Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Heroina me sytë si bajame.

“Lulja që çel në kushte të vështira është më e rralla dhe më e bukura nga të gjitha” – nga filmi vizatimor “Mulan” 1998

Mulan – i eshte personazh i nje filmi vizatimor.Eshte nje histori e thjeshte qe i drejtohet nje audience nen 15 vjeç. Megjithate protagonistja e filmit eshte nje personazh magjepes,energjik,shume terheqes,e veçante… me njemije aspekte qe te ben te reflektosh..Kemi Mulan – in që bën përpjekje për të qenë gruaja e gateshme të marrë një burrë, siç do të dëshironte babai i saj. Mulan-in që përpiqet ne menyre qesharake të bëhet nje luftëtare. Mulan – in luftëtare dhe  thjesht Mulan – in. Për ata që nuk e kanë parë filmin me kartona, ngjarja zhvillohet në Kinën e shekullit të VI- të pas Krishtit; Protagonistja e re eshte nje vajze nën frymën e deshirave te familjes (kryesisht te babait qe deshiron t’a shohe te  martuar) dhe krizes se saj (pakashume adoleshenciale) ekzistenciale mbi identitetin e saj personal.

Janë disa detyra te vogla praktike që vajzat e reja te asaj kohe duhet t’iu nenshtrohen, per te pare nese jane te zonjat të behen gra te mira.Pas ketyre provave Mulan – i ndjehet e deshtuar ne rolin “grua për shtepi.”  Mjafton kaq dhe Mulani ne rastin me te pare, apo me mire pas kerkeses se Perandorit qe nje mashkull nga çdo familje duhet te luftojë Hunët qe kane pushtuar vendin, vendosi te shkoje ne lufte. Preu floket e gjate me nje te rene te shpates, u vesh si djale dhe u nis ne vend te babait te saj te semure. Kështu fillon aventura e vajzës bashkë me ndihmësit e saj (dragoi i vogël dhe karkaleci llafazan), një aventurë që tingëllon si një udhetim drejt zbulimit të vetes (dhe dashurisë) dhe që në të njëjtën kohë do ta bëj të ketë në dorë fatin e mbarë Kinës. Siç eshte permendur dhe më siper personazhi është i gjithëanshëm, plot aspekte që ndërthuren dhe evoluojnë përgjatë historisë, duke kujtuar, pikërisht një udhetim ekzistencial.Vajza është padyshim shumë e përkushtuar ndaj familjes dhe në veçanti shumë e lidhur me figurën e të atit ; babai i saj mishëron në një farë mënyre vlerat e shoqërisë, zakonet e trasheguara nga paraardhësit e famshëm, që e bija detyrimisht duhet t’i respektojë, për t’u konsideruar një vajze e mire,.. një grua e mire.

Mund te risjellim ne kete pike të tregimit mendimin e Erich Fromm tek “Arti i të dashuruarit. “Dashuria atërore është një dashuri e kushtëzuar. Parimi i saj është: Unë të dua sepse ti kenaq/permbush aspiratat e mia,sepse  e ben detyren,sepse je si mua.”  I sjellim ne vemendje këto fjalë të fuqishme të psikonalistit gjerman pikërisht për të nënvizuar se si fraktura e parë në pasqyrimin e pritshmerive siç ndodh me vajzën e re, mund të krijoje një dobësim te lidhjes baba – bijëduhet të gjejë mjete të tjera për tu ushqyer.

Mulan gjithsesi vendos ta gjejë shpagimin e saj duke u veshur si djale dhe ta shpëtojë ajo Kinën nga Hunët në vend të babait të saj; Ky është dhe konflikti i pare!

A mund të konsiderohet, (e shtruar si nje pyetje e hapur) si një medyshje hamletike e gruas moderne, karriera apo familja ? A mund te konsiderohen te dyja opsionet për të kënaqur dikë (përfshirë dhe veten tonë ?) Shumë, për  të mos gabuar i zgjedhin te dyja.

Por kthehemi serish te Mulan – i ; pas mijra perpjekjesh (skena e famshme ku ngjitet ne majën e një peme shumë të lartë per te shkolitur nje shigjete) arrin te behet nje ushtar i zoti. Perveç kesaj pasi i shpetoi jeten kapitenit te saj (me te cilin eshte e dashuruar fshehurazi), ajo plagoset dhe keshtu zbulohet qe eshte vajzë. E debojne nga ushtria dhe e detyrojne te kthehet ne rolin e saj te vertete.. Serish edhe ketu del ne pah konflikti mes te qenurit femer,rolit qe i eshte caktuar dhe rolit ndaj te cilit ndjehet me i afert  per të; kësaj here në menyre fare të qartë. .

Nëse do ta lidhnim me jetën e përditshme, eshte i paevitueshem paralelizmi me konfliktet brenda mjedisit te punës, ambienteve familjare që vajzat, gratë, nënat e ardhshme, perjetojne.Perjetime madje qe shpesh jane shume te brendeshme.. Kjo sepse nganjëherë, pengesa për integrimin e këtyre identiteteve të shumëfishta është e mbuluar me një vel, eshte delikate, e pashfaqur haptazi, por ndoshta e përfaqësuar aty – ketu nga ndonjë koment apo shaka . Duket se vështirësia më e madhe është e brendeshme ; te integrosh në një ristrukturim të vetëm te identitetit pjese te shumta të vetes; nëne e mirë, grua e mirë, vajze e mirë (mos te harrojmë pritshmerite e familjes sonë të origjinës) amvise e mire me imazhin e  gruas “e zonja në karrierë.”

Por çfarë ndodhi me Mulan  – in ?

Ajo u tregua e zonja; duke rifituar megjithëse me forcë, identitetin e saj si një grua, shpëtimtare – heroine e Kines. Ajo zgjodhi të shpetonte nderin e saj atëror, ndoshta ne mënyrë jo shume të përshtatshme, por gjithsesi duke e ruajtur identitetin e saj. Po ishim vetvetja dhe po rifituam autenticitetin e asaj që eshte më e afërt, më intime për ne ..qe mendojmë se na përket fundja , ndoshta arrijme ti kombinojme mire copëzat e ndryshme te jetës sonë.

Ndersa ne profesionistët, nëse na therrasin te perballemi me kete situate të ndërlikuar, mund të ndërhyjmë duke promovuar burime të përshtatshme dhe strategji efektive drejtuar vajzave të reja , grave te reja  pavaresisht se nuk janë apo nuk aspirojnë të jenë dhe aq Mulan.

(tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe