Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Aragosta  dhe  stresi.

Me  nje   thjeshtësi  te  jashtezakonshme  Doktori  Psikiatër  me  famë  botërore  Abraham J.Twerski  tregon  sesi  aragosta  arrin  të  rritet  edhe  pse  është  e  mbërthyer  brënda  një  guacke  të  fortë  që  e  pengon  vazhdimisht.

Doktori (Rabin) tregon : Aragosta  eshte  nje  gjallesë  detare  e  butë  dhe  elastike  që  jeton  brenda  nje  guacke  te  fortë. Guacka  e  saj  nuk  zmadhohet . – Po  si  ja  ben  atehere  aragosta  me  këtë  guackë  shtrënguese ? –  Sa  me  shume  rritet  aragosta  aq  më  e  ngushtë  i  vjen  guacka . Ajo  fillon  ta  shtrëngojë  tej  mase  dhe  aragosta  ndjen  nje  presion  shtypës ,  eshte  e  stresuar  dhe  e  shqetësuar.  Per  kete  arsye  ajo  shkon  të  fshihet  poshtë  një  shkëmbi  ne  menyre  qe  te  mbrohet  nga  peshqit  e  tjere  grabitqare. Aty  në  shkëmb  thyen  guackën  dhe  prodhon  nje  te  re… Vjen  një  moment  qe  edhe  guacka  e  re  fillon  ti  vije  e  ngushtë  dha  ta  shtrëgojë , keshtuqe  aragosta  perserit  te  njejten  gje : – Shkon  poshtë  shkëmbit   dhe  perplaset  derisa  ta  thyej  sërish  guackën. Ajo  e  ben  kete  shume  here . Stimuli  qe  nxit  aragosten  dhe  e  ben  te  zonjen  te  rritet  dhe  zhvillohet  eshte  pikerisht  kjo  situatë  e  veshtirë (guacka  shtrenguese) me  të  cilën  duhet  të  përballet.  – Nqse  aragosta  do  te  kishte  një  doktor, ajo  nuk  do  te  mund  te  rritej  kurre, sepse  do  shkonte  te  Doktori  të  merte  Valium  apo  qetesues  dhimbjesh  per  tu  ndjerë  më  mire,  do  qetësohej  përkohësisht , por  nuk  do  te  çlirohej  kurre  nga  guacka  e  saj  e  ngushte. Keshtu  pra  eshte  koha  te  kuptojme  se  momentet  e  stresit   dhe  situatat  e  veshtira  jane  momenti  i  nje  zhvillimi  te  madh  dhe  nqse  këto  vështirësi  i  përdorim  mirë , falë  tyre  mund  të  zhvillohemi  dhe  të  perparojmë.”

Jo  vetëm  rritemi  e  zhvillohemi  nëpërmjet  vështiresive  ashtu  siç  tregon  dhe  metafora  e  aragostës ,por  në  qofte  se  duam  me  te  vertete  nje  ndryshim  dhe  te  behemi  te  vetedijshem  per  aftesite  tona  eshte  e  nevojshme  te  çlirohemi  nga  guacka  jonë  e  vjetër  dhe  ta  flakim  tutje.

(tregime terapeutike)                                                                                                   22/tetor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe