Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kurseja botës gjykimet e tua !

Kjo  është një  fabul e bukur rreth ”zhurmusëve”; atij  grupi  thashethemexhinjsh, gjykuesish dhe paragjykuesish  qe  shume  shpesh “helmojnë”  mendjen  tone . Nuk  bëjmë  keq  t’jua  lexojmë  dhe  te  vegjelve  sepse  mund  te  jete  nje  mësim  i  mire  per  te  reflektuar.

Nje  dite  bretkosat  po  mernin  pjese  ne  nje  gare : Duhej  të  ngjiteshin  deri  ne  majen  e  nje  kulle  shume  te  larte . Me  kete  rast , u  mblodhen  një  turmë  e  madhe ; bretkosash, salamandrash  dhe  madje  edhe  insektet  e  pellgut  ishin  grumbulluar  rreth  e  rrotull  kullës  për  të  ndjekur ”shfaqjen”.

Gara  filloi  dhe  turma, e  cila  mendonte  se  ngjitja  ishte  e  pamundur, nisi  të  thërrasë: “Nuk  kane  per  t’ja  dalë  dot”, “është  e  pamundur  për  një  bretkocë“, – “me  mire  të  heqin  dorë”, – “duhet  të  terhiqen”, – “ kot  po  përpiqen “…Bretkosat, duke  dëgjuar  këto  komente, u  demoralizuan  shumë  dhe  disa prej  tyre  vendosën  të  hiqnin  dorë  para  se  të  fillonin  garën , ndërsa, disa  të  tjera vazhduan  te  ngjiteshin  në  muret  e kullës.

Ndërkohë,  thashethemet nga  turma   vazhdonin : – “Bretkosat e gjora , sa  shume  po  mundohen ! -Kurrë  nuk  do  arrijnë  në  krye “. – “Do  ngordhin  nga  lodhja  para  se  të  arrijne  deri  ne  majë…”Dhe  kështu, njëra  pas  tjetrës, bretkosat  hoqen  dorë: – u  hodhën  poshtë  nga  kulla duke  u  kthyer  në shtëpi  me  hubje. Vetëm  njëra  prej  tyre vazhdoi  ngjitjen  derisa  arriti  ne  majë  të  kullës , duke  fituar keshtu  garën. Turma  donte  të  dinte  se  si  kishte  mundur  kjo  bretkose  e  vogel  te  realizonte  një  ngjitje  kaq  të  vështirë. U  afruan  prane  saj  e  rrethuan  dhe  i  bene  qindra  pyetje, por  kuptuan  se  bretkosa  ishte  e  shurdhër  dhe  nuk  mund  të  dëgjonte  as  edhe  një  fjalë  nga  ato  që  i  thoshin.

Kjo  rrefenjë  e  shkurtër  na kujton një  frazë  të fameshme  te  Albert Einstein: “Kushdo  që  thotë  se është  e pamundur, nuk  duhet  t’a  shqetësojë  atë  që  po  mundohet  t’a  realizojë “. Historia e bretkosave  ka  shumë  për  të  na  mësuar ; si  atij  që mundet  të  realizojë  diçka  të  madhe  dhe  atij që mund  t’ia  kurseje  botës  gjykimet  e  tij..

(tregime Ψ terapeutike)                                                                 11/shkurt/2019 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe