Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mendo  me  kokën  tënde !

Mendo  me  kokën  tënde ! ..Duhet  te  jemi  ne  gjendje  te  praktikojme  në  mënyrë  aktive  mendimin  e  pavarur. Ai  eshte  i  lidhur  me  vetëvlerësimin  tonë, me  nivelin  e  vetëdijes  dhe  me  pergjegjshmërine  qe  ndjejme  per  jeten  tone. Me  fjale  te  tjera, “te  mendosh  me  koken  tende”  do  te  thote  te  jesh  kunder  konformizmit  pasiv  dhe  te  mos “pësosh” besimet  e  te  tjereve.

Qëllon  që, si  femijet  dhe  te  rriturit  te  influencohen  nga  ajo  çfare  thone  te  tjeret. Nje  instrument  i  mire  dhe  i  dobishem  ne  punen  edukative  me  femijet (e  vlefshme  dhe  per  te  rriturit) per  te  kuptuar  kur  eshte  e  rendesishme  te  mendojme  me  koken  tone  mund  te  jete  dhe  kjo  fabul :

“Nje  kalë  i  vogel  jetonte  ne  nje  stallë  me  të  jëmën. Nuk  kishte  dale  kurre  prej  saj  dhe  nuk  ishte  larguar  asnjehere  nga  e  jëma. Nje  dite  e  jema  i  thote: ka  ardhur  koha  të  dalesh  dhe  të  mesosh  të  bësh  ndonjë  pune. – Shpjere  këtë  thes  me  grurë  ne  mulli ! – Me  thesin  mbi  kurriz  dhe  shume  i  lumtur  qe  po  behej  i  dobishem, kali  mori  me  galop  rrugen  drejt  mullirit. Pasi  kishte  ecur  ca  hasi  perpara  nje  lume  te  vrrullshem.- “Po  tani  si  t’ja  bej ? – a  mund  te  kaloj? – ashtu  i  pasigurte  ndali  vrapin  ne  breg  te  lumit. Nuk  dinte  kujt  ti  kerkonte  nje  keshille. Hodhi  syte  perreth  dhe  vuri  re  nje  buall  te  vjeter qe  pertypej  aty  prane.- Ju  afrua  dhe  e  pyeti; – xhaxha , a  mund  t’a  kapercej  dot  lumin ? – Sigurisht  qe  po ; uji  nuk  eshte  i  thelle  dhe  nuk  me  arrin  as  te  gjuri.- Shko  pa  frike!

Kali  i  vogel  u  nis  rishtas  me  galop  permes  lumit, por  sapo  u  fut, nje  keter  iu  afrua  duke  kercyer  dhe  i  tha  i  merakosur ; “Mos  kalo , mos  kalo! –  Eshte  e  rrezikshme, mund  te  mbytesh !”- Po  pse  kaq  i  thelle  është  vallë ? – pyeti  kali  i  shqetesuar. Sigurisht  qe  po, nje  miku  im  dje  u  mbyt ; – tregoi  ketri  me  zerin  qe  i  dridhej. Kali  nuk  po  dinte  se  kujt  t’i  besonte  dhe  vendosi  te  kthehej  mbrapsh  per  ti  kerkuar  nje  keshille  te  jemes. – U  ktheva  sepse  uji  eshte  shume  i  thelle” –  i  tha  te  jemes  i  turperuar”-  Nuk  mund  ta  kaloj  dot  lumin.“Je  i  sigurte ? – Une  mendoj  se  uji  eshte  shume  i  ceket. – iu  kthye  mamaja. – Keshtu  me  tha  dhe  Bualli  plak , por  ketri  nguli  kembe  duke  me  thene  qe  eshte  i  rrezikshem  dhe  se  nje  mik  i  tij  ishte  mbytur  dje.”- Atehere  uji  eshte  i  thelle  apo  i  ceket ? –  Mundohu  te  arsyetosh  me  mendjen  tende! -Te  them  te  verteten  nuk  e  kam  menduar  kete  mama ! -Biri  im, nuk  duhet  te  degjosh  keshillat  pa  reflektuar  me  veten  tende. Mund  ta  zgjidhësh  vete. Bualli  eshte  shume  i  madh  dhe  sigurisht  gjykon  qe  lumi  eshte  i  ceket, nderkohe  qe  ketri  eshte  kaq  i  vogel  saqë  mund  te  mbytet  edhe  ne  nje  pellg  dhe  mendon  qe  lumi  eshte  shume  i  thelle.” Pasi  degjoi  fjalet  e  nenes, kali  u  nis  me  galop  drejt  lumit  i  sigurte  ne  vetvete. Kur  ketri  e  pa  tashme  brenda  në  lume , i  therriti : – Atehere  paske  vendosur  te  mbytesh?!” – Dua  te  provoj  ta  kaloj  lumin; – ju  pergjigj  kali. – Dhe  keshtu  zbuloi  vete  se  uji  i  lumit  nuk  ishte  as  shume  i  ceket  si  kishte  thënë  bualli  dhe  as  shume  i  thelle  si  kishte  thene  ketri.” 

Jemi  te  gjithe  te  perfshire  ne  jeten  e  njeri – tjetrit. Punojme  dhe  jetojme  ne  shoqeri  dhe  si  pasojë  ndikohemi  nga opinionet,mendimet,  besimet  dhe  gjykimet  e  te  tjereve. Ndikimet  qe  na  vijnë  nga  personat  qe  na  rrethojne  mund  te  behen  te  demshme  per  ne, nqse  nuk  filtrojme  asgje  nga  kjo  influence  dhe  e  perthithim  ate  ne  menyre  pasive. – Qendrojme  te  perqendruar  kur  nderveprojme  me  te  tjeret. Vleresojme (perpara  se  ti  pranojme) nese  besimet  e  te  tjereve  jane  te  verteta, pozitive  apo  negative  per  ne. Mund  dhe  te  dyshojme  mbi  te  vertetat  qe  na  serviren  dhe  s’kemi  pse  të  besojmë  qorrazi. Dyshojmë  jo  aq  për  të  zbuluar  medoemos  vertetesine  e  tyre, sesa  per  t’a  vërtetuar  nëpërmjet  eksperiences  tone  direkte.

(tregime  terapeutike)                                                                                                      21/tetor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe