Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Gishtua.Vështirësitë një kusht i domosdoshëm për tu rritur.

Përrallat janë një mjet edukativ që i ndihmojnë fëmijët të gjejne rrugën e jetës, duke iu mësuar atyre tema të mëdha të ekzistencës, mbi të cilat shpirti nis të formohet. Ato shtrojnë pyetje të thjeshta por themelore, qe punojne mbi të pavetedijshmen e të gjithëve, duke krijuar identitete, morale dhe modele sjelljeje. Përrallat janë të rëndësishme sepse ofrojnë një përgjigje jo eksplicite, por simbolike për kuptimin e jetës. Eshte  pikerisht kjo gjuhë e ndërmjetme që ben lidhjen midis aspektit emocional dhe racionalitetit: përmes përrallave fëmijët krijojne vetëdijen e parë për botën e tyre emocionale dhe iu japin zë ndjenjave të brendshme dhe konflikteve që nuk shprehen lehtësisht. Sipas Jung, përrallat janë “shprehja më e pastër e proçeseve psikike të pavetëdijes kolektive dhe përfaqësojnë arketipet në një formë të thjeshtë dhe konçize”

Gishtua eshte nje perralle e shkrojtur nga pena e shkrimtarit francez Charles Perrault, publikuar ne fund te 1600. Perralla tregon per aventurat e protagonistit te famshem Gishtos.

“Mjerimi dhe uria kishte pllakosur gjithe vendin. Një druvar dhe gruaja e tij, duke mos pasur asgjë për të ushqyer shtatë fëmijët e tyre, vendosen t’i braktisin në pyll. Më i vogli nga vëllezërit, Gishtua, pasi  degjoi  rastesisht bisedën e prindërve, mbushi xhepat e tij me guralecë të bardhë.Të nesërmen, kur prindërit i çuan fëmijët e tyre në pyll me një justifikim, Gishtua  leshonte nje nga nje guralecat pas tij per te lënë gjurmë… Diten tjeter u perserit e njejta gje,por kesaj here per te shenuar rrugen Gishtua kishte vetem therrime buke me vete…qe i hanin zogjte.Te shtate vellezerit te humbur ne pyll, kerkuan te strehoheshin ne nje pallat madheshtor. E zonja e shtepise vendosi ti mireprese, por i lajmeroi se burri i saj ishte nje Perbindesh qe hante femijet, prandaj i fshehu te vegjelit me kujdes per ti mbrojtur..Kur burri hyri ne shtepi ndjeu menjehere “eren e mishit te njome” dhe i zbuloi  shumë shpejt ku ishin fshehur te vegjelit. Ai tha se do ti gllaberonte diten e neserme. Pergjate nates Gishtua dhe vellezeritt e tij ia mbathen.. Të nesërmen në mëngjes, Perbindeshi, pasi zbuloi arratisjen, veshi çizmet magjike për të kapur te arratisurit.. Përsëri Gishtua u treguai i mençur ; priti  sa Perbindeshi ra ne gjume, i vodhi çizmet dhe u vu ne sherbim te mbretit duke u bere korrieri i tij. Fitoi shume dhe u kthye bashke me vellezerit e tij tek nena dhe babai me parate e mjaftueshme dhe i çliroi pergjithmone nga mjerimi.”

Siç është e vërtetë që marrëdhëniet e para ndërpersonale karakterizohen nga afërsia, për shkak të pranisë që nga lindja te emocioneve pozitive që ndërtojnë lidhjen(atashimin), është po aq e dukshme sesi nxiten edhe emocione që kanë tendencën e largimit ,e shkeputjes.

Si instinkte parësore, frikrat qendrojne natyrshem brenda njeriut qe nga lindja dhe frika e braktisjes është ndoshta gjëja e parë që mësojmë në jetë. Historia e Gishtos është historia e çdonjërit prej nesh. Eshtë  momenti i një tranzicioni thelbësor drejt arritjes të emancipimit të parë, drejt një autonomie qe femija nga njera ane perpiqet ta arrije,por nga ana tjeter ndjen dhe shume ngurim.Në përrallë kjo dinamikë jepet në mënyrë të përkryer: Gishtua do të donte të qëndronte në shtëpi, por nuk ka burime; duhet t’i gjejë diku tjetër duke u mbështetur në forcat e veta…duhet të aplikoje një ndryshim të brendshëm dhe të kuptojë cilat janë zgjidhjet më të mira për të kapërcyer kushtet e tij të tmerrshme.

 Për Jung, identifikimi është ajo që secili prej nesh thërritet të bëjë në mënyrë që të zhvillojë personalitetin e tij individual, dhe të diferencohet nga te tjeret, duke u bërë unik. Procesi i identifikimit është vetë qëllimi i ekzistencës. Fillojme  të rritemi kur bëhemi te pergjegjshem dhe  vështirësia është një kusht i domosdoshëm, nuk eshte një pengesë por një mundësi. Jeta është një proçes i vazhdueshëm  emancipimi, ndaj të cilit  na detyron nevoja.

Aventura konsiston në përballjen me frikërat tona dhe gjetjen e një rrugëdaljeje. Pasuria e Gishtos është  simboli i vetëdijes së re të arritur. Thesari i perbindeshit  është ushqimi i psikikës. Vetëm tani, Gishtua mund të kthehet në shtëpi; pas një aventure që e ka emancipuar, qe e bëri të lirë, të shkeputur nga prindërit e tij, jo më i ngjitur pas tyre por i gatshëm t’i ritakojë ata nga një plan tjetër dhe më i pjekur.Djali i vogël në historinë e Perrault përfaqëson guximin, pavarësinë, përdorimin e inteligjencës, aftësinë për të luftuar kundër armiqve gjithnjë e më të ashpër, një luftë e bazuar në rezistencën që ben te mundur te permiresojme fatin tone.

Përralla është një metaforë e përvojës njerëzore. Gishtua është një përrallë që nis nga mungesa: kequshqyerja e shpirtit dhe braktisja, qe vazhdon me kërcënimin, gllabërimin nga e Keqja maskuar si e Mirë dhe përfundon me çlirimin dhe autonominë e protagonistit të vogël.Gishtua eshte nje ftese per tu rritur pa frike,ose me mire per ti dhene ze asaj frikes se shendeteshme ne çdo ndarje, te nevojshme per te gjetur rrugen ne momentet kur gjithçka duket shume e veshtire…dhe  keshtu pra te mesohet besimi se mund t’ia dalim…Ashtu si në jetë, përrallat tregojnë rrugën e rritjes, një proçes individualizimi plot vështirësi. Për këtë arsye, përtej magjisë qe permbajne, ato tregojnë zhvillimin e aftësisë për të përpunuar hipoteza dhe zgjidhur probleme, duke pasur një cilësi të shkëlqyer të promovimit të procesit vlerë –  etike.

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe