Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Nëqoftëse çrregullimet mendore do të ishin shtëpi!

Nqse çrregullimet mendore do të ishin shtëpi,depresioni do të ishte një shtëpi e izoluar diku larg,ankthi një burg mbytës dhe pagjumësia një shtëpi e mbushur me orë pa akrepa sepse koha nuk ecën.Ky është mendimi i Federico Babina,një arkitekt që ka dashur të na tregojë se cilat shtëpi mund të përfaqësojnë këto realitete ku mendja jonë bëhet kollaj edhe roja e burgut tonë.

Kushdo që ka vuajtur nga një çrregullim mendor, padyshim që do ta identifikojë me këtë punë artistike interesante dhe kuptimplotë. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme të kemi kaluar doemos ne kurriz nje problem mendor për t’i kuptuar ato,sepse pak a shumë, të gjithë kemi hasur ne jete persona që vuajne nga Alzheimeri, skizofrenia, autizmi, ndonje fobi apo qoftë edhe nga pagjumësia kronike.

Të thuash qe çrregullimet mendore krijojnë një gardh te mbyllur që burgos,izolon dhe madje ben te ndjehesh i humbur është nje gje qe dihet. Megjithate edhe pse për shumicën prej nesh duket e qarte, ka ende nga ata që nuk arrijne ta shohin kete gje dhe aq më pak ta kuptojnë .Çrregullimet mendore duam s’duam, vazhdojnë të jenë ende një stigmë në shoqërinë tonë. Sidoqoftë, çdo njeri është një botë më vete dhe çdo mendje është brenda nje dhome me mure të trasha që e ndajnë atë nga realiteti. Kështu mendon Federico Babina, një arkitekt italian, i cili ka shfrytëzuar punën e tij për të bërë sa me të dukshme ashpërsinë e shumë çrregullimeve mendore. Projekti i tij quhet “Archiatric” dhe ia vlen ta njohim.

Çrregullimet mendore: Depresioni

Depresioni është një nga çrregullimet më të shpeshta mendore, qe konsiderohet tashme si një “epidemi” dhe  me kalimin e kohes mund te behet shkaku kryesor i invaliditetit.Nje tjeter gje qe anashkalojme dhe që na e kujtojne shpesh institucionet mjekësore është se depresioni rrit rrezikun e shfaqjes se problemeve të tjera, si sëmundjet kardiovaskulare,diabeti dhe madje edhe abuzimi me substancat.Eshte pra nje realitet i rende,nje semundje qe demton shume cilesine e jetes tone,qe e konsumon shtepine tone,çatinë,muret…

  1. Ankthi

Ankthi sipas F. Babina èshte nje shtepi me zinxhirë,rrethuar me tel me gjëmba,nga zinxhire qe te burgosin,ne nje skene shtrenguese,asfiksuese.Siç e shohim ky çrregullim kaq i perhapur ne jeten tone,perfaqesohet nga nje shtepi ku mungojne dyert dhe dritaret. Ankthi na shtyp dhe na le pa nje rrugedalje….

  1. Skizofrenia

Skizofrenia eshte nje çrregullim i rende mendor.Personi eshte subjekt i nje rrenimi psikologjik qe ul aftesine e arsyetimit,procesit informativ, perceptiv,vullnetit dhe emocioneve. Mendja fragmentizohet,behet e çrregullt dhe bie cope cope ne menyre te parikthyeshme dhe te tmerrshme. Babina e perfaqeson shume mire me kete imazh,ku shohim qe njeriu qendron i varur ne nje fill,falë nje copeze te kesaj shtepie qe eshte shkaterruar  cope – cope.Nuk duhet te harrojme se skizofrenia eshte edhe nje forme demence e parakohshme dhe shume nuk e dine qe pacientet e prekur nga kjo semundje vdesin mesatarisht dhjete apo njezet vjet me heret.

  1. Alzheimer

Alzheimer eshte nje nga crregullimet mendore me te trishtuara.Nga ato çrregullime qe  shkaktojne nje impakt familjar te jashtezakonshem.Ende nuk ka nje kure qe te mundë ta ngadalesoje apo ndaloje kete shkaterrim konjitiv.Nese ky çrregullim do te ishte nje shtepi,do te ishte nje ndertese ne rrenim,nje shtepi dikur e bukur qe tashme po thermohet,shkaterrohet,rrenohet  duke u tretur fare nga pasojat e humbjes se memorjes.

  1. Çrregullimi i Spektrit te autizmit eshte nje çrregullim neurobiologjik i zhvillimit.Pikerisht ashtu siç e tregon dhe termi,çdo person lidhet me nje pike te caktuar ne kete spekter çrregullimesh dhe nuk ka nje femije te ngjashem me nje tjeter dhe as dy te rritur me te njejtat karakteristika. Çdonjeri prej tyre ka sjellje perseritese me nje potencial intelektual më të lartë apo më të ulët me mundesi te perdore ose jo të folurin..Gjithsesi nje person ne kete spekter paraqet gjithmone nje izolim social dhe nje “mbyllje” personale. Nese kjo situate do te ishte nje shtepi do ishte nje shtepi me nje shtepi tjeter brenda saj dhe keshtu me rradhe nje tjeter shtepi edhe me te vogel brenda dy te parave. Nje labirinth psikologjik qe e mbyll personin brenda mureve te vete mendjes se tij…

Për ta përfunduar, ashtu siç mund të shohim nga këta shembuj të vegjël të ofruar nga puna e Federico Babina, çrregullimet mendore mund të përfaqësohen në shumë mënyra, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët: vuajtjen dhe izolimin. Pacientët, këta njerëz me emra dhe mbiemra, mbeten të mbyllur në muret e tyre, në kaosin e këtij mikrouniversi pa dritare, që askush tjetër nuk mund ta shohë.

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe