  me  femijen  dhe  te  mesojme  bashke  me  të  “vjershat  e  frikes”. Edhe  pse  ne  gjuhen  tone  ndoshta  eshte  e  veshtire  te  gjenden  mundohemi  te  krijojme  disa  vete  me  koncepte  dhe  rimë  te  thjeshte. Dhe  per  t’a  perfunduar  duke  qene  qe  kohet  kane  ndryshuar  dhe  shumica  e  filmave  vizatimore  dhe  lojrat  me  video  nuk  jane  më  si  dikur, ju  takon  prinderve  t’i  seleksionojne  me  kujdes  te  pakten  ne  vitet  e  para  te  jetes  se  femijes . Me  siguri  do  te  flere  me  i  qete  nqse  kartonat  qe  ka  pare  apo  lojrat  qe  ka  luajtur  nuk  i  kane  percjelle  ankth  dhe  tension….dhe  do  te  fleme  më  të  qetë  dhe  ne të  rriturit.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                                     31/tetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe