Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një rast i jashtëzakonshëm në historinë e psikiatrisë !

Më  i  famshmi  nga  të  gjithë  balerinët  Rus. Një  talent  absolut   në  mbarë  botën. E  kanë  quajtur  “mbreti  i  kërcimit” dhe  paraprijësi  i  baletit  modern.  Quhet  Vaslav  Nijinsky. Historia  e  tij  është  e  pazakontë. U  sëmur  menjëherë  dhe  psikoza  i  zgjati  shumë. Në  atë periudhë  “çmëndurie” pati  asistencën  e  psikiatërve  më  të  mëdhenj  të  asaj  kohe  që  nuk  mundën  t’ia  eleminonin  simptomat. Në  mes  tyre  gjen  Freud,  Bleuer,  Jung  dhe  Adler.

Vaslav   që  17  vjeç  ishte  bërë  shumë  i  njohur  si  kërcimtar në  vendin  e  tij  dhe  me  të  ardhurat  që  nxirrte  mbante  familjen… .Në  këtë  periudhë  provoi  eksperienca  të  ndryshme  homoseksuale  me  burra  shumë  më  të  mëdhenj  në  moshë .(në  këto  relacione  Freud  pa  tentativen  për  të  rikuperuar  figurën  e  humbur  atërore.) Më  pas  u  martua  dhe  pati  një  vajzë.  Lidhja  e  tij  martesore  nuk  ishte  shumë  e  lumtur , jo  vetëm  për  shkak  të  personalitetit  të  gruas  së  tij, por  dhe  sepse  relacionet  seksuale  nuk   i  jepnin  ndonjë  kënaqësi. Vetë  Vaslav  thotë  në  një  ditar  të  tijin  se  kur  hyri  në  kulmin  e  adoleshencës , ndjente  domsdoshmërinë  për  të  soditur  trupin  e  tij  dhe  shkruante:u  transformova  në  një  objekt  të  dëshirës  time “ . A  ishte  ky  principi  i  një  çrregullimi  narcizist  që  do  të  sillte  probleme  shumë  më  të  mëdha ?

Në  fund  të  viteve  1917  idetë  e  tij  paranojake  u  përkeqësuan. Mendonte  se  njerëzit  që  kishte  përreth  e  kishin  zili  dhe  e  urrenin.Mendonte   se  donin  t’a  vrisnin  ose  ti  shkaktonin  dëme  në  mënyrë  që  ta  pengonin  të  kërcente. (vlen  të  thuhet  që  një  pjesë  e  këtyre  frikrave  dhe  ideve  paranojake  ishin  shkaktuar  nga  një  ndodhi  në  vogëli.. Shokët  e  tij  i  kishin  sajuar  një  shaka  që  e  bëri  të  bjerë  në  koma  për  një  javë  dhe  e  detyroi  të  rrinte  një  vit  pushim.Që  nga  ai  moment  shfaqte  dyshime  ndaj  çdo  personi  dhe  kishte  vazhdimisht  frikë  se  mos  vdiste.)

Filloi  të  bridhte  rrugëve  të  qytetit , u  bë  agresiv  ndaj  njerëzve  që  i  afroheshin. Fliste  me  miq  imagjinar  dhe  mbante  me  vete  një  kryq  mbi  shpatulla  duke  thënë  se  ishte  Zoti. Iu  dedikua  dhe  një  gjuhe  specifike  për  kërcimin  shumë  te  komplikuar  dhe  pa  sens  për  cilindo  që  e  shikonte. 28 vjeç  preku  fundin. Në  këtë  periudhë  u  vizitua  nga  specialist  të  ndryshëm  të  psikiatrisë. I  pari  ishte  Bleuer  , njohësi  më  i  madh  i  skozofrenisë  në  atë  kohë  që  dha  diagnozën : ” mendja  e  këtij  njeriu  është  e  ndarë  në  dy  pjesë  dhe  nuk  mund  të  shërohet  kurrë “.

Më  pas  Ludwing  Binswanger  tentoi  ti  japë  një  farë  rregulli  mëndjes  kaotike  duke  përdorur  trajtimet  psikologjike  më  moderne  të  kohës , por  mori  si  përgjigje  kriza  katatonike  të  forta  dhe  agresive, si  dhe  ndryshim  humori  me  episode  maniakale.  Manfred  Sakel  e  trajtoi  me  shpikjen  e  tij , por  nuk  pati  asnjë  rezultat.

Kaloi  te  Freud  që  pas  diagnozës  pranoi  se  nuk  mund  të  bënte  gjë  për  të.  Kundrejt  pesimizmit  Freud – jan  nuk  mbeti  gjë  tjetër  veçse  të  tentohej  me  ata  që  inspironin  besim ; humanistët . Alfred  Adler  e  analizoi  dhe  tha  që  problem  i  tij  vinte  nga  fakti  se  ai  perjetonte  nje  kompleks  te  forte  inferioriteti. Në  mënyrë  të  dukshme  kjo  diagnoze  ishte  shumë  larg  nga  realiteti. Psikiatri  i  fundit  ishte  Jung  i  cili  u  dorëzua  (për  ti  ofruar  trajtim) më  shpejt  se  Freud .

Në  fund  të  opinioneve  kundërshtuese  dhe  pesimiste  për  sëmundjen  Vaslav  ra  në  delir  të  plotë; fliste  dhe  askush  nuk  e  kuptonte. U  bë  agresiv  (tentoi  të  vriste  gruan), humbi  të gjitha  frenat  (inhibitore)  dhe  masturbohej  kudo  pa  u  preokupuar  që  e  shihnin.

Kur  të  gjithë  thanë  ka  marrë  fund , në  mars  1945  u  arratis  nga  çmendina  ku  ishte internuar  dhe  rrugëve  takoi  disa  ushtarë  rus  që  e  njohën  menjëherë. Në  këtë  moment , kur  pati  mundesinë  të  degjonte  gjuhën  e  tij  amtare  dhe  u  kënaq  nga  dashuria  qe  treguan  ushtaret  për  të, u  gjallërua. Në  ditët  në  vazhdim  i ritakoi  sërish  ushtarët. ; fliste  me  ta , këndonte  dhe  iu  shfaqte  artin  e  tij.  Iu  kthye  kërcimit. Dukej  i  qetë, i  relaksuar  dhe  i  lumtur.

Më  pas  u  kthye  te  gruaja  e  tij. U  transferuan  në  Angli  ku  braktisi  çdo  trajtim  psikiatrik  duke  qenë  se  shumica  e  simptomave  ishin   zhdukur. Pati  vetëm  pak  pagjumësi  dhe  irritim. Pjesa  më  interesante  në  këtë  rast  nuk  prek  vetëm  shërimin  duke  qene  qe  ka  plot  raste  te  tjera  qe  kane  dale  nga  skizofrenia, por  fakti  qe  kaloi  përmes  shumë  duarsh  te  specializuara  ne  problemet  e  psikes  dhe  asnjera  prej  tyre  nuk  ishte  e  afte  te  shkonte  ne  origjinen  e  çrregullimit…

Vaslav  lindi  në  1890 /889 (nuk  njihet  data  ekzakte). Prinderit  ishin  Rus  dhe  kishin  3  femije.Vaslav  ishte  femija  i  dyte. Ambjenti  familjar  ishte  stimulues  ndaj  kercimit. Nëna  e  tij  vuante  nga  kriza  të  shpeshta  depresive . Vellai  i  tij  tentoi  të  vriste  veten  kur  ishte  shumë  i  ri  dhe  asokohe  e  shtruan  në  një  çmendinë . Babai  i  braktisi   të  tre  fëmijët  në  duart  e  një  nëne  jo  shumë  të  ekuilibruar.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe