Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Jam vërtetë i aftë në profesionin tim ?

Do  ndjeheshim  vallë  të  sigurtë  nëse  do  t’i  shkonim  pas  një  personi  që  nuk  na  duket  kompetent ? E  sigurte  qe  askush  nuk  do  te  ndiqte  me  deshire  (vetem  nqse  do  te  ishim  te  detyruar)  dike  qe  eshte  jo  kompetent  ne  fushen  e  tij. Kompetenca  eshte  nje  kualitet  tejet  i  rendesishem  per  te  qene  efikas  ne  profesionin  që  ushtrojmë  çdo  ditë . Nje  Doktor  jo  kompetent  mund  te  na  beje  gjemen  dhe  te  na  shkaktoje  deme  te  parikthyeshme  per  jeten. Po  keshtu  mund  te  ndodhe  me  paaftesine  e  nje  profesionisti  ne  fushen  e  shendetit  mendor, me  drejtuesin  jo  kompetent  te  nje  avioni,  me  drejtuesin  e  nje  shteti , me  këdo  qe  ushtron  nje  profesion .

Kompetenca  èshte  aftesia  per  te  bere  mire  diçka  ne  reference  me  nje  standart . Referenca  mund  te  jete  ne  lidhje  me  shume  karakteristika  si; pjekuria, eksperienca, aftesite  profesionale, aftesi  te  organizosh  dhe  udheheqesh  te  tjeret, te  dish  si  te veprosh , etj. Me  pak  fjale  po  ishe  i  afte  njerezit  besojne  te  ty  dhe  te  ndjekin, sidomos  per  kompetencat  e  tua  profesionale . Megjithate  nuk  mjaftojne  vetem  zotesite  profesionale.Eshte  e  nevojshme  te  gjejme  te  nje  i  afte  profesionalisht  edhe  cilesi  te  tjera  si, karakteri, inteligjenca  emocionale, vizioni, impenjimi, komunikimi, empatia  etj. Nqse  kompetences  profesionale  i  shtojme  dhe  vlerat  humane, personale  e  sociale ..atehere  po  që  jemi  te  kompletuar .

Eshte  shume  e  rendesishme  te  kuptojme  nëse  ne  vetë  apo  nje  person  tjeter  eshte  kompetent  apo  jo. Psikologjia  sociale  rendit  disa  karakteristika  kryesore  te  nje  personi  qe  eshte   kompetent  ne  nje  fushe  te  caktuar :

Personi  kompetent  vepron  çdo  ditë Ai  eshte  i  gatshem  ta  vendosë  veten  ne  prove, pavaresisht  rrethanave  qe  duhet  te  perballet  apo  sa  e  veshtire  mund  te  duket  çeshtja.

Personi  kompetent  vazhdon  te  permiresohet  çdo  dite. Ai  vazhdimisht  kerkon  menyra  te  reja  per  te  mesuar,  zhvilluar  dhe  permiresuar  ate  qe  ben.

Personi  kompetent  eshte  vazhdimisht  ne  kerkim  te  ekselencesEkselenca  nuk  eshte  kurre  rastesi, por  gjithmone  rezultat  i  nje qellimi  dhe  perpjekjeje  te  sinqerte.Te veprosh  ne  nje  nivel  ekselence  eshte  gjithmone  nje  zgjedhje, nje  akt  i  vullnetit  te  mire.

Personi  kompetent  kerkon  gjithnje  e  me  shume  nga  vetja .. Ai  provon  te  shkoje  mijera  km  me  larg  duke  provuar  te  dale  nga  zona  e  tij  e  rehatise , sepse  per  ate  “shumë  mire”, nuk  eshte  kurre  aq  sa  duhet  “shume  mire.”

Personi  kompetent  eshte  burim  frymezimi  per  te  tjeretAi  me  menyren  e  tij  te  sjelljes inspiron  te  tjeret  te  sillen  ne  te  njejten  menyre  si  ai.

Ja  nje  anekdode  e  adhurueshme  e  cila  e  shpjegon  mire  “ kompetencen ” !

KOMPETENCA – Nje  rrefenje  e  vjeter  tregon  per  nje  kaladaist  te  cilin  e  kerkuan  qe  te  riparonte  kaldajen  e  prishur  te  nje  anije  te  madhe  me  avull. Pasi  degjoi  me  vemendje  motorristin  i  cili  i tregoi  se  çfare  nuk  shkonte  dhe  pasi  beri  disa  pyetje, zbriti  ne  sallen  e  kaldajes. Veshtroi  me  kujdes  labirinthin  e  tubave, degjoi  per  disa  minuta  pulsimin  e  kaldajes, fishkellimen  e  avullit  dhe  preku  disa  nga  tubat . Ne  fund  filloi  te  kendonte  me  veten  nen  ze, futi  doren  ne  xhepin  e  tutave  te  punes  dhe  nxorri  nje  çekiç  e  i  dha  vetem  nje  goditje  nje  valvole  me  ngjyre  te  kuqe.  Menjehere  gjithçka  nisi  te  funksionoje  shkelqyeshem  dhe  kaldaisti  u  largua.  Kur  pronari  i  Vaporit  mori  faturen  ku  shkruhej  nje  mije  dollare, kundershtoi  i  nervozuar  dhe  tha  se  kaldaisti  kishte  qendruar  ne  sallen  e  kaldajes  vetem  nje  çerek  ore  dhe  kerkoi  nje  llogari  te  detajuar. Ja  llogaria  qe  i  dergoi  kaldaisti :

-Per  goditjen  me  çekiç  $ 0,50.
– Per  faktin  qe  dija  se  ku  duhej  dhene  goditja  $  999,50
– Totali  $ 1.000,00.

Perpiqu  gjithmone  te  permiresosh  kompetencat  e  tua  profesionale, humane, shoqerore..  dhe  askush  nuk  do  te  mund  te  mohoje  meritat  dhe  nuk  do  t’i  kurseje  lavderimet  qe  te  takojne…Pastaj ,  po  ishe  kompetent  i  paafti  menjanohet  vetvetiu…

(psikologjia per  te  gjithe)                                                                                     20/nentor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe