Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Legjenda  e  fluturës  blu.

Legjenda  e  flutures  blu  flet  per  historine  e  nje  burri  te  cilit  i  kishte  vdekur  e  shoqja  dhe  i  duhej  te  kujdesej  i  vetem  per  dy  vajzat  e  tij. Vajzat  ishin  ekstremisht  kureshtare, inteligjente  dhe  te  deshiruara  per  te  mesuar  sa  me  shume. Per  te  “shuar”  etjen  e  tyre  per  dijen  e  “mbysnin” te  jatin  me  pyetje  te  vazhdueshme. Shpeshhere  ai  iu  kthente  pergjigje  te  mençura, por  nuk  ishte  gjithmone  e  lehte  t’iu  mbushte  mendjen  apo  t’iu  pergjigjej  korrekt  kerkesave  te  tyre. Nisur  nga  deshira  e  madhe  e  vajzave  per  dijen, babai  vendosi  ti  dergoje  me  pushime  prane  nje  burri  te  mençur  qe  te  mesonin  prej  tij.  Ai  jetonte  lart  ne  nje  kodrine .

Plaku  i  mençur  u  tregua  i  zoti  dhe  i  pergjigjej  pa  asnje  hezitim  çfaredolloj  pyetjeje  qe  kishin  vajzat. ..por  nje  dite  te  bukur  vajzat  vendosen  te  thurnin  nje  “rreng”  per  të.  Donin  te  masnin  mençurine  e  tij  dhe  t’a  vinin  në  vështirësi. Nje  nate  organizuan  nje  plan; do  ti  propozonin  plakut  nje  pyetje  së  ciles  ai  nuk  do  te  ishte  ne  gjendje  t’i  pergjigjej. – Si  mund  ta  kapim  ne  gabim  plakun? Çfare  pyetje  mund  t’i  bejme  qe  ta  kapim  te  papergatitur? –  pyeti  motra  e  vogel.-  Me  prit  ketu; – iu  pergjigj  e  madhja; Zbriti  poshte  kodres  dhe  u  kthye  pas  nje  ore  me  nje  perparse  te  mbyllur  me  gryken  si  të  nje  thesi , ku  fshihte  diçka. – Çfare  ke  aty ? –  e  pyeti  e  vogla. Motra  e  madhe  futi  doren  ne  perparese  dhe  i  tregoi  motres  së  vogël  nje  flutur  te  mrekullueshme  ngjyre  blu. – Çfare  mrekullie ! –  Ç’ke  ndermend  te  besh  me  të ? –  Ja  kjo  do  te  jete  “arma”  qe  do  beje  te  mundur  t’a  fusim  ne  kurth  mjeshtrin. Do  ta  kerkojme  dhe  kur  t’a  gjejme  do  t’a  mbaj  fluturen  te  fshehur  ne  nje  dore. Do  t’a  pyes  pastaj  nëse  flutura  eshte  e  gjalle  apo  e  ngordhur. Nqse  ai  do  te  me  thote  qe  eshte  e  gjalle, do  t’a  shtrengoje  fort  doren  dhe  do  t’a  vras  fluturen . Nqse  do  te  thote  qe  eshte  e  ngordhur , do  t’a  leshoje  te  fluturoje  e  lire. Çfaredo  lloj  pergjigje  qe  do  te  na  jape  do  të  jete  gabim.

E  kenaqur me  idene  e  se  motres  te  dyja  vajzat  u  vune  ne  kerkim  te  plakut  te  mençur: – mjeshter !-  i  therriti  me  e  madhja;  – a  e  gjen  dot  nese  flutura  qe  kam  ne  dore  eshte  gjalle  apo  e  ngordhur ?.- pyetje  se  ciles  me  nje  buzeqeshje  te  mprehte  mjeshtri  iu  pergjigj : Varet  nga  ty ! – ajo  eshte  ne  duart  e  tua”… E  tashmja  dhe  ardhmja  jone  jane  vetem  ne  duart  tona. Nuk  duhet  asnjehere  te  fajesojme  te  tjeret  nqse  diçka  shkon  keq. Nëse  ndjehemi  mire  apo  nuk  jemi  te  kenaqur  nga  jeta, duhet  te  kujtojme  se  jemi  vete  ne  pergjegjesit  e  vertete  te  lumturise  tone, sepse  lumturia  e vertete  eshte  brenda  nesh. Flutura  blu  perfaqeson  jetën  qe  eshte  ne  duart  tona  dhe  jemi  vetëm  ne  qe  vendosim  çfarë  duam  të  bëjmë  me  të.

(tregime terapeutike)                                                                                      29/tetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe