Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një ndryshim i madh që jo të gjithë kanë guximin t’a vënë në praktikë.

Për një arsye të dukshme që zakonisht quhet domosdoshmëri,njerezit i përkushtohen, sipas një libri të vjetër, grumbullimit te pasurise që ndryshku  dhe  tënja  do  t’a  shkaterrojne  dhe  hajdutet do  t’a  vjedhin  një  dite.Kjo është jeta e një idioti, qe njerëzit  e  kuptojne  kur  mberrijne në fund të saj, nëmos  më  pare”; shkroi Henry David Thoreau, qe jetoi pothuajse si një heremit për dy vjet rrjesht, për t’u çliruar nga burgu i jetës së tij.

Djali i një familje të varfër emigrantësh francezë, me  te  cilin  shoket e klasës talleshin sepse nuk mund të blinte dot një pallto të re. Familja e tij  përmiresoi  standardin e jeteses falë faktit se “djali gjenial ” aplikoi në biznesin e familjes ç’ka mësoi në Harvard, duke shpikur një laps më të mirë dhe duke  përsosur makinën qe do t’a fabrikonte.Megjithate, kishte diçka të çuditeshme te ky djalë ! Ai nuk kënaqej me fatin që i kishte rene dhe nuk pranonte të përkulej ndaj normave të diktuara nga shoqëria asokohe.

Në korrik 1845 vendosi të prese kordonin ombelikal. Ndërtoi një kasolle në Liqenin Walden dhe jetoi atje për 2 vjet, larg nga te  gjithë. Aty  iu perkushtua shkrimit, leximit, dëfrimit  në  natyrë  dhe mbi të gjitha, reflektimit. Reflektoi mbi  nje  bote  ne  te  cilen  druhej  se “te  mendosh” eshte  e  kote.Unë shkova në pyll sepse doja të jetoja me nje qëllim, doja të përballesha vetë me faktet thelbësore të jetës dhe të shihja çfare  jeta  kishte  per  të  më  mesuar , pa  zbuluar  kur  te  me  vinte  fundi qe  nuk  kisha  jetuar  aspak”..ishin fjalët e tij. Shqetësimet dhe reflektimet e tij ishin të mprehta dhe aktuale për mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë po aq sa  edhe  sot. Fjalët e tij janë një shuplakë për të gjithë ata që janë mësuar me një jetë mbytëse të mbushur me shqetësime të padobishme, një “jetë  deshperimisht ne heshtje”, siç e quajti ai vetë.

Kërkoni pa u lodhur të vërtetën tuaj, mos u kënaqni me të vërtetën e të tjerëve.

Thoreau  thotë se ne bëhemi skllevër sepse nuk jemi  ne  gjendje  të marrim ne  dore jetën tonë. Mund të ndjehemi të zhgënjyer dhe të bllokuar, por në vend që të kërkojmë rrugedalje,mjaftohemi me iluzionin e tmerrshëm të quajtur dorëheqje – dorezim…shohim përreth dhe,nëse nuk na pëlqejnë shumë gjëra,ngushëllojme veten duke menduar se “jane  te  gjithe  njesoj”.. Nuk  kuptojmë se;“e keqja e të shumëve, ngushëllim i budallenjve”.

Jemi të bindur se mënyra e të menduarit, të ndjerit ose të vepruarit që na ka mësuar shoqëria janë e vetmja  mundesi…Kjo bindje na mban të lidhur me një situatë që nuk na pëlqen  dhe  madje  mund  te sjelle një shqetësim të qartë ose na dëmton. Në vend të jetojme  lirshëm, mbijetojmë në zonën e vogël të rehatisë që kemi ndërtuar. Për të dalë nga ky rreth vicioz, hapi i parë është të vëme në dyshim gjithçka, të mos marrim asgjë për të thënë, madje as atë që n’a është rrenjosur qe fëmijë, apo rregulla, besime dhe ide me të cilat të gjithë rrotull nesh jane  dakord.

Thoreau tha: “Nuk mund t’i besoni asnjë mënyre  te  beri  apo  te  menduari  sado  e  vjeter  qofte  ajo , pa  e  provuar  vete. Ajo  çka  zgjedhim  te  pranojme  ne  heshtje  si  te  vertete  te  padiskutueshme,  neser mund  te  rezultoje  nje  genjeshter.”Vetëm kur fillojmë t’i veme  gjerat  ne  diskutim, në vend që të heqim  dore  prej  tyre mund të ndryshojmë vërtetë. Një ndryshim që na shpie në  vetë – çlirimin.

Rruga drejt lirisë personale fillon me thjeshtësine.

“Parajsa është nën këmbët tona dhe mbi kokat tona”, tha Thoreau, dhe në këto rreshta shohim se pavarësisht zhgënjimit te tij me shoqërinë, ai ishte gjithashtu i  bindur se ne mund të jemi të lumtur këtu dhe tani. Rruga që ai propozon është një jetë domethënëse e shënuar nga thjeshtësia: “Cilido qoftë kuptimi i jetës suaj, gjejeni dhe jetojeni: mos e refuzoni […] kultivojeni  varfërinë si barin  në kopesht. Mos u shqetësoni të shtoni gjëra të reja, rroba apo miq. Gjërat nuk ndryshojnë, ne jemi ata që ndryshojnë. Shitini rrobat tuaja dhe pasurohuni me  mendimet tuaja “Kur Thoreau thoshte se grumbullimi i pasurive është budallallek me oke, i referohej faktit që çmimi psikologjik që paguajmë për këto sende është shumë i lartë dhe ne shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm për kete. “Çmimi i një sendi është sasia e jetës së nevojshme për ta blerë”. Sa orë në jetën tonë jemi të gatshëm të shpenzojmë për të blerë produkte teknologjike gjithnjë e më të mëdha, më aktuale apo thjesht më të bukura?

Ideja e tij se “njerezit janë bërë vegla të veglave të tyre, skllevër të shoqërisë së konsumit deri në atë pike  saqe  nuk e kuptojnë qe gjërat që ata vete krijuan po i dominojne duke u imponuar  se  kujt  duhet  t’ju  dedikojne  kohen” eshte  me  aktuale  se  kurre. Prodhojmë enkas me  qellim  qe  t’i zëvendësojmë me shpejtësi objektet dhe kemi  nje  gatishmëri përshtatjeje me ndryshimet ndaj asaj që konsiderohet e bukur për të vazhduar ndjekjen e modës  gjithe  ankth.

Pra, për të qene ne  nje  hap me shoqërinë e konsumit, jemi gjithe  kohes  të  zënë duke  shtuar pasurinë që  me  pas  do  ta  humbasim  per  gjera qe  nuk  na nevojiten aspak.. Problemi është se ky hiperaktivitet na pengon dukshem të mendojmë se çfare po bëjmë me jetën tonë. Në fakt, Thoreau na paralajmëron se “nuk mjafton të jesh i zënë, se edhe milingonat jane .. Pyetja është: me çfarë jemi kaq të zënë? “Ky filozof donte që ne të gjejmë nje  kuptim në gjithçka që bëjmë, një sens personal.Dhe për të gjetur atë që vërtetë dëshirojmë, duhet të heqim qafe gjithçka që “nuk” dëshirojmë. Atëherë jeta mer një tjetër kuptim.“Kur thjeshtesoni jetën tuaj, ligjet e universit thjeshtohen; vetmia resht së qëni  vetmi, varfëria nuk është më varfëri dhe dobësia nuk është dobësi “.

Te  perqafosh  thjeshtësine, te  jesh i vetëdijshem për gjithçka që është e parëndësishme dhe e tepërt, është jashtëzakonisht çliruese, sepse na lejon të heqim dorë nga roli i skllavit dhe të ndjehemi në shoqëri njerëz të lirë që kane  ne  dore  jeten  e  tyre dhe vendosin realisht se çfarë duan. Ky është një ndryshim i madh që jo të gjithë kanë guximin t’a vënë në praktikë.

(psikologjia per te gjithe)                                                                               3/Shkurt/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe