Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike
Processed By eBay with ImageMagick, z1.1.0. ||B2

Ja si mund të zgjasë DASHURIA !

Një  nënë  me  vajzën  e  saj  po  shëtisnin   buzë  detit.  Në  një  moment  vajza  e  pyet  mamanë  : “Si  mund  ta  mbajmë  për  kohë  të  gjatë  dashurinë !? – Mamaja  e  vështron   të  bijën  për  një  çast  dhe  pastaj  përgjigjet;  – “mer  një  grusht  me  rërë  dhe  shtrëngoje  bija  ime…. “fëmija  e  shtrëngon  grushtin  me  rërë  dhe  shikon  që  sa  më  shumë  e  shtrëngon  atë , aq  më  shumë  rëra  rrëshqet. – “Mama, po  rëra  po  më  bie !!!, –  e  shoh ! – thotë  e  jëma ; tani  mbaje  dorën  komplet  të  hapur…. Vajza  bindet,  por  një  puhizë  e  lehtë  ja  fryn  tej  rërën që  kishte   mbetur. ;  ”edhe  kështu   nuk   mundem  ta  mbaj  dot  mama !! – Mamaja  duke  buzëqeshur  i  thotë; –  “tani  mblidh  një  grusht  tjetër  me  rërë  dhe  mbaje  dorën  të  hapur  si  një  lugë … aq  të  mbyllur  sa  për  ta  ruajtur  dhe  aq  të  hapur  sa  duhet  për  ta  lënë  të  lirë. Vajza  e  provon  përsëri  dhe   vëren që   rëra   nuk  i  binte  më  nga  dora  dhe   ishte  njëkohësisht   e  mbrojtur  nga  era. ..”Ja  kështu   mund  të  zgjasë   dashuria ”!!.

(tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe