Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Përse duhet të sillem ndryshe me veten time “ ??

Një  burrë  humbi  unazën  e  tij  që  e  kishte  shumë  të  çmuar ; kërkoi  gjithandej  për  t’a  gjetur  por  dhe  pse  u  mundua  shumë  nuk  arriti  t’a  gjente  dot. – U  ul  mbi  një  gur  i  dëshpëruar  dhe  u  përpoq  të  largonte  mërzitjen  që  e  kishte  pllakosur.

Si  gjithë  herët  e  tjera , qeni  i  tij  iu  afrua  duke  pritur  përkëdheljet  e  të  zotit.  Fqinji  i  tij  e  përshëndeti  si  çdo  mbrëmje.  Miqtë  që  ktheheshin  nga  peshkimi  i  treguan  peshqit  që  kishin  zënë  dhe  i  dhuruan  disa  prej  tyre.  Gruaja  dhe  fëmijët  kur  mbërriti  në  shtëpi  e  pritën  me  shumë   dashuri  siç  bënin  zakonisht .  Dita  u  mbyll  me  një  atmosferë  familjare  shumë  paqësore.

….Fatkeqësisht  mendimet   torturuese  për  humbjen  e  unazës  nuk  e  linin  tashmë  të  qetë . Ato  po  e  mundonin  shumë  dhe  nuk  i  hiqeshin  nga  mëndja…

…Ashtu  i  dëshpëruar, ..për  një  çast  mendoi  me  vete ! :  “askujt  nuk  i  ra  në  sy  që  kam  humbur  unazën;  të  gjithë  u  sollën   me   mua  si  gjithmonë.. –  përse  unë  duhet  të  sillem  ndryshe  me  veten  time “??... dhe   kështu  e  kaploi   gjumi  i  qetë…

(Tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe