Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“ Njerëzia nuk do t’ia dijë më për ASGJE , por pretendon të dijë GJITHÇKA “!

Ishte  një  herë  një  piktor  dhe  një  këpucar. Piktori  quhej  Apelle  dhe  ishte  një  nga  artistët  më  të  shquar  në  kohën  e  Greqisë  se  lashtë. Vetë  Filipi  i  Maqedonise  dhe   Aleksander  Magno  i  besuan  penelit  te  Apelle  per  te  pikturuar  portretet  e  tyre. Edhe  pse  veprat  e  tij  nuk  kane  mberritur  ne  ditet  tona , eshte  folur  me  hollesi  per  stilin  e  tij  te  veçante . Apelle i Kolofone  mbi  të  gjitha  ishte  i  famshëm  pasi  njihej  si  një  kritikues  i  rreptë  i  pikturave  të  tij.  Ai  kishte  një  zakon . I nxirrte  pikturat  në  një  shesh  publik  per  te ditur  nëse  njerezit  i  pelqenin  dhe  per  te  perfeksionuar  detajet  qe  nuk  ia  mbushnin  syrin. Pasi  i  sistemonte  pikturat , vetë  fshihej  për  të  dëgjuar  komentet  e  kalimtarëve.

Thuhet  se  në  një  rast  kaloi  aty  pari  një  këpucar  i  cili  bëri  disa  vërejtje   për  formën  e  sandaleve  në  një  pikturë.  Apelle  e  korigjoi  me  shumë  mjeshtri  difektin. Ditën  tjetër  kur  këpucari  po  kalonte  sërish  nga  sheshi  dhe  pa  që  sandalet  ishin  perfekte, “mori  krahë” dhe  filloi  të  kritikonte  pjesë  të  tjera  të  pikturës.. Pikërisht  në  këtë  moment  piktori  doli  nga  ishte  fshehur  dhe  perifrazoi  një  nga  fjalitë  më  të  famshme  të  historisë :  “Ne  supra  crepidam  sutor  iudicaret “ që  do  të  thotë  pak  a  shumë :  “ këpucar  mos  shko  përtej  këpucëve !“ 

Fatkeqësisht  në  vitet  e  fundit , të ” fusësh  hundët ” në  profesionet  e  të  tjerëve  është  një  sjellje  që  po  haset   gjithnjë  e  më  shumë .Një  nga  shkencat  që  ndeshet  më  tepër  me  këtë  fenomen  është  ajo  e  psikologjisë . Kjo  ndoshta  për  faktin  se  është  e  vështirë  të  gjesh  dikë  që  tenton  të  hiqet  si fizikant  bërthamor, apo  inxhinjer  aerospacial,…të  hiqesh  si  psikolog  është  një “lojë  disi  me  lehtë !”  Në  fund  të  fundit  të  gjithë  jemi  nga  pak  psikologë, ose  të  paktën  ky  është  një  nga  besimet  më  të  rrënjosura  në  imagjinatën  popullore.

…Ndërkohë   në   “panelin”  e  studjove  televizive  kur  flitet  për  Sëmundjen  e  Parkinsonit,  Alzheimer  apo  çrregullimet  e  personalitetit  vazhdon  të  kërkohet  opinioni  i  një  komiku, i  një  modeleje,  i  një  juristi , biznesmeni  a  ndonjë  politikani . Qëllon  ndonjëherë  të  pyetet  dhe   ndonjë   neurolog  a  psikiatër 

10/ Shtator/2016.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe