Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

PRINCI i vogël një mësim i madh !

U  publikua  në  6  prill  1943  një  libër  i  vogël   që  hyri  në  zemrën  e  të  gjithëve  dhe  tashmë  është  bëre  si  një  lloj  edukimi  emocional  për  të  mëdhenj  e  të  vegjël . Princi  i  vogël  i  Antoine  de  Saint – Exupéry  tregon  një  histori  të  thjeshtë,  me  fjalë  të  sjellëshme  dhe  figura  tërheqëse  të  përshtatëshme  për  të  gjitha  moshat. Dialogu  ie  personazheve  të  librit  zhvillohet  me  një  frymë  pafajësie.

Paragrafe  të  shumtë   mbartin   magjinë  e  mësimeve  të  vyera  për  jetën  si  ky  i  mëposhtëmi  që  nuk  na  “mëson” të  mos  vuajmë  më  kot  zhgënjimet :

 ..“ Eshtë  një  çmënduri  të  urresh  të  gjithë  trëndafilat  sepse  një  gjëmb  të  ka  çpuar,  braktisësh  të  gjitha  ëndërrat  sepse  njëra  prej  tyre  nuk  të  është  realizuar, të  heqësh dorë  nga  gjithë  përpjekjet  sepse  njëra  ka  dështuar. Eshtë  një  çmënduri  të  dënosh  të  gjitha  miqësitë  sepse  njëra  të  ka  tradhëtuar,  të  mos  besosh  në  asnjë  dashuri  sepse  njëra  prej  tyre  është  treguar  e  pa  besë ,  të  flakësh  tutje  të  gjitha  mundësitë  për  të  qënë  i  lumtur  vetëm  se  diçka  nuk  ka  shkuar  ashtu  si  duhej  të  shkonte. Do  të  ketë  gjithmonë   një  tjetër  miqësi,  një  tjetër  dashuri , një  tjetër  fuqi. Për  çdo  fund  ka  një  fillim  të  ri..”

  • Princi i vogël  është  një  libër  shumë  i  rekomanduar   në  konsultimet  psikologjike, si  për  aspektin  formues  ashtu  dhe  për  dinamikat  psikologjike  që  dalin  nga  leximi  i  kujdeshëm  i  tekstit.
  • Rekomandohet  jo  vetëm  për  fëmijët  dhe  të  rinjtë  por  edhe  për  të  rriturit. Metaforat  e  shumta , stili  narrativ – fantazi   dhe  përmbajtja  e  thjeshtë  dhe  lineare  e  bëjnë  një  libër  të  denjë  për  Biblioterapi.
  • Biblioterapia  u  përdor  për herë  të  parë  në  Amerikë  nga Dr.Psikiatër W. Manninger ; doktori  që  në  vend  të  ilaçeve   jepte  receta  me  librat  që  duheshin  lexuar .
  • Sot  Biblioterapia  gjen  përdorim  në  fushën  klinike  dhe  përdoret  nga  psikoterapeutët  dhe  mjekët.

Nuk  është  çudi  që  të  dashuroheni  shumë  dhe   ju  me  Princin  e  vogël  me  flokët  ngjyrë  gruri .

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe